• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gazetarja e burgosur në Rusi, nominohet për çmimin e UNESCO-s

18:50 : 16/02/2024
në BOTA

Lexo edhe:

Rusia pretendon që ka gati vaksinën kundër kancerit: Testet e “Enteromix” dalin pozitive!

Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë-Rusi, Moska do rikuperojë humbjet që pësoi nga sanksionet

Ministria e Jashtme e Republikës së Çekisë ka thënë të premten se ajo dhe 22 vende të tjera e kanë nominuar gazetaren e Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva – e cila është duke u mbajtur nga zyrtarët e sigurisë në Rusi që 120 ditë – për çmimin e UNESCO-s “Guillermo Cano”, për Lirinë Botërore të Shtypit 2024. I krijuar më 1997, ky është një çmim vjetor që e nderon një person apo një grup njerëzish të cilët japin kontribut të shquar për mbrojtjen dhe promovimin e lirisë së shtypit nëpër glob, pavarësisht “rrezikut dhe përndjekjes” me të cilat përballen. Kurmasheva, gazetare me bazë në Pragë e REL-it me shtetësi amerikane dhe ruse, është duke u mbajtur në paraburgimin rus prej 18 tetorit nën akuzat për shkeljen e të ashtuquajturit ligji për “agjentët e huaj”. Megjithëse ajo i ka kaluar rreth katër muaj në paraburgim, Departamenti amerikan i Shtetit ende nuk e ka shpallur si të jashtëligjshme paraburgosjen e saj, siç ka bërë me qytetarët e tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi.

Një vendim i tillë do ta kishte rritur profilin e rastit kundër Kurmashevës, duke cilësuar si të motivuar politikisht. Dy qytetarë të tjerë amerikanë të mbajtur në Rusi – reporteri i Ëall Street Journal Evan Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Ëhelan – janë shpallur si të arrestuar jashtëligjshëm. Kurmasheva, e cila ka punuar për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it për rreth 25 vjet, u largua nga kryeqyteti çek në maj të vitit të kaluar për një emergjencë familjare në vendlindjen e vet Tatarstan, njëren prej republikave të shumta të Rusisë. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dyja pasaportat dhe telefoni mobil. Pasi priti pesë muaj për vendimin e gjykatës për rastin ndaj saj, Kurmasheva u gjobit me 109 dollarë për shkak se nuk e kishte regjistruar pasaportën e vet amerikane te autoritetet ruse. Duke mos qenë në gjendje të largohet nga Rusia pa dokumentet e veta të udhëtimit, Kurmasheva u arrestua sërish në tetor dhe këtë herë nën akuzat se nuk ishte regjistruar si “agjente e huaj”. Dy muaj më vonë, ajo u akuzua për shpërndarje të dezinformatave për ushtrinë ruse.

Kurmasheva së fundmi shkroi nga qelia e burgut në qytetin rus, Kazan, se “qëndrimi në burg po bëhet dalëngadalë, por sigurt më i padurueshëm”.

Kurmasheva është një ndër katër gazetarët e Radios Evropa e Lirë – Andrey Kuznechyk, Ihar Losik dhe Vladyslav Yesypenko janë tre të tjerët – që aktualisht ndodhen në burg, mbi akuza që lidhen me punën e tyre. Grupet për të drejta dhe REL-i kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e të katërve, duke thënë se ata janë burgosur padrejtësisht. Losik është blloger dhe kontribuues në Shërbimin bjellorus të REL-it, i cili është shpallur fajtor në dhjetorin e vitit 2021 mbi disa akuza, përfshirë atë për “organizimin dhe përgatitjen e veprimeve që cenojnë rëndë rendin publik”, dhe është dënuar me 15 vjet burgim. Kuznechyk, redaktor i ueb-faqes së Shërbimit bjellorus të REL-it, është dënuar në qershorin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim, pas një gjykimi që nuk ka zgjatur më shumë se disa orë. Ai është shpallur fajtor për “krijim apo pjesëmarrje në një organizatë ekstremiste”. Yesypenko, qytetar me shtetësi ukrainase dhe ruse, i cili ka kontribuar për Realitetet e Krimesë, një degë rajonale lajmesh e Shërbimit ukrainas të REL-it, është dënuar në shkurtin e vitit 2022 me gjashtë vjet burgim nga një gjyqtar rus në Krimenë e okupuar, pas një gjykimi prapa dyerve të mbyllura. Ai është shpallur fajtor për “posedim dhe transportim të mjeteve shpërthyese”, një akuzë që ai kategorikisht e mohon./ REL

Etiketa: RusiUnesco

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia pretendon që ka gati vaksinën kundër kancerit: Testet e “Enteromix” dalin pozitive!

17:25 : 07/09/2025
BOTA

Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë-Rusi, Moska do rikuperojë humbjet që pësoi nga sanksionet

12:47 : 02/09/2025
BOTA

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:00 : 02/09/2025
BOTA

Testimet në Arktik sinjalizojnë se Rusia po zhvillon një armë të re bërthamore

09:35 : 29/08/2025
BOTA

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025
BOTA

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

08:27 : 26/08/2025
Para

Kush ishte Alexei Navalny, kundërshtari i ashpër i Vladimir Putin që vdiq në qeli

TË GJITHA

PD nis aksionin që në seancën e parë, shpalos fletushka me akuza/ Deputetët bllokojnë foltoren

10:42 : 12/09/2025

Nis Kuvendi, njeriu që fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid hap legjislaturën e XI-të

10:16 : 12/09/2025

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit/ Berisha: Sot pluralizmi për të cilin luftuan studentët është i shtypur

10:02 : 12/09/2025

Vrasja e Charlie Kirk, FBI publikon VIDEO të reja të autorit të dyshuar

09:53 : 12/09/2025

44-vjeçari nga Kruja bashkë me të birin dhunon vajzën dhe gruan, në banesë i gjenden dhe armë

09:47 : 12/09/2025

Tentuan të vrisnin Orges Buzin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim dy autorët (EMRAT)

09:36 : 12/09/2025

Sa i gjorë është publiku shqiptar!

09:26 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com