• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Moska fut në listë të zezë kryeministren e Estonisë dhe dhjetëra zyrtarë baltikë

22:03 : 13/02/2024
në BOTA

Moska e ka futur kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në listën e zezë të Rusisë për gjoja “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”.

Ajo është liderja e parë e huaj që futet në listën e Ministrisë së Brendshme ruse, teksa marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit vazhdojnë të tregojnë shenja përkeqësimi. Ky lajm u konfirmua të martën nga Ministria e Jashtme ruse, e cila, megjithatë, nuk tregoi se kur Kallas, si dhe sekretari i Shtetit i Estonisë, Taimar Peterkop, ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys, dhe rreth 60 nga 100 anëtarët e Parlamentit të kaluar të Letonisë u futën në listën e zezë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kallasi kërkohet nga Moska për shkak të “përdhosjes së kujtesës historike”.

“Kremlini tani shpreson se ky vendim do të ndihmojë të më heshtë mua dhe të tjerët – por nuk do t’ia arrijë”, tha Kallas në një postim në rrjetin social X.

“Unë do të vazhdoj ta mbështes fuqishëm Ukrainën. Do të vazhdoj ta ngre zërin për forcimin e mbrojtjes së Evropës”, tha ajo, duke shtuar se vendimi i Rusisë nuk ishte “aspak befasues”.

Pre se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para gati dy vjetëve, Estonia, Letonia, Lituania dhe shumë ish-republika sovjetike dhe anëtare të ish-paktit të Varshavës, i kanë shkatërruar monumentet e epokës sovjetike.

Lexo edhe:

Sulmi në Rumani, reagon Kremlini: Akuzat për dronë rusë në territorin e BE-së janë të pabazuara

Raporti i CNN: Kremlini i frikësohet një atentati ndaj Putin

Tri vendet baltike u aneksuan nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1940 dhe u okupuan nga Gjermania naziste, para se të binin përsëri nën sundimin e Moskës derisa e fituan pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991. Këto tri vende tani janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, si dhe e mbështesin fuqishëm Ukrainën në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.

Kallas u bë kryeministre e Estonisë më 2021 dhe menjëherë u zotua se do t’i shkatërronte hiç më pak se 400 monumente të cilat shihet si trashëgimi e padëshiruar nga epoka sovjetike./ REL

Etiketa: kremliniliste e zezeMoska

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmi në Rumani, reagon Kremlini: Akuzat për dronë rusë në territorin e BE-së janë të pabazuara

15:42 : 29/05/2026
BOTA

Raporti i CNN: Kremlini i frikësohet një atentati ndaj Putin

14:51 : 04/05/2026
AKTUALITET

Avokatura e Shtetit në “listën e zezë” të KLSH-së, ndër institucionet me dëmin më të madh financiar

12:57 : 10/04/2026
BOTA

BE shqyrton “anëtarësim të pjesshëm” për Ukrainën, plan me 5 pika në tryezë

14:02 : 10/02/2026
BOTA

A ishte Jeffrey Epstein i lidhur me inteligjencën ruse? Kremlini mohon akuzat

15:15 : 05/02/2026
BOTA

Dimër ekstrem në Moskë, regjistron reshjet më të dendura të borës në më shumë se 200 vjet

20:40 : 29/01/2026
Para

“Sarri është mjeshtër i futbollit”, Lotito: E ardhmja e Lacios do të jetë e bukur!

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom