• Kontakt
Thursday, June 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrja i harron pas takimit/ Blegtorët e Jugut sërish në rrugë: Na kërkoi të bëheshim kooperativë

13:08 : 18/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Blegtorët e zonave të jugut kanë dalë sërish këtë të dielë në protestë, vetëm dy javë pas takimit me ministren e Bujqësisë Anila Denaj, ku siç duket nuk ka dhënë rezultat.

Blegtorët në prononcimet për mediat shprehen se që pas takimit nuk ka pasur më asnjë kontakt me ministrinë dhe zëri i tyre duket se ka rënë sërish në vesh të shurdhër.

Ata kanë hartuar një peticion ku kanë parashtruar të gjitha kërkesat e tyre për rregullimin e tregut dhe çmimit të qumështit e mishit të gjedhëve. Ditën e sotme fermerët e kësaj zone kanë nisur edhe mbledhjen e firmave për t’i parashtruar edhe zyrtarisht kërkesat e tyre ministrisë.

“Jemi mbledhur përsëri pas dy javësh dhe kemi bërë një peticion për ato pika që i kemi thënë zonjës ministre. Në këtë peticion marrin pjesë fermerët e bashkive të Jugut. Nga ana e ministrisë kërkojmë rigjenerimin e kullotave dimërore që janë jofunksionale. Kërkojmë me çdo kusht rregullimin e tregut të mishit. Kërkojmë të zbatohet projekti Arab që ngritët me të madhe para dy vitesh, sepse nga ai prodhim mishi që vjen nga jashtë jemi të penalizuar, sepse është i subvencionuar dhe nuk i dihet origjina. Kërkojmë të shihen me përparësi veprat ujore që janë lënë pas dore. Janë ndërtuar në vitet ‘60 dhe janë të amortizuara.” – tha një prej blegtorëve.

Po ashtu blegtorët kërkojnë investime në veprat ujore si kanale kulluese dhe vaditëse, por dhe rregullimin me ligj të kullotave. Ata po ashtu shprehën shqetësim për ligjin e subvencionimeve, duke kritikuar skemën e shpërndarjes së financimeve që Bashkimi Europian jep për bujqësinë shqiptare.

Lexo edhe:

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

“S’kemi parë asnjë reagim deri më sot. Atë ditë na kërkoi të bëheshim kooperativë. Ne kooperativë jemi se këtu nuk ka fermerë që nuk ka nën 300 kokë bagëti. Ne nuk kërkojmë të ndëshkohen ata që janë të vegjël. Edhe ata që kanë 50 kokë t’u jepen, të subvencionohen. Na pajisën me NIPT dhe i thanë Evropës që kemi kaq milionë fermerë, ku i kanë? Lekët që na jep Evropa ku janë. Pse Serbia e ka 38 euro, Maqedonia 35, Kosova 16 vjet shtet e ka 28 euro. Edhe për qumështin jo se jemi të kënaqur se djathi në treg me 14 mijë lekë ne e marrim 160 lekë të reja. Dhe për atë bëmë luftë që e morëm. Subvencionet e blegtorëve të jenë të barabarta me vendet e rajonit, të paktën me Serbinë, që kanë bërë marrëveshjen “Open Balkan” në kurrizin tonë, pa na pyetur fare.” – tha blegtori.

Etiketa: Anila DenajBlegtorëtjugukerkesaministrjapeticion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një këshillë miqësore jopolitike për ministren Denaj

12:29 : 14/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
BOTA

Zbulohen 3 kërkesat e Rusisë për t’i dhënë fund luftës

20:20 : 03/06/2025
AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Evis Berberi do të qëndrojë në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së

15:04 : 02/06/2025
Para

Rindërtimi i ngadaltë i Kombinatit, gjysma e të prekurve nuk do të marrin banesë të re

TË GJITHA

“Lufta e ftohtë” për kreun e BKH-së dhe përplasja mes Dumanit e Krajës

08:59 : 26/06/2025

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

08:58 : 26/06/2025

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për refugjatët në Shqipëri

08:56 : 26/06/2025

Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?

08:50 : 26/06/2025

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025

Sot seanca në Kuvend, në rend dite projektligji për marrjen e rreth 77 mln eurove hua nga BERZH

08:22 : 26/06/2025

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

08:18 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com