• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Anija hapësinore private hyn në orbitën e Hënës

08:22 : 22/02/2024
në BOTA

Një anije hapësinore private amerikane hyri në orbitë përreth Hënës të mërkurën, një ditë përpara se të tentojë një sipërmarrje edhe më të vështirë – uljen në sipërfaqen e Hënës.

Një ulje e suksesshme do të rikthente praninë amerikane në Hënë për herë të parë që kur astronautët e NASA-s i dhanë fund programit Apollo në vitin 1972. Nëse del me sukses, kjo kompani do të bëhej entiteti i parë privat që do të realizonte një ulje të suksesshme në Hënë.

Mjeti i kompanisë Intuitive Machines duke u shkëputur nga trupi i raketës SpaceX (15 shkurt 2024)
Mjeti i kompanisë Intuitive Machines duke u shkëputur nga trupi i raketës SpaceX (15 shkurt 2024)

I nisur javën e kaluar, mjeti hapësinor i kompanisë “Intuitive Machines” kaloi në anën e errët të Hënës, ku nuk pati asnjë kontakt me Tokën. Kontrollorëve në selinë e kompanisë në Hjuston iu desh të prisnin derisa të shfaqej mjeti për të mësuar nëse ishte futur me sukses në orbitë.

Kompania “Intuitive Machines” konfirmoi se mjeti hapësinor, i quajtur Odysseus (Odisea) po lëvizte përreth Hënës ndërsa zhvilloheshin eksperimentet e porositura nga NASA dhe klientë të tjerë. Mjeti është pjesë e një programi të NASA-s për të filluar aktivitetet e para ekonomike në Hënë. NASA ka paguar 118 milionë dollarë për këto eksperimente hënore.

Lexo edhe:

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

Përfundon misioni “Artemis II”, kapsula Orion ulet në Paqësor pas udhëtimit rreth Hënës/ VIDEO

Mjeti që do të ulet në Hënë, i fotografuar në laboratorët e kompanisë në Hjuston në tetor 2023
Mjeti që do të ulet në Hënë, i fotografuar në laboratorët e kompanisë në Hjuston në tetor 2023

Të enjten, kontrollorët do ta ulin lartësinë e orbitës ku lëviz mjeti nga 92 kilometra në 10 kilometra, përpara se të tentojnë një ulje pranë polit jugor të Hënës. Është një zonë e rrezikshme për ulje për shkak të kraterëve dhe kodrave të shumta, por që konsiderohet me vlerë pasi në kraterët gjithnjë në hije mendohet se mund të ketë ujë të ngrirë.

Sipërfaqja e Hënës ka plot pjesë të mbetura nga uljet e dështuara në të kaluarën. Madje disa misione nuk arritën as deri në atë fazë. Një tjetër kompani private amerikane, “Astrobotic Technology”, u përpoq të dërgojë një anije hapësinore drejt Hënës muajin e kaluar, por nuk arriti t’i afrohet për shkak të një rrjedhje të karburantit. Anija e dëmtuar u rikthye drejt atmosferës së Tokës, duke u djegur mbi Paqësor./VOA

Etiketa: anije hapesinorehene

Lajme të lidhura

BOTA

Do të ndërtohet një bazë e përhershme në Hënë, NASA zbulon detajet

11:03 : 27/05/2026
BOTA

Përfundon misioni “Artemis II”, kapsula Orion ulet në Paqësor pas udhëtimit rreth Hënës/ VIDEO

08:39 : 11/04/2026
BOTA

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

10:33 : 07/04/2026
BOTA

40 minuta në Hënë pa asnjë kontakt me Tokën! Ç’do ndodhë me ekuipazhin e Artemis II kur të mbërrijnë në “pikën e vdekur”

12:59 : 06/04/2026
BOTA

Amerikanët rikthehen në Hënë pas 53 vitesh, NASA cakton datën e misionit Artemis II

17:22 : 14/01/2026
BOTA

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

18:38 : 12/08/2025
Para

Studimi/ Shqiptarët nuk besojnë te shkenca

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom