• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I “mban peng” skedën e vdekjes së babait, xhaxhai: Nuk ia jap nipit, kemi mosmarrëveshje

21:52 : 14/02/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Stop” ka shkuar në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit Klajdi Shaipi, i cili tregon se babai i ka ndërruar jetë në 11 nëntor 2023. Prej asaj kohe Klajdi nuk ka mundur ta çregjistrojë të atin e ndjerë, pasi skedën e vdekjes bashkë me dokumentet e tjera e certifikatat e pronësisë ia ka vjedhur xhaxhai.

Ky i fundit as nuk ia jep djalit ato e as nuk shkon ta çregjistrojë të vëllain. Ky konflikt është çuar edhe në polici, ku xhaxhai ka pranuar që ka marrë skedën e vdekjes dhe nuk pranon t’ia japë nipit.

Klajdi Shaipi: Kur vdiq babai na morën në telefon. Erdhëm në Greqi, xhaxhai kishte ardhur më përpara. Sa erdhëm ne xhaxhai i kishte marrë ato letra, i kishte futur lart, ku jetonte babai në kat të tretë dhe na i kishte marrë. Kur vajtëm ne, ai tha që nuk i kishte marrë. Pasi i bëri ato, mori disa gjëra nga shtëpia; ka vjedhur derë alumini, ka vjedhur pompën, rakinë, nuk kishte turp për vëllain e vet.

Gazetarja: Kur thoni letrat, çfarë letrash konkretisht ka marrë?

Klajdi Shaipi: Letrat e tokës, letrat e shtëpisë që banojmë këtu, letrat e çregjistrimit…

Lexo edhe:

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

Gazetarja: Kartelën e vdekjes?

Klajdi Shaipi: Edhe atë e ka marrë, të gjitha i ka marrë.

Gazetarja: Po nga e dini që i ka marrë ai të gjitha këto?

Klajdi Shaipi: I deklaroi në polici ai që i ka marrë letrat.

Gazetarja: I bëtë denoncim juve?

Klajdi Shaipi: Po.

Gazetarja: E çfarë thotë në momentin, pasi e ka pranuar në polici, çfarë thotë?

Klajdi Shaipi: Që nuk ka besim tek unë t’i lë letrat. Do i lë në shtet, kështu tha.

Në gjendjen civile nr. 4 na u konfirmua nga punonjësja e Gjendjes Civile, se i ndjeri Hasan Shaipi, rezulton i gjallë dhe kryefamiljar. Sipas saj, është detyrim çregjistrimi, për më tepër, që kanë kaluar më shumë se dy muaj nga vdekja. Për këtë problem takojmë Bajram Shaipin, vëllain e të ndjerit, xhaxhain e denoncuesit. Ai refuzon të jap shpjegime, se përse nuk ia jep nipit skedën e vdekjes, apo pse nuk e ka çregjistruar vëllain e ndjerë.

Gazetarja: Zoti Bajram, në “Stop” është drejtuar djali i vëllait tuaj të ndjerë, zotit Shaipi. Tani ai thotë që ju keni dokumentet pronave, kartelën e vdekjes të babait të tij, të vëllait tuaj. Ju e keni pranuar këtë në Policinë e Vlorës, përse nuk ia jepni letrat?

Bajram Shaipin: Për këtë ke ardhur ti? S’t’jap përgjigje ty unë.

Gazetarja: Pse?

Bajram Shaipin: S’kam dokumente, kush tha që kam dokumente.

Gazetarja: Me çfarë të drejte mbani kartelën e vdekjes së zotërisë?

Bajram Shaipin: Kush tha?

Gazetarja: E keni pranuar në polici.

Bajram Shaipin: Po mirë e kam pranuar se s’kam vajtur akoma, kur të vete unë do ta ashtu.

Gazetarja: Kur do shkosh?

Bajram Shaipin: Kur të shkoj unë, e di unë kur do shkoj.

Gazetarja: Sot vëllain që ka vdekur, e ke akoma gjallë në Gjendjen Civile.

Bajram Shaipin: E di shumë mirë.

Gazetarja: Po pra, këtë po flasim! Pse?

Bajram Shaipin: Se nuk kam pasur kohë të vete.

Gazetarja: Po përse nuk ia jep djalit?

Bajram Shaipin: Jo djalit s’ia jap unë, ashtu kemi mosmarrëveshjet. Janë muhabete të brendshme.

Në këto kushte, i kërkuam mjekut ligjor në Vlorë, që të lëshojë një dublikatë të vdekjes, në mënyrë që djali të bëjë çregjistrimin e më pas hapat e mëtejshëm për çelje trashëgime dhe kalimin e pasurive në emër të tij.

Etiketa: Bajram ShaipiKlajdi Shaipimosmarreveshjenipiskedën e vdekjesxhaxhai

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

21:11 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ngjarja e rrallë në Durrës, i vdekuri “ngrihet” prej 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin

21:42 : 19/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
AKTUALITET

Tezja dhe daja përjashtojnë nipër e mbesa nga prona e fituar në gjyq

21:21 : 15/04/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/ Gjykata jep dënimin për Tashën e TikTok-ut dhe të birin

13:14 : 15/04/2025
AKTUALITET

Nipi i Redjan Kralit tentoi të vrasë pronarin e servisit, policia: 7 persona u rrahën me leva dhe zinxhir

11:28 : 10/04/2025
Para

Champions/ “Thatësirë” në “Olimpico” e “Parc des Princes”, pjesët e para mbyllen pa gola

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com