• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Surpriza e 2024! Paketa e turizmit të rrugëve!

23:51 : 17/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Lutfi Dervishi

Në zemër të Juglindjes së vendit po shfaqet një mrekulli para shqiptarëve dhe botës.

Qysh në kohën kur u ndërtua rruga “Egnatia”, nuk qe parë një tjetër kantier i përmasave të tilla ku punohet natë e ditë, për 15 vite rresht.

Nuk kemi të bëjmë me një rrugë të zakonshme, por me një dëshmi të angazhimit të palëkundur për ta kthyer zvarritjen në perfeksion dhe art.

E shtrirë në një gjatësi plot 35 kilometrash, rruga Korçë-Ersekë dhe anasjelltas, është një nga kryeveprat e mëdha të infrastrukturës shqiptare, për të cilën shqiptarët nuk harxhojnë asnjë lekë sepse i paguan të gjitha buxheti.

Lexo edhe:

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

Rruga është mishërimi më i saktë i shprehje së preferuar të qeverisë: “Punët e mira duan kohë, e mira fare nuk bëhet”.

Sot, një ngjarje e papritur ka habitur të madh dhe të vogël. Gazetarët kanë zbuluar se një segment i kësaj rruge legjendare është shembur.

Ky zhvillim i papritur është pritur me ankth dhe admirim, ndërsa vetë banorët vijojnë të mahniten nga aftësia e qeverisë për t’i mbajtur në pritje prej 10 vitesh dhe sërish të shpresojnë për një ditë më të mirë.

Ministria e Punëve të Përjetshme një dikaster i ri i sapoformuar që mbikëqyr dhe kujdeset që projektet rrugore të nisur para 12 vjetëve të mos mbarojnë kurrë (Unaza Tiranës, Rruga Qukës – Qafë Plloçë, Rruga e Arbërit, Unaza e Tiranës, Kardhiq- Sarandë, Korçë – Ersekë) lëshoi sot një deklaratë për shtyp për situatën.

“Shembja e rrugës nuk është një dështim, por një dëshmi e angazhimit tonë të pandërprerë për të punuar përjetësisht nëpër kantiere.”

Banorët e zonave rrotull kantierit jo vetëm janë mësuar me situatën, por kanë nisur të shijojnë realitetin e ri, sepse tashmë buldozerët, eskavatorët dhe vetë punëtorë janë pjesë e peizazhit natyror. Shpesh herë edhe duke u bërë atraksion turistik ku shumë agjenci të huaja po ofrojnë një paketë të turizmit “Destroyed roads”.”

“Vijmë shpesh prej 15 vitesh bashkë me bashkëshorten, e shijojmë shumë. Këtë vit kemi marrë edhe djalin sepse edhe ai është rritur me fotografitë që ne kemi bërë vite më parë. Ai e preku dhe e shijoi vetë këtë eksperiencë”, tha një turist i apasionuar pas rrugëve të lë a rrugëve.

Ndërkohë po aq të kënaqur janë edhe vendasit.

“Është si të përpara kesh Murin e Madh të Kinës, por ku e ku më mirë sepse kurrë nuk përfundon,” tha një pensionit, duke bërë një selfie në një gropë me pamje nga mali i Gramozit.

“Të mos harrojmë se “Roma nuk u ndërtua në një ditë”- tha një inxhinjer mbikqyrës i punimeve.

Në një përpjekje për të nxjerrë më të mirën nga punët e përjetshme, Ministria e Turizmit me një ofertë të pa kërkuar ka nisur fushatën me slloganin, “Ejani për Plazhet, qëndroni për kantieret.” Vizitorëve do t’u ofrohen falas kaska dhe jelekë fosforeshentë dhe për një pagesë simbolike prej 1 euro do të kenë mundësi të bëjnë ture në kantieret e shumta nga Veriu në Jug të vendit.

Sa i përket së ardhmes së rrugës, zyrtarët mbeten optimistë.

“Me ritmin tonë aktual, jemi të bindur që rruga do të përfundojë në të njëjtën kohë kur të mbërrijë kolonia e parë njerëzore në Mars,” tha një zëdhënësi i Ministrisë së punëve të Përjetshme.

Megjjthë kritikat që shpesh hasim, duket se çdo e keqe e ka nga një të mirë pasi paketa e turizmit të rrugëve të lëna rrugëve do të jetë surpriza e çdo stine të vitit 2024.

Dhe sigurisht mbetet dilemë e madhe se ku duhet të jetë pikënisja e këtij turi turistik.

*Marrë nga “FB” i autorit

Lexo edhe:

Balluku premtoi inaugurimin në qershor, shembet rruga e re Korçë-Ersekë

Etiketa: korce-ersekelutfi dervishirrugë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Asfalt elektoral në Belsh/ Kryebashkiaku Arif Tafani: “Vëllezërit Hysa” e bënë me kokën e tyre!

13:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

13:01 : 01/06/2025
AKTUALITET

Siguria ushqimore lë për të dëshiruar! Policia Bashkiake ul kontrollet në rrugët e Durrësit

20:05 : 31/05/2025
AKTUALITET

Gjithnjë e më pak, gjithnjë e më shumë

15:35 : 31/05/2025
AKTUALITET

Shuplakë madhështore në Hanoi

18:19 : 26/05/2025
AKTUALITET

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025
Para

Horoskopi i së Dielës, zbulo parashikimin e yjeve për shenjën tënde

TË GJITHA

Mekaniku i uzinës u plagos gjatë orarit të punës te Albchrome, ndalohen 3 persona/ EMRAT

12:57 : 05/06/2025

“Armët i bleja te një hoxhë”/ Alibej: Kisha akses në TIMS, kontrolloja lëvizjet e Çopjave dhe Qosjes

12:42 : 05/06/2025

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025

Sula thirrje Berishës: Doktor tërhiqu, shkatërrove karrierën politike të Sokol Olldashit

12:32 : 05/06/2025

Takimi me Berishën, Kovatchev i shqetësuar: Do i ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri

12:26 : 05/06/2025

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com