• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nafta ruse shitet në SHBA, si po pasurohet Kremlini falë një partneri strategjik amerikan

17:39 : 19/02/2024
në BOTA

Rusia po futet në vitin e tretë të luftës me Ukrainën me një shumë të paprecedentë parash në arkat e saj. Sipas një analize të fundit, vetëm nga India, Kremlini ka arkëtuar 37 miliardë dollarë, vitin e kaluar.

Sipas CNN, një pjesë e kësaj nafte bruto, është rafinuar në Indi dhe ka përfunduar edhe në pikat e karburanteve në SHBA. Në total, raportohet se janë eksportuar drejt Amerikës karburant me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

Analiza e Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, e botuar ekskluzivisht në CNN, tregon se, që prej nisjes së luftës, India ka blerë 13 herë më shumë naftë nga Rusia, sesa më parë, duke zëvendësuar kështu blerësit perëndimorë që ndërprenë marrëdhëniet tregtare me Moskën.

Sipas ekspertëve, Rusia po përdor gjithashtu një “flotë fantazmë” të ngritur enkas për të shmangur sanksionet e vendosura pas nisjes së luftës, me të cilën po maksimizon përfitimet.

CNN dëshmoi muajin e kaluar transferimin e naftës në një port grek mes dy anijeve, me qëllim shmangien gjetjes së vendit të origjinës së naftës. Njëra prej anijeve kishte si pronar një kompani indiane e akuzuar për shkelje të sanksioneve ndërsa tjetra i përket një individi të sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara.

Lexo edhe:

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

“Transferimet ndonjëherë bëhen ligjërisht, por gjithashtu përfshijnë taktika të paligjshme për të shmangur sanksionet”, tha për CNN David Tannenbaum, nga kompania e monitorimit të dërgesave detare, “Pole Star Global”.

Çdo javë ndodhin dhjetëra transferime të tilla në porte të ndryshme të Greqisë, një pikëkalimi e leverdishme pranë Kanalit të Suezit, që lidh tregjet europiane me ato aziatike.

Në fillim të shkurtit, Departamenti i Thesarit në Uashington njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja kundër kompanive që ndihmojnë naftën ruse të shmangë sanksionet amerikane. Futja e Indisë në lojë është bërë për të dobësuar goditjen e sanksioneve ndaj Vladimir Putin.

Por të ardhurat e Rusisë nga nafta arritën shifrën rekord prej 320 miliardë dollarësh në vitin 2023 dhe parashikohet të rriten edhe më shumë. Sipas disa analistëve, të cituar nga CNN, rreth 30% e kësaj shifre është përdorur për të financuar luftën gjatë vitit 2024.

India e ka justifikuar blerjen e naftës nga Rusia me objektivin për të mbajtur çmimin e ulët. “Nëse ne blejmë nga vendet e Lindjes së Mesme atëherë çmimi për fuçi do të shkojë nga 75 apo 76 dollarë, në 150”, tha javën e kaluar për televizionin amerikan CNC Hardeep Singh Puri, ministri indian për Naftën dhe Gazin Natyror.

Analiza e Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër tregon se Shtetet e Bashkuara ishin blerësi më i madh i naftës ruse nga India vitin e kaluar, duke paguar nga dhjetori 2022 deri në fund të 20230-shit rreth 1,3 miliardë dollarë. Shifra shkon në 9,1 miliardë dollarë nëse në listë përfshihen edhe shtetet aleate të SHBA, që kanë vendosur sanksione ndaj naftës ruse, por e blejnë atë përmes Indisë.

Etiketa: naftePutinRusiaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
Para

Ogerta Manastirliu mbi dy orë në SPAK, ja për çfarë ka dëshmuar

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com