• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Zyrtare/ Franco Foda emërohet trajner i Kosovës, gjermani: Bashkërisht do të kemi sukses

15:06 : 17/02/2024
në SPORT

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka emëruar Franco Foda-n si trajner të përfaqësueses së Kosovës.

Pozita e trajnerit të “Dardanëve” kishte mbetur e zbrazët pas largimit të Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultatet e pritshme me skuadrën.

Foda u prezantua nga presidenti i FFK’së, Agim Ademi, në një konferencë për media.

Franco Foda transmetoi optimizëm në konferencën e prezantimit si trajner i Kosovës. Në fjalën e tij Foda tha se pret të ketë sukses në këtë përvojë të re.

“Është ditë e veçantë për njerëzit këtu në Kosovë, edhe për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Po shikoj përpara për sfidën e re dhe jam optimist se do të jemi suksesshëm bashkërisht.”

Lexo edhe:

Kosova/ Trajneri Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

“Duhet të ngjitemi në Ligën B”/ Trajneri i Kosovës: T’i fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Islandës

Gjermani është i bindur se bashkë me njerëzit, bashkë me Federatën do t’ia dalë.

“Qëllimi im është të hyj sa më shpejt në rrjedhën e ekipit. Po përgatitemi për ndeshjet e marsit. Pas këtyre ndeshjeve, do të kërkojmë kundërshtarë më të përshtatshëm”, vijoi Foda në konferencën e prezantimit.

57-vjeçari ka siguruar se do të jetojë në Prishtinë për t’i parë nga afër ndeshjet e Superligës, si dhe do të udhëtojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës për të takuar futbollistët dardanë.

“Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës… Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, që po luan mjaftë mirë te Lille, dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 për qind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet.

Njoh disa lojtarë si Rrahmani, Muriqi, Paqarada, Aliti, Rashica e Kryeziu. Kamë parë disa ndeshje të Kosovës dhe mund të luajmë me disa module të ndryshme si në aspektin mbrojtës dhe atë në atë sulmues, megjithatë fillimisht duhet të njihem nga afër me lojtarët dhe të përgatitemi për ndeshjet e muajit mars.” tha tekniku gjerman.

Karriera e Franco Foda-s:

57-vjeçari gjerman e ka kaluar karrierën e tij menaxheriale kryesisht në Austri. Ai ka qenë në krye të Sturm Graz-it, si në ekipin e parë ashtu edhe në atë të dytë, për një kohe shumë të gjatë, duke nisur nga viti 2002 deri në 2012.

Më pas ai kaloi te skuadra gjermane, Kaiserslautern, për tu rikthyer sërish pas një viti te Sturm Graz-i. Pas një periudhe tre-vjeçare me këta të fundit, Foda kaloi ne krye të Kombëtares austriake.

Në stolin e Austrisë, ai qëndroi nga viti 2017 deri në 2022. Kjo pasoi me një periudhë të shkurtër te Zurich-u në Zvicër para se të largohej në shtatorin e 2022. Që nga ajo kohë, Foda nuk drejton asnjë ekip.

Gjermani ka fituar tre trofe në karrierën e tij si trajner, duke rrëmbyer kështu titullin kampion në Austri dhe Kupën e Austrisë me Sturm Graz-in. Teksa me ekipin e dytë të Sturm Graz-it ka fituar Steiermark League Champion.

Përsa i përketë statistikave në karrierën e tij, me klubet dhe Austrinë, Foda ka drejtuar në 633 ndeshje duke fituar 286, barazuar 141 dhe humbur 206. Ai ka grumbulluar mesatarisht 1.58 pikë për ndeshje.

Me Kombëtaren e Austrisë, gjermani grumbulloi 48 ndeshje, duke arritur 27 fitore, gjashtë barazime dhe 15 humbje. Mesatarisht mori 1.81 pikë për ndeshje. Ai e drejtoi gjithashtu ekipin drejt kualifikimit në Euro 2020.

Etiketa: Franco Fodaperfaqesuesja e kosoves

Lajme të lidhura

SPORT

Kosova/ Trajneri Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e qershorit

16:57 : 31/05/2025
SPORT

“Duhet të ngjitemi në Ligën B”/ Trajneri i Kosovës: T’i fitojmë të dyja ndeshjet ndaj Islandës

18:28 : 19/03/2025
SPORT

Kosova, Foda: 60 minuta pozitive, ju tregoj çfarë nuk më pëlqeu

21:51 : 26/03/2024
SPORT

Miqësorja me Armeninë, Foda bën debutimin me Kosovën: Duam të fitojmë çdo sfidë

21:00 : 21/03/2024
SPORT

“Dera e Kosovës e hapur për të gjithë”, Franco Foda: Kam ndjekur 50 lojtarë

18:53 : 18/03/2024
SPORT

Kreu i FFK-së, Ademi: Trajneri i ardhshëm i Kosovës është vendosur, ai është gjerman

19:39 : 22/01/2024
Para

Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk gjendet në morg

TË GJITHA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

17:21 : 05/06/2025

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

16:59 : 05/06/2025

Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë

16:51 : 05/06/2025

Dafina Zeqiri më në formë se kurrë, shijon pushimet me barkun e rrumbullakosur

16:41 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com