• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Transformimi i portit të Durrësit kërcënon me zhdukje historinë e tij

Aktivistë të trashëgimisë kulturore dhe marinarë përpiqen të mbajnë gjallë historinë e portit të Durrësit, ndërsa hapësirat e tij pritet të shndërrohen në një kompleks masiv pallatesh luksoze.

08:40 : 23/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Në kangjellat e portit të Durrësit prej muajsh është instaluar një ekspozitë me foto përmes së cilës dokumentohen etapat e ndryshme të zhvillimit të portit, nga viti 1928 e deri më sot. Kalimtarët e moshave të ndryshme shpeshherë ndalin hapin për t’u njohur me historinë e tij.

“Është një lloj muzeu i hapur me foto, që ka vlerë për qytetarët vendas dhe vizitorët e huaj,” thotë Dorina Xheraj Subashi, aktiviste e trashëgimisë kulturore në qytet.

Fotot e së shkuarës marrin një vlerë të veçantë në kohën kur pamja e portit të Durrësit pritet të ndryshojë përgjithmonë pas projektit të miratuar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një kompleksi pallatesh dhe një marine turistike në territorin e portit aktual.

Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë përmes statusit të investitorit strategjik sipërfaqen prej rreth 80 hektarësh të portit të Durrësit, ndërsa shteti shqiptar është bashkë-aksioner në këtë projekt të kontestuar.

Por Xheraj Subashi është e shqetësuar se ky transformim po kërcënon me zhdukje historinë e largët dhe të afërt të portit të Durrësit.

Lexo edhe:

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

“Unë besoj se ndërmarrje si Flota tregtare apo Kantieri detar do harrohen krejtësisht, sapo të fillojnë punimet për ndërtimin e apartamenteve,” tha ajo. “Bashkia dhe institucionet e trashëgimisë kulturore nuk kanë asnjë plan për bashkëjetesën e qytetit aktual me lagjen e re që do të ndërtohet,” shtoi ajo.

Aktivistët e trashëgimisë kulturore nuk janë të vetmit që shqetësohen për zhdukjen e një pjesë të historisë së qytetit.

Galip Dedej punoi për 52 vjet me radhë, fillimisht në kantier dhe më pas si marinar i flotës detare të Durrësit.  Atij do t’i pëlqente që për të ruajtur memorien kolektive të qindra banorëve të Durrësit, rrugët e lagjes luksoze që pritet të ndërtohet të merrnin emrat e ndërmarrjeve të portit.

“Më pëlqente të shkoja në punë me biçikletë me babain, Besimin,” kujton Galipi për fillimet e punës së tij në vitin 1954. “E di që gjithçka do të ndryshojë, por të paktën të sjellim nipat e mbesat….,” shtoi ai.

Edhe Dashamir Janina, themelues i shoqatës “Adrijon”, është i mendimit që integrimi i monumenteve historike të portit brenda projektit Durrës Yacht & Marina do të ruante një pjesë të trashëgimisë. Vetë Janina përpiqet prej 23 vitesh për krijimin e një muzeu të detarisë në Durrës.

“Ende pa e ditur se cila do të ishte e ardhmja e portit, ne kemi propozuar që pavijonet e muzeut të vendosen në ish-klubin e portit “Mujo Ulqinaku,” tha Janina.

Të tjerë banorë të Durrësit e lidhin historinë e portit me eksodin masiv të marsit të vitit 1991, ku mijëra qytetarë u nisën me anije drejt Italisë. Sefer Aga është njëri prej tyre. Ai kujton se sa është prekur kur në fotot e një ekspozite për eksodin e marsit 1991 ka gjetur edhe veten, duke u ngjitur mbi litarët e njërës prej anijeve që u nis drejt brigjeve përballë.

“Më vonë mësuam se nga porti i Durrësit drejt Brindisit vetëm në javën e parë të marsit u nisën 26 mjete lundruese të tonazheve të ndryshme me afro 25 mijë shqiptarë gjithsej,” thotë Aga, tashmë në pension.

“Durrësi duhet ta ketë një monument kushtuar eksodit, jo vetëm atij në mars 1991, por edhe atyre shqiptarëve që hynë në ambasadat e huaja në korrikun e vitit 1990, dhe më pas në gusht 1991,” shtoi ai.

Për fat të keq, Durrësi ka një traditë të keqe me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, që sipas Dorina Xheraj Subashit, do të ndikojë edhe për portin e Durrësit.

“Porti modern filloi të ndërtohet gati 100 vjet përpara,” thotë ajo ndërsa shton se “të rinjtë e sotëm do ta harrojnë plotësisht historinë e tij”.

/Reporter.al/

Etiketa: historiporti i durresittransformim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kush është drejtori i ri i Portit të Durrësit, ja lidhjet me Serbinë

13:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK e pret për t’i komunikuar akuzat, Balluku prezanton Liburn Aliun si drejtor të portit të Durrësit

10:45 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ish-ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu emërohet Drejtor i Portit të Durrësit

12:47 : 27/10/2025
AKTUALITET

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

09:24 : 17/10/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident fatal në “Rrugën e Kombit”, humb jetën i riu, plagoset një tjetër

TË GJITHA

Egnatia shmang humbjen me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë, Partizani ndan pikët me Vorën!

19:58 : 04/11/2025

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

19:44 : 04/11/2025

Vjosa Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë në Kosovë

19:40 : 04/11/2025

Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

19:28 : 04/11/2025

Italia, Franca dhe Belgjika kundër transferimit të aseteve ruse te Ukraina

19:27 : 04/11/2025

Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës pas vetëm 4 muajsh

19:19 : 04/11/2025

Tabaku: Qeveria ka dështuar me programimin buxhetor, 20% e investimeve kryhen në fund të vitit

19:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com