• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DRAP Lezhë si “çerdhe” paligjshmërie, funksionarët si në çifligun e tyre

21:44 : 08/02/2024
në AKTUALITET

Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish-drejtor i DRAP, drejtor shkolle në Gjadër-Lezhë, për veprën penale “shpërdorim detyre”. Por Pulaj vijon punën si drejtor në shkollë.

Emisioni “Stop” u interesua në DRAP, ku mësoi që nuk kanë dijeni për këtë vendim, të cilin do ta zbatojnë duke pezulluar Bardhok Pulajn.

Gazetarja: Ju nuk keni asnjë lloj dijenie për procesin gjyqësor?

Juristja DRAP Lezhë: Asnjë lloj dijenie dhe as nuk jemi palë. DRAP-i nuk është palë.

Gazetarja: Në kushtet kur ne ju vëmë në dijeni që ka një vendim gjyqësor për këtë drejtues, a duhet të kishim pezullim?

Lexo edhe:

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

Qarku Lezhë/ Përmbyset rezultati, kryeson PS

Juristja DRAP Lezhë: Atëherë, në qoftë se në institucion, te zyra e protokollit, po flas, vjen nga gjykata apo një shtetas, patjetër, që DRAP-i duhet të vijojë pastaj me çfarë parashikon legjislacioni në fuqi.

Gazetarja: Çfarë parashikon në këto raste?

Juristja DRAP Lezhë: Eshtë ligji 69 i ndryshuar, ka vendimarrje të kësaj natyre dhe është marrë një masë sigurimi, vijohet me pezullimin e marrëdhënieve financiare të këtij shtetasi dhe të detyrës deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Por nuk mbarojnë me kaq shkeljet në DRAP Lezhë. Tek burimet njerëzore është akoma Pashk Alia me shkollim Ekonomi Agrare. Drejtoresha Blediana Nika, e shkollës “Jordan Misja” në Shkodër, është marrë nga rruga dhe është bërë drejtoreshë.  Shkelje tjetër është sistemi i pikëzimit me 115 pikë, kur pikët maksimale do të ishin 50.

Emisioni “Stop” shkoi në DRAP Lezhë për të takuar drejtuesin Hasan Muça, por arriti të kontaktonte me të vetëm përmes celularit.

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Alo! Mirë! Si kalove ti? Tani unë jam në Kukës, se kam analizën.

Gazetarja: Kur do mund të lëmë një takim, të vij unë dhe të kem nderin të takohemi nga afër.

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të lutem motra ime, në bazë të Ligjit për Informimin, më bëni një kërkesë dhe unë jam i detyruar, që t’ju kthej përgjigje brenda afateve kohore.

Gazetarja: Ashtu siç jeni i detyruar edhe të më prisni në një takim.

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Ju lutem më bëni kërkesën, sipas ligjit për të drejtën e informimit dhe unë do ju kthej përgjigje!

Gazetarja: Drejtor, jeni i detyruar të më prisni në një takim që unë po e kërkoj.

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: E nderuar! Më bëni kërkesë dhe unë do ju kthej përgjigje!

Gazetarja: Jo, nuk dua të bëj kërkesë, dua takim me ju!

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të lutem, bëj kërkesën!

Gazetarja: Nuk bëj kërkesë, dua takim.

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Domenikë! Tani po futem në takim!

Gazetarja: Takim të mbarë!

Hasan Muça, drejtor DRAP Lezhë: Të përshëndes, më bëni kërkesën ju lutem, unë do përgjigjem!

Gazetarja: Jo, s’ka kërkesë.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i çështjeve të arsimit, i konsideron të paprecedenta dhe në paligjshmëri të thellë shkeljet në DRAP Lezhë e i bën thirrje KLSH-së të shkojë për kontroll në këtë institucion.

Ndriçim Mehmeti: Me një fjalë quhet paligjshmëri e thellë, e paprecedentë dhe e pakrahasueshme me rastet që ju keni… E para njëherë, një drejtor shkolle jo me vendim të shkallës së parë, por sikur të kishin nisur hetimet, ai do të pezullohet, do të kërkonte vetë vetëpezullim. E dyta, merret një drejtues shkolle që nuk ka asnjë përvojë në arsim ndërkohë që nga njëra anë trumbetohet që ne do marrim më të mirët, tani sundon meritokracia, vendosën vetë shkollën e drejtorëve, vendosën vetë disa kritere si do bëhej drejtor dhe i shkelën me këmbë. Nuk ka pikë. Pikët janë 50. Nuk ka 115. Po ashtu ka kritika të forta dhe ka dyshime të forta edhe për disa burime të tjera kështu që tani nuk ngelet asnjë gjë tjetër përveçse atje të shkojë Kontrolli i Lartë i Shtetit sepse Ministria e Arsimit i di, dhe institucionet e tjera, dhe t’i vënë pikat mbi “i”.

Etiketa: Bardhok Pulajndrejtor shkolle në Gjadër-Lezhëish-drejtor i DRAPlezhevijon punën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Lezhë/ Përmbyset rezultati, kryeson PS

08:22 : 12/05/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina e përplas në vijat e bardha, këmbësorja në gjendje kritike për jetën

17:03 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit nisin me probleme teknike në Lezhë, vonesa në një qendër votimi

07:45 : 11/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lezhë! Dyshohet se konsumoi fostoksinë, humb jetën 51-vjeçarja

12:19 : 07/05/2025
Para

"Benzi" përplas të rinjtë që po shtynin makinë në Sarandë, një 15-vjeçar në gjendje kritike

TË GJITHA

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com