• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Aparatura s’punon”/ QSUT u mohon mjekimin të prekurve nga sëmundja e rëndë (VIDEO)

21:35 : 12/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Emisioni “Stop” solli rrëfimin e  një pacienti  të dëshpëruar të cilit nuk i kanë mbetur më para për të kuruar sëmundjen e tij.

Ato, që pati kursyer i shpenzoi për terapitë në spitale private. Në gjymtyrët e poshtme qytetari ka njolla, pasi është prekur nga “sarkoma kaposi”.

Nëse nuk kurohet, njollat do t’i përhapen në gjithë trupin dhe shëndeti i tij do të jetë në rrezik.

Denoncuesi tregon se ka shkuar disa herë në QSUT, por i thonë që është gati aparatura për problemin e tij, por nuk po e vënë në funksion.

“Më është shfaqur një sëmundje para 1 vit e gjysmë. Pas vizitave dhe ekzaminimeve që bëra u konstatua që ishte një sëmundje që bën pjesë në sëmundjet tumorale të lëkurës. Pasi bëra të gjitha ekzaminimet, biopsinë e të gjitha këto, më rekomanduan që hapa dhe kartelën tek spitali onkologjik vjet në Shkurt. Si përfundim bëra dhe konsultën me komisionin dhe më rekomanduan që do mjekohesha me radio terapi.

Lexo edhe:

Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin

Zbulohet ekspertiza: Ja çfarë e shkaktoi zjarrin në QSUT

Më thonë që na është prishur aparatura dhe po merremi me këtë punë. Na kanë ardhur aparatura të reja dhe do të riparohej dhoma atje. Po si do bëhet thashë se në fakt i kisha shumë të acaruara. Ai më rekomandon që vetëm tek ata do vesh se ata kanë aparaturë. Ana financiare në fillim u paguan 3 milionë Lekë se kaq e ka atë, bëra seancë në Shkurt, Mars, dy seanca atje dhe nuk vazhdova dot më.

Kjo sëmundje dëmton enët e gjakut. Në fillim shfaqet tek ekstremitetet e poshtme, është një sëmundje autoimuno. E vetmja në opsionet e mjekimit për të mos vajtur tek kimioterapi, më rekomanduan që jep radioterapi, e bombardojnë me rreze atë. Para disa ditësh vajta atje është të vesh duart në kokë. Gjysma ishte bërë. Takoj shefin e radiologjisë më thotë kam vajtur në ministri e kam bërë problem, dhe ne të gjitha menaxhimet e këtyre spitaleve, janë 5 spitale kombëtare të gjitha këtu, me këtë organizimin që ka bërë ministria që i menaxhon të gjitha nga qendra aty. Kërkova takim me drejtoreshën nuk e takova dot. Në këtë situatë thashë t’u drejtohem juve”, tha denoncuesi.

Por çfarë i thuhet këtij pacienti kur interesohet për këtë problematikë kur shkon atje?

Stafi mjekësor: Drejtohu drejtorisë, jo mua!

Pacienti: Pse?

Stafi mjekësor: Po sepse drejtoria e ka…

Pacienti: Mua më thanë, që shefi jeni ju. Unë, shpresat tek ty i kisha.

Stafi mjekësor: Unë të thashë, që nuk varet nga ne, që në fillim.

“Mbesa”: Po u bë gjithë kjo kohë, që gjyshi po i vazhdon, i ka vazhduar mjekimet te privati. Nuk po i përballon dot më.

Stafi mjekësor: Unë dua, që ta vendosim që sot, e dashur, por nuk është nga unë.

“Mbesa”: Po pse nuk është vendosur?

Stafi mjekësor: Po pra, kërkoje në drejtori, e dashur! Janë ca gjëra, që nuk i kemi ne në dorë. Ne, kemi pacientin, që vjen, që e shohim, e vizitojmë, i bëjmë analizat. Po të merreshim me të gjitha, do ta kishim rregulluar edhe Shqipërinë, jo vetëm ortovoltazhin, këtë aparaturën.

Pacienti: Aparaturat kanë ardhur, apo jo? Kanë ardhur aparaturat?

Stafi mjekësor: Aparaturat, po, kanë ardhur.

Pacienti: Kanë ardhur? Po!

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, thotë se ortovoltazhi i ri ka ardhur, por po bëhet gati bunkeri, që të  fillojë trajtimi. Sipas drejtoreshës, ky problem mbyllet brenda Shkurtit.

Albana Fico, dr. QSUT: Ortovoltazhi i ri ka ardhur. Po bëhet gati bunkeri, që të fillojë trajtimi. Këto nuk sistemohen nga inxhinierët shqiptarë.

Gazetari: Të gjitha këto teorikisht duket se janë shumë në rregull.

Albana Fico: Jo duken, janë!

Gazetari: Duhet të keni parasysh shqetësimin serioz për jetën e një pacienti, i cili mbi të gjitha nuk mundet dot të paguajë privatin.

Albana Fico: Shiko! Unë besoj, se një mjek është shumë herë më i shqetësuar, sesa një gazetar. Unë mendoj, se me datat, që ata na kanë dhënë, kjo gjë mbyllet brenda shkurtit. Pacienti, i cili ka problematika të caktuara, është i lutur të paraqitet pranë shërbimit.

Gazetari: Po është paraqitur ai.

Albana Fico: Po tani, ti e ke fjalë goje? Unë nuk kam një emër. Emrin e pacientit dhe unë do ta ndjek personalisht! Unë nuk kam një emër.

Gazetari: Jo nuk e kam fjalë goje sepse duke folur me gazetarin investigativ e nderuar. Nuk dua ta investigosh, dua ta zgjidhësh drejtoreshë. Këtë nuk e kupton qytetari, ai do shërbimin. Kur do të vihet në funksion drejtoreshë sepse kemi në rrezik jetën e një personi, një qytetari.

Albana Fico: Emrin e pacientit dhe unë do ta ndjek personalisht! Tani, emrin e pacientit dhe unë do ta  ndjek personalisht! Më shumë sesa kaq…Por, kur të them, që do ta ndjek personalisht, do ta ndjek personalisht, se për mua si mjeke, çdo pacient është njeriu im.

“Stop” ka mësuar se QSUT ka lidhur kontratë me një operator për rikonstruksionin e ambienteve të reja për ortovoltazhin më 26 Tetor 2023 dhe parashikohej, që punimet të kryheshin për 6 javë, por kjo nuk ka ndodhur.

Në Shqipëri numërohen çdo vit 6000 raste të reja me sëmundje tumorale, përfshirë edhe ato të lëkurës.

KLSH në një raport të vitit 2023 kryer në QSUT është shprehur se “Pas daljes nga funksioni të pajisjes së vjetër, në 2 nëntor 2022, 200 pacientë, që janë të prekur nga tumori i lëkurës nuk e kanë marrë shërbimin me radioterapi”.

KLSH ka bërë direkt fajtore drejtorinë e QSUT për mosgjetjen e kushteve për mosgjetjen e kushteve për vendosjen e aparatit të ri. Nga ana tjetër KLSH në përfundim shprehet se mungesa e infrastrukturës së nevojshme të godinës së pitalit ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të pacientëve duke ulur besimin për një shërbim spitalor të denjë dhe të pastër duke treguar se shërbimi i spitalit onkologjik nuk ka efektivitet të plotë për trajtimin e sëmundjeve tumorale për periudhën në auditim.

/Tv Klan/

Etiketa: Albana FicoMjekësiaqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin

11:41 : 28/04/2025
AKTUALITET

Zbulohet ekspertiza: Ja çfarë e shkaktoi zjarrin në QSUT

22:09 : 16/04/2025
AKTUALITET

SPAK-u mbyll sytë/ “Eco Riciklim” e Klodian Allajbeu abuzon me tenderat në QSUT

16:20 : 06/04/2025
AKTUALITET

Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin

12:27 : 03/04/2025
AKTUALITET

Babloku, nga unikatil në superkatil

17:45 : 31/03/2025
AKTUALITET

Urgjenca QSUNT/ Aparatura të prishura dhe radhë të gjata, situatë alarmante

21:47 : 28/03/2025
Para

Video/ Crystal Palace-Chelsea, Lerma ndëshkon “blutë” me një eurogol

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com