• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Përballje e ashpër Kurti – Vuҫiç në Këshillin e Sigurimit

08:13 : 09/02/2024
në RAJONI

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo seancë u thirr nga Serbia, pas fillimit të zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e përcakton si valutë të vetme në Kosovë euron, duke pamundësuar kështu përdorimin e dinarit serb për pagesa, gjë që nxiti edhe shqetësime ndërkombëtare për mundësinë e tensioneve ndëretnike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuҫiq, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, vendimin e Kosovës për ndalimin e dinarit serb e cilësoi: “vazhdimësi të sulmeve sistematike ndaj serbëve”, dhe akuzoi  institucionet e Kosovës të cilat sipas tij, “kanë krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

“Kemi kërkuar këtë takim për shkak të veprimit të Bankës së ashtuquajtur të Kosovës për ndalimin e dinarit. I ashtuquajturi lidership ka vazhduar sulmet ndaj popullatës serbe pasi mbijetesa e tyre në provincën jugore varet nga buxheti i Serbisë”, tha Vuçiq. Sipas tij, “Ky është sulm ndaj popullatës serbe dhe e bën situatën në Kosovë të vështirë”.

“Prishtina po i pamundëson veprimet e të gjitha institucioneve shëndetësore, kulturore e arsimore që ofrojnë kushtet bazike. Çdo parandalim i financimit të spitaleve, shkollave e çerdheve të Serbisë është sulm i drejtpërdrejt ndaj serbëve dhe ndaj themelimit të Asociacionit”, u shpreh Vuҫiq. Presidenti i Serbisë tha, se “janë 470 sulme të motivuara etnikisht ndaj serbëve dhe Kishës serbe në Kosovë, qëkurse qeverinë e udhëheq Albin Kurti. Ai është në ballë të persekutimit të serbëve”, deklaroi Vuçiq.

Lexo edhe:

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili mori pjesë për herë të parë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kurti i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, sipas të cilit Kosova po kryen spastrim ndaj serbëve të Kosovës.

“Me krenari e themi që e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së të drejtave të pakicave, 20 mandate të garantuara në parlament nga 120 në total, prej të cilave 10 janë posaçërisht të serbëve. Serbët në Kosovë kanë po ashtu 10 nga 38 komunat në Kosovë. Gjuha serbe është gjithkund gjuhë zyrtare. Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik apo persekutim ndaj komunitetit serb, është thjesht gënjeshtër që është përgënjeshtruar nga shumë organizata ndërkombëtare”, tha Kurti.

Lidhur me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, Kurti tha, se “ajo nuk e pengon Serbinë t’u ofrojë ndihma financiare serbëve”.

“Gjithçka tjetër është propagandë e rrejshme dhe nxitje e tensioneve. Rregullorja sjell ligjshmëri të importit të parave në Kosovë në përputhje me kushtetutën dhe politikën monetare të BE-së. Beogradi ka thirrur alarm jo për shkak të këmbimit të dinarit në euro, por për shkak se po ndalohen thasë me dinarë në kufij dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë të Kosovës, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen”, tha Kurti. Kryeministri kosovar në Këshillin e Sigurimit e përmendi edhe sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe akuzoi drejtpërdrejt Vuçiqin për financim e mbështetje të këtij sulmi të armatosur.

Kryeministri Kurti akuzoi Serbinë edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjeve të dakorduara në  Bruksel dhe Ohrër, duke mos i respektuar edhe pikat për të cilat janë dakorduar.

“Serbia refuzon dy obligime kyçe, që të mos pengojë anëtarësimin ndërkombëtar të Kosovës dhe të mos respektojë integritetin territorial. Nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm formalitet është edhe garanci për implementimin e saj të plotë dhe të pakusht, edhe për paqen dhe sigurinë në Ballkan”, tha Kurti duke e ftuar Vuҫiqin që ta nënshkruajë marrëveshjen.

“E ftoj të nënshkruajë këtu sot, menjëherë, duke theksuar rolin krucial të kartës së OKB-së në këtë marrëdhënie. Ky akt simbolik do të demonstronte përkushtimin e tij për marrëdhënie paqësore me Kosovën”, tha Kurti.

Ky deklarim i Kurtit nuk i pëlqeu përfaqësueses së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila tha se dialogu Kosovë-Serbi, mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe jo nga Këshilli i Sigurimit.

Pamje nga jashtë e godinës së selisë qendrore të OKB-së në Nju Jork me flamujt e vendeve anëtare të organizatës
Selia qendrore e OKB-së në Nju JorkFotografi: AP

“Inkurajojmë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja që SHBA-ja e mbështet fuqimisht dhe vazhdimisht. Që të jemi të qartë, është dialogu i lehtësuar nga BE-ja e jo i Këshillit të Sigurimit, që duhet të jenë kanale për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe zgjidhjet që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Greenfield.  Ajo po ashtu tha, se SHBA-ja ka shprehur brengën sa i përket planit të Kosovës për zbatimin e Rregullores së BQK-së për  transaksionet në para të gatshme.

“Vendimi është marrë pa përgatitje adekuate apo konsultim me popullatën lokale. Edhe një herë bëjmë thirrje për zbatim të këtij plani, por, që të shtyhet deri sa të ketë procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane”, tha ambasadorja e SHBA-së.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Dmitry Polyanskiy, tha se kërkesa e Peëendimit dhe Bashkimit Evropian që të njihet shtetësia e Kosovës është e padrejtë. Ai tha se “vetëm në vitin 2023, 178 sulme etnike janë kryer ndaj serbëve e pronave të tyre”, duke mos saktësuar se nga kush janë kryer ato sulme.

Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, tha se tensionet aktuale ritheksojnë rëndësinë për përkushtim edhe më të madh për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Së pari Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të shmangin veprimet e njëanshme. Së dyti, Kosova duhet të ushtrojë pushtetin e vet sovran në përputhje me vizionin e demokracisë shumëetnike që është ngulitur pikërisht në zemër të Kushtetutës së Kosovës”, tha ambasadori britanik. Ai ftoi autoritetet kosovare që të ndërtojnë një plan të qartë, që të gjithë serbët e Kosovës të vazhdojnë të marrin të ardhura dhe që shërbimet themelore të vazhdojnë të funksionojnë derisa të gjendet një zgjidhje e gjithanshme./DW

Etiketa: albin kurtiAleksander Vucicdinari serbOKB

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025
RAJONI

Kurti-opozitës: Votuat Zajednicën, Specialen e demarkacionin, sot s’e votoni Albulena Haxhiun

22:29 : 31/05/2025
RAJONI

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
BOTA

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

19:20 : 30/05/2025
BOTA

OKB/ SHBA: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen për përfundimin e luftës në Ukrainë

10:12 : 30/05/2025
BOTA

OKB: Sulmet e Rusisë me dronë në Herson të Ukrainës përbëjnë krim lufte

13:16 : 29/05/2025
Para

Pajtohen Sara dhe Bardhi, shfaqen në momente intime në mes të natës/ VIDEO

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com