• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku i pleqërisë pa pension, borxhi po zgjerohet me shpejtësi nga viti në vit

13:06 : 16/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore vijnë të parat në hierarkinë e pagesave të tatimeve dhe taksave nga individët dhe bizneset, por vit pas viti po vihet re një shthurje e përgjegjësisë për të kryer pagesat.

Krijimi i detyrimeve në këtë zë nuk cenon vetëm stabilitetin fiskal aktualisht, por bëhet shkak për një problem të rëndë social në të ardhmen.

Sipas të dhënave zyrtare nga tatimet, borxhet e papaguara të bizneseve dhe administratës publike në formën e sigurimeve shoqërore arritën 22,5 miliardë lekë (214 mln euro) në vitin 2023, duke u zgjeruar me 10 për qind.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Në krahasim me vitin 2018, detyrimet në këtë zë u rritën me 63%.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve referoi se vitin e kaluar, 141 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 55 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 86 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël”.

Lexo edhe:

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension

Për vitin 2023, të ardhurat nga Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore ishin programuar 139.9 miliard lekë dhe janë realizuar 139.3 miliard lekë, me një mosrealizim prej 645 milion lekë ose 0.5% më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku të ardhurat nga KSSHSH ishin 118.5 miliard lekë, rezultatet janë në rritje me 20.8 miliard lekë ose 17.6 % më shumë.

Borxhi ndaj sigurimeve shoqërore është pjesa më e keqe e borxhit tatimor, për shkak të dramës sociale që mbart. Mijëra punonjës që aktualisht punojnë në shtet apo në privat rrezikojnë të mbeten pa pension në pleqëri.

Fenomeni është i përhapur edhe në entet publike. Njësitë buxhetore që administrohen nga pushteti lokal, të tilla si, ndërmarrje ujësjellësi, drejtori arsimore, punonjës të pastrim-gjelbërimit shpesh nuk paguajnë sigurimet, pasi fondet për këtë qëllim transferohen në shpenzime të tjera.

Në vend të frenohet, ky borxh po zgjerohet me shpejtësi nga viti në vit, duke vënë në vështirësi jo vetëm arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet në të ardhmen.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve, buxheti i shtetit duhet të subvencionojë nga taksat e përbashkëta skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë./Monitor

Etiketa: borxhipensionetpensionistëtrreziku

Lajme të lidhura

BOTA

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025
AKTUALITET

Koeficientet, si bëhen llogaritë për personat që dalin rishtazi në pension

09:34 : 02/06/2025
AKTUALITET

Borxhi 261 mln lekë i Ujësjellësit/ Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

16:33 : 21/05/2025
BOTA

Moody’s ul vlerësimin për ekonominë amerikane: Ndikon rritja e borxhit dhe deficit buxhetor

17:39 : 17/05/2025
BOTA

Rreziku i fshehur brenda një pjate: Çfarë hanë kardinalët gjatë konklavës?

15:25 : 02/05/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm: Primet e rrezikut mes kompanive ndryshojnë deri 82%

10:10 : 02/05/2025
Para
Foto ilustruese

Zjarr në Vlorë, përfshihen nga flakët kodrat në fshatin Kërkovë

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com