• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Eksperimenti i dështuar i zëvendësimit të shqiptarëve me të huaj në tregun e punës

23:03 : 17/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Kur në vitin 2019 filloi të ndihej, për herë të parë, mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të valës së re të emigracionit, bizneset nuk e morën shumë seriozisht. Përveçse pandemia e ndali përkohësisht vrullin e ikjeve (në vitin 2020 dhe në pjesën e parë të 2021), ato kishin në sirtar planin rezervë: Të merrnin punonjës të huaj, nga vendet më pak të zhvilluara.

Heqja e kufizimeve pas pandemisë hapi rrugët për mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, drejt Europës. Të dhënat e Eurostat dhe zyrës së statistikave të emigracionit të Mbretërisë së Bashkuar treguan se vetëm kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë ishin 32 mijë në vitin 2022, niveli më i lartë që nga 2016-a.

Mijëra të tjerë u larguan me kontrata pune, kryesisht në Gjermani. Efekti ishte pothuajse i menjëhershëm në tregun e punës. Kompanitë nuk po arrinin të gjenin punonjës të kualifikuar e të pakualifikuar, duke u detyruar të rishikonin planet e zgjerimit, përveç vështirësive të momentit në mbajtjen e prodhimit e shërbimeve në nivelet e planifikuara.

Plani rezervë nisi të zbatohej gjerësisht në 2022-2023. Pas presionit mbi qeverinë, kjo e fundit lehtësoi procedurat për pajisjet me leje pune për të huajt. Fillimisht u morën punonjësit nga Bangladeshi, që ishin më të disponueshëm dhe të gatshëm të punonin me pagesa më të ulëta.

Shpejt u kuptua që qëllimi i tyre ishte ta përdornin vendin si një trampolinë për të ikur drejt Europës. Rrethi u zgjerua me shtete të tjera, si Vietnami, Filipinet, India, Nepali etj.

Lexo edhe:

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

Dy vite më pas, eksperimenti për të punësuar të huajt duket se po rezulton i kushtueshëm dhe nuk po funksionon në pjesën më të madhe, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor”, me sipërmarrjet që e tentuan dhe agjencitë e punësimit. Arsyet janë disa:

-Së pari, plotësimi i mungesave në tregun e punës me punonjës të huaj po rezulton një proces me kosto të lartë dhe produktivitet të ulët. Sjellja e punonjësve të huaj ka kosto shtesë administrative dhe monetare. Pagat e tyre po rezultojnë 20-30% më të larta sesa u jepeshin vendasve.

Dhe në një vend që avantazh kryesor ka krahun e lirë të fuqisë punëtore, çdo shtesë është pothuajse e papërballueshme. Këtyre u shtohen dhe vështirësitë në dokumentacione, me të cilat po përballen subjektet që duan të punësojnë të huaj.

-Së dyti, ekonomia shqiptare dominohet nga biznese të vogla. Sipas INSTAT, nga 104 mijë ndërmarrje që ka në vend, vetëm 1400, ose 1.4% e tyre, kanë më shumë se 50 punonjës.

Ndryshe nga të mëdhatë që mund të shfrytëzojnë avantazhin e ekonomisë së shkallës, sipërmarrjet e vogla nuk kanë aftësi në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe me produktivitet të ulët nuk mund të përballojnë paga minimale për të huajt, 550 euro për punonjës në muaj, plus kostot 1200 euro për sjelljen e tyre.

-Së treti, edhe për vetë të huajt, tregu nuk është shumë joshës, me përjashtim ndoshta të pozicionit të favorshëm gjeografik, afër shteteve të tjera të Europës, që shpesh është qëllimi final i emigrantëve, duke nxitur edhe biznese të tjera, jo dhe aq ligjore!

Të dhënat për vitin 2023 nuk janë ende të disponueshme, por numri i të huajve me leje pune në vend nuk i kalon 8-10 mijë (rreth 18 mijë janë gjithsej të huaj me leje qëndrimi), një shifër që nuk arrin të mbulojë as ikjet e deklaruara nga kërkesat për azil.

Mungesa e punonjësve po e përkeqëson më tej rrethin vicioz ku ka hyrë ekonomia. Sipërmarrjet po detyrohen të rrisin pagat, pa shtuar produktivitetin, që nga ana tjetër po ul konkurrueshmërinë. Industria që punon me material porositësi ishte e para që e pësoi dhe tani jo vetëm nuk po kërkon punonjës, por po shkurton dhe ata që ka.

Turizmi, që ka ecurinë më të mirë për momentin, rrezikon parametrat e shërbimit. Ndërtimi, që sërish është në lulëzim, mund të mbetet në karabina. Lista është e gjatë dhe përfshin pothuajse çdo sektor.

Ekonomia, si gjithnjë, do t’i gjejë vetë ekuilibrat e rinj, por të paktën gabimet e së shkuarës, që prodhuan modelin e sotëm joproduktiv e jokonkurrues, që nxiti emigracionin masiv, duhet të shmangen.

/monitor.al/

Etiketa: ekonomiaemigrimshpopullimitregu i punes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuzohet për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

09:13 : 15/09/2025
AKTUALITET

Emigracioni po zbraz vendin, BE dha 154 mije leje qëndrimi për shqiptarët në 2023-2024

14:04 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

19:47 : 10/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi masiv i vendit, viti i ri shkollor nis me 3726 nxënës më pak në Korçë

19:24 : 07/09/2025
AKTUALITET

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025
Para

Protesta në Rusi pas vdekjes së Navalny-it, qindra të arrestuar

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com