• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Blegtoria drejt kolapsit/ Blegtorët: Monopol nga kompanitë e qumështit, kanë lidhje politike

17:33 : 14/02/2024
në AKTUALITET

Emisioni “Fol” u ndal sot në Gjirokastër, për t’u njohur nga afër me problemet e blegtorëve të Delvinës e Gjirokastrës. Nga viti në vit po pakësohet numri i bagëtive, ndërsa blegtorët thonë që nuk po ia dalin dot më pasi “po na shkatërron prodhimi i huaj”.

Ata vënë në dukje se prodhimet e huaja vijnë me çmime shumë më të lira, pasi në vendet e origjinës ka subvencion, ndërsa produktet kanë po ashtu përmbajtje qumështpluhuri. Ndër të tjera ata tregojnë se në Rumani dhe Bullgari rriten qengja enkas për tregun shqiptar, të vaksinuar për të shtuar peshë.

Një blegtor thotë se e ka të pamundur që me prodhimet e tij bio të konkurrojë mallrat e importit.

“Ne na dëmton më shumë prodhimi që vjen nga jashtë. Këtu vjen qumësht me 800 lekë nga Serbia, sepse ai vjen i subvencionuar. Ne nuk konkurrojmë dot në treg me ata, sepse prodhimet tona janë Bio. Ne jemi një industri pa çati, jemi një industri e rriskuar në çdo stinë të vitit, sepse edhe kushtet e motit kanë ndryshuar. Veprat ujore ku pinë ujë bagëtitë që nga koha e xhaxhit s’është vënë dorë, janë të shkatërruara. Ka ca vite që japin një subvencion, por edhe atë në një fashë të caktuar, deri në 800 krerë. I kanë bërë njerëzit me 5 nipte në familje, që t’i ndash bagëtitë. Ne 1200 lekë të reja marrim për një dele, edhe ato i zbresim. Ata që bëjnë politikat e bujqësisë s’na kanë pyetur kurrë çfarë problemi keni. Kur vjen momenti i kullotës vijnë dhe thonë hajde ta paguash. Atje shkruan që do ruash edhe veprat ujore, ato janë kthyer në gropa septike, s’janë më lera për bagëtitë. Ne paguajmë shkurret, se kullota s’quhen më ato”.

Ai thotë se 4 kompani të mëdha, që kanë lidhje politike, po konkurrojnë baxhot e vogla në treg.

Lexo edhe:

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

“Janë nga 4 kompani që e kanë bërë lojë atë punë. Ato konkurrojnë edhe baxhot e vogla në treg. I kanë disa njerëz që kanë shtrirë krahët dhe kanë ngrenë bukë me çdo lloj qeverie. Ata e kanë monopolin. Ai që shesin ata s’është qumësht tamam. Ata bredhin në gjithë Shqipërinë me furgona dhe kosi s’u prishet si gëlqerja, i hedhin qumësht pluhur, lëndë të huaja, atë e di AKU-ja. Pas protestave ka pasur disa kontrolle ndaj punishteve, ndaj fabrikave. Por gjithmonë presioni ushtrohet te fabrikat e vogla jo të mëdha”.

I pyetur se sa duhet të jetë qumështi që blegtorët të kënaqen me punën, blegtori shprehet se:

“Qumështi duhet të shkojë me 2000 lekë të vjetra. Çdo çmim nën 2000 lekë jemi në humbje. Ne na konkurron prodhimi që vjen nga jashtë. Është firmosur ajo marrëveshja e tregtisë së lirë, Ballkani i Hapur. Vjen djath nga Maqedonia, qumësht pluhuri nga Serbia. Në Rumani dhe në Bullgari rriten qengja apostafat për t’i shitur në Shqipëri. I subvencionon shteti ata. Nëse do merrnim 35 euro për një dele, edhe unë s’do isha në kundërshtim që qumështi të ishte me 1500 lekë”.

Një tjetër blegtor thotë se qengjat që vijnë nga jashtë janë të vaksinuar për të shtuar peshë.

“Shelegët që vijnë nga jashtë janë të vaksinuar për të shtuar peshë. Nuk e konkurrojmë dot ne me natyre. Ne i kemi 100 për qind bio. Janë të rritur me misër dhe jonxhë që janë ushqim natyre. I kullosim me misër dhe jonxhë sepse kullotat i kemi të pamjaftueshme”.

Etiketa: Blegtorëtblegtoriakompanitelidhje politikemall serbmonopol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi më tej më 2024

15:03 : 23/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
AKTUALITET

Rriten presionet mbi tregun e punës, kompanitë pezullojnë planet e zgjerimit

10:36 : 01/06/2025
AKTUALITET

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin më të ulët që nga 2017-ta

18:32 : 22/05/2025
AKTUALITET

Zbardhet projektvendimi për vlerësimin e operatorëve që do kërkojnë licencim për kanabis

08:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Uria” italiane për pyjet shqiptare/ Nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

08:36 : 15/04/2025
Para

Dinari sprovon marrëdhëniet Kosovë-SHBA

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com