• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Biden: Deklaratat e Trump për NATO-n janë joamerikane

22:14 : 13/02/2024
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë të martën se deklaratat e ish-presidentit Donald Trump, që e vunë në dyshim përkushtimin amerikan për t’i mbrojtur nga sulmet aleatët e vet në NATO, janë “joamerikane” dhe “të rrezikshme”.

Trump tha të shtunën se dikur kishte paralajmëruar se do ta lejonte Rusinë të bëjë çfarë të dojë me vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk e përmbushin zotimin për t’i shpenzuar 2 për qind të bruto produktit të brendshëm për mbrojtjen. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të martën, Bideni tha se komentet e Trumpit, i cili i prin garës së republikanëve për t’u nominuar për president në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, ishin “tronditëse” po ashtu.

“E tërë bota e dëgjoi këtë dhe më e keqja është se ai e ka me gjithë mend”, tha Biden.

Bideni tha se “kur Amerika e jep fjalën, kjo është diçka e rëndësishme”, si dhe tha komentet e Trumpit që e vunë në dyshim përkushtimin e SHBA-së janë “joamerikane”.

“Ai nuk e kupton se përkushtimi i shenjtë që e kemi bërë, është edhe në dobinë tonë”, tha Biden.

Lexo edhe:

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Si president amerikan nga viti 2017 deri më 2021, Trumpi shpesh i kritikonte NATO-n dhe anëtarët e saj si, Gjermaninë, duke i akuzuar se nuk po paguanin mjaftueshëm për mbrojtjen e vet dhe se po mbështeteshin në Uashingtonin për t’i mbrojtur. Ai e vuri në dyshim haptazi parimin e mbrojtjes së përbashkët. Edhe administratat e tjera amerikane i kanë akuzuar evropianët për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje, por me ton më të butë. Kritikat e Trumpit arritën në një shkallë tjetër gjatë një fushate zgjedhore të shtunën në Karolinën e Jugut, kur ai kujtoi, siç tha, një bisedë me “një president të një vendi të madh”.

“Epo, zotëri, nëse ne nuk paguajmë dhe na sulmon Rusia, a do të na mbroni ju?” Trumpi e citoi liderin anonim të ketë thënë.

“Unë i thashë: ‘Ju nuk keni paguar? Ju jeni fajtor?’ Ndërsa, ai më tha: ‘Po, të themi se ndodhi ajo.’ Jo, unë nuk do t’ju mbroja juve. Në fakt, unë do t’i nxisja ata [Rusinë] të bëjnë çfarë dreqin duan. Ju duhet të paguani”, tha Trump.

Sipas vlerësimeve të NATO-s nga korriku i vitit të kaluar, 11 vende anëtare pritej ta arrinin synimin e 2 përqindëshit më 2023. Ato ishin: Polonia, Shtetet e Bashkuara, Greqia, Estonia, Lituania, Finlanda, Rumania, Hungaria, Letonia, Britani e Madhe dhe Sllovakia. Gjermania, e cila ka ndër ekonomitë më të mira në Evropë, shpenzoi rreth 1.75 për qind të GDP-së për mbrojtjen. Por, zyrtarët gjermanë kanë thënë se presin se do ta arrijnë cakun prej 2 për qind këtë vit, kryesisht falë një fondi të veçantë prej 1 miliard eurove të themeluar si përgjigje ndaj luftës ruse në Ukrainë. Vendet që shpenzuan më së paku nga GDP-ja e brendshme ishin: Spanja, Belgjika dhe Luksemburgu, sipas të dhënave të NATO-s./ REL

Etiketa: BidennatoTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
Para

Romeo i shpëton nominimit, Heidi dhe Lisi përballë njëri-tjetrit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com