• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Pse u dogj urgjenca e QSUT-së?”/ Gjergji: Shëndetësia në kolaps total, qytetarët po vuajnë

11:36 : 19/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë, Zhani Gjergji, kërkon që të zbardhet shkaku i zjarrit tek Urgjenca e QSUT-së. Ajo tha se godina e Urgjencës në QSUT është ndërtuar vetëm një vit më parë dhe ka kushtuar plot 17 milionë euro.

Gjergji shprehet se qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe kjo shton ajo vjen vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjergji theksoi se shëndetësia shqiptare sot është në kolaps total dhe se qytetarët janë duke vuajtur. Ajo tha se faktet janë ulëritëse dhe situata duhet të ndryshojë.

Ajo ftoi qytetarët të bëhen bashkë nesër në orën 5:30, para kryeministrisë, që Shqipëria duhet të nisë një rrugëtim pa krim dhe korrupsion.

Lexo edhe:

Gjergji: Koncensionet në shëndetësi një vjedhje e madhe e qeveritarëve

Zjarri në QSUT, Manastirliu: Nuk ka probleme për pacientët dhe stafin

Deklarata e plotë:

Një javë më parë urgjenca e spitalit më të madh në vend, Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u përfshi nga zjarri duke nxjerrë jashtë funksioni shërbimet spitalore që ofroheshin aty. Godina e re e urgjencës është përuruar vetëm një vit më pare dhe ka kushtuar plot 17 milion euro. Ndërkohë që shkaqet e rënies së zjarrit dhe përgjegjësit duhen zbardhur sa më parë nga organet ligjzbatuese, është e papranueshme që vetëm 2 ditë me parë QSUT ka njoftuar zhvendosjen e shërbimeve të urgjencës në Spitalin e Traumës dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi”. Qytetarë të shumtë në emergjencë shëndetësore janë përballur me dyert e mbyllura të Urgjencës së QSUT-së dhe iu është dashur t’iu drejtohen spitaleve të tjera të kryeqytetit, vonesë që ka rezultuar edhe fatale për pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kjo vetëm si rezultat i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së drejtuesve të QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj, në emër të Grupit Parlamentar të PD-së dhe Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë kërkoj me urgjencë zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në QSUT dhe përgjegjësve, si dhe marrjen e masave për ofrimin e shërbimeve jetëshpëtuese për qytetarët. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të arrogancës dhe pa aftësisë dhe tregon se sa pa e rëndësishme është jeta e qytetarëve për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ajo cfarë ndodhi në urgjencën e Qendrëns Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është tregues i qartë ku ndodhet sot shëndetësia shqiptare.

Qytetarët paguajnë për shëndetësinë më shumë se kushdo në Europë. Por pavarësisht kësaj ata nuk marrin sherbime. Miliardat , Qeveria i çon për biznesin e konçesioneve dhe në xhepat e oligarkëve.

Nuk është vetëm opozita, janë edhe institucionet ndërkombëtare që e tregojnë këtë. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në vitin 2021 një shqiptar ka shpenzuar mesatarisht për shëndetin 465 dollarë. Kjo shumë në masën 59.7% (277 USD) është përballuar nga xhepi I qytetarëve dhe pjesa tjetër 39.7 për qind nga buxheti i shtetit, duke e renditur Shqipërinë të parën në listën e vendeve ku qytetarët paguajnë për shëndetin e tyre.

Tej çdo fasade dhe jashtë çdo emocioni politik, sot shëndetësia shqiptare është në kolaps dhe qytetarët janë ata që e vuajnë. Këto fakte dhe mijëra arsye të tjera, janë moment për të protestuar dhe ngritur zërin. Prandaj, të dashur qytetar ju ftoj, të bëhemi bashkë nesër në orën 5:30, para kryeministrisë, Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një vend që ëndërrojmë të ndërtojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Etiketa: Kryetarja e Komisionit Parlamentar për ShëndetësinëZhani Gjergjizjarri ne qsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjergji: Koncensionet në shëndetësi një vjedhje e madhe e qeveritarëve

20:18 : 26/09/2023
AKTUALITET

Zjarri në QSUT, Manastirliu: Nuk ka probleme për pacientët dhe stafin

12:13 : 27/11/2021
Para

"Të pavërtetat e thëna për Butrintin"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com