• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protesta në Rusi pas vdekjes së Navalny-it, qindra të arrestuar

23:37 : 17/02/2024
në BOTA

Të paktën 340 persona janë arrestuar në të paktën 30 qytete ruse që kur u njoftua vdekja e Alexei Navalny-it, kundërshtarit më të njohur në vend të presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi organizata e të drejtave të njeriut OVD-Info.

Kjo është vala më e madhe e arrestimeve gjatë aktiviteteve politike në Rusi që nga shtatori 2022, kur mbi 1300 persona u arrestuan gjatë demonstratave kundër “mobilizimit të pjesshëm” të rezervistëve për fushatën ushtarake në Ukrainë.

Juristi i burgosur 47-vjeçar, Alexei Navalny, ra pa ndjenja dhe më pas vdiq pas një ecjeje në burgun “Ujku Polar” në Arktik, ku po vuante një dënim me 30 vite burg, njoftoi shërbimi i burgjeve. Organizata OVD-Info, e cila raporton për të drejtën e organizimit në Rusi, tha se pjesa më e madhe e arrestimeve të së shtunës ndodhën në Shën Petersburg dhe në Moskë, ku lëvizja e zotit Navalny ka qenë tradicionalisht e fortë. 74 persona u ndaluan në Shën Petersburg dhe 49 në Moskë, deri rreth orës 3 të pasdites me orën lokale.

Filmimet e agjencisë së lajmeve Reuters të shtunën në Shën Petersburg tregonin dhjetëra persona duke u mbledhur pranë një monumenti të dedikuar viktimave të represionit. Protestuesit vendosën lule dhe qirinj, ndërsa disa këndonin himne dhe të tjerë përqafoheshin me njëri-tjetrin, duke derdhur lotë.

“Ndjeva keqardhje për të dhe për vendin tonë”, tha një pjesëmarrëse 83-vjeçare që nuk pranoi të japë emrin e saj. “Jam e frikësuar”, tha ajo.

Lexo edhe:

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters që gjendej në vendngjarje tha se rreth 30 persona u arrestuan pak pasi përfunduan së kënduari.

Organizata OVD-Info gjithashtu raportoi për arrestime të veçanta në qytete më të vogla të Rusisë, që nga qyteti kufitar Belgorod, ku shtatë persona u vranë të enjten nga një sulm ukrainas me raketë, dhe deri në Vorkuta, një qytezë minatorësh në Arktik ku gjatë periudhës së Stalinit gjendeshin kampet e punës së detyruar.
Filmimet e agjencisë së lajmeve Reuters në Moskë tregojnë forcat e policisë që i grumbullojnë demonstruesit mbi dëborë, pranë vendit ku njerëzit kishin lënë lule dhe mesazhe në mbështetje të udhëheqësit të vdekur opozitar.

“Në stacionet e policisë mund të ketë të ndaluar të tjerë krahas listave të publikuara”, tha organizata OVD-Info. “Ne publikojmë vetëm emrat e personave për të cilët kemi njohuri të besueshme dhe emrat që mundemi t’i publikojmë”.

Agjencia Reuters nuk mundi t’i verifikojë këto shifra në mënyrë të pavarur. Policia ruse refuzoi të komentojë.

/VOA/

Etiketa: Alexei NavalnyNavalnyPutinvladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

21:27 : 15/11/2025
BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
BOTA

Vajza e Putinit qëndron pas fushatës për të rrëzuar ministrin e jashtëm Sergei Lavrov

15:11 : 10/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025
BOTA

The Telegraph: Putini ka frikë nga një grusht shteti ndërsa regjimi i tij dobësohet

19:33 : 26/10/2025
Para

Surpriza e 2024! Paketa e turizmit të rrugëve!

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com