• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hamasi përgjigjet ndaj planit për armëpushim në Gazë

15:57 : 07/02/2024
në BOTA

Grupi palestinez, Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, është përgjigjur ndaj një propozimi për një marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve.

Përgjigja e grupit radikal palestinez është publikuar në një media libazene. Dokumenti, autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga zyrtarët, ofron pamjen më të qartë deri më tani të kërkesave të grupit radikal në këmbim të lirimit të më shumë se 100 pengjeve që po mban në Gazë.

Përgjigja ndaj planit të hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli, Katari dhe Egjipti parasheh një marrëveshje prej tri fazash, që do të zbatohej në një periudhë prej katër muajsh e gjysmë, duke çuar drejt fundit të luftës dhe lirimit të të gjitha pengjeve.

Propozimi i Hamasit në mënyrë efektive do të linte në pushtet në Gazë grupin radikal dhe do t’i mundësonte që të rindërtonte aftësitë e tij ushtarake, një skenar që Izraeli e refuzon me vendosmëri.

Në fazën e parë prej 45 ditësh, Hamasi do të lironte gratë dhe fëmijët e mbetur, por edhe burrat e moshuar dhe ata të sëmurë, në këmbim të lirimit të të gjitha grave, fëmijëve, të sëmurëve dhe të burgosurve të moshuar që mbahen nga Izraeli.

Lexo edhe:

Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

Armëpushim në Gaza/ Plani pranohet nga qeveria izraelite, asnjë reagim nga Hamas

Izraeli do të lironte edhe 1.500 të burgosur palestinezë, përfshirë edhe 500 persona, që Hamasi specifikisht kërkon lirimin e tyre, që me gjasë janë luftëtarë të grupit radikal profilit të profilit të lartë, të cilët po qëndrojnë në burgjet izraelite të dënuar me burgim të përjetshëm.

Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga qendrat e populluara, do të ndalte operacionet ajrore dhe do të lejonte që në Gazë të dërgohej më shumë ndihmë humanitare dhe të niste rindërtimi.

Po ashtu, propozimi parasheh që personat e zhvendosur të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre, përfshirë në veri të Gazës, dhe të hapen të gjitha vendkalimet.

Në fazën e dytë, e cila do të negociohej teksa do të zhvillohej faza e parë, Hamasi do të lironte pengjet e mbetura, kryesisht ushtarë dhe burra civilë, në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve dhe Izraeli do të kompletonte tërheqjen nga Gaza.

Të dyja palët do të këmbenin pengjet e vrara dhe të burgosurit e vrarë gjatë fazës së tretë, e cila do të hapte rrugën për një armëpushim afatgjatë.

Një zyrtar i Hamasit dhe dy zyrtarë të Egjiptit konfirmuan autenticitetin e dokumentit të publikuar nga gazeta në Liban, Al-Akhbar, raporton Associated Press.

Kjo gazetë libaneze është e afërt me grupin libanez, Hezbollah, që është aleat i Hamasit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndërkaq, u takua me udhëheqësit izraelitë për t’i informuar për zhvillimet rreth një marrëveshjeje armëpushimi, pasi Hamasi shpalosi planin e detajuar për këtë çështje.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit dhe rikthimin e të gjitha pengjeve të mbetura.

Blinken, i cili po zhvillon vizitën e pestë në rajon që kur nisi lufta më 7 tetor, po tenton që të avancojë arritjen e një armëpushimi në Gazë dhe normalizimin e raporteve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, në këmbim “të një rruge të qartë dhe të besueshme drejt themelimit të një shteti palestinez”.

Netanyahu kundërshton fuqishëm shtetësinë palestineze.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – që është konflikti më vdekjeprurës mes palëve në histori – nisi pasi Hamasi kreu sulm më 7 tetor në jug të Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë tokësore, ajrore dhe detare në Rripin e Gazës, shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, deri më tani janë vrarë mbi 27.000 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë./REL

Etiketa: armepushimgazehamas

Lajme të lidhura

BOTA

Hamas dhe Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për vrasjet e civilëve

21:09 : 03/06/2025
BOTA

Armëpushim në Gaza/ Plani pranohet nga qeveria izraelite, asnjë reagim nga Hamas

21:26 : 29/05/2025
BOTA

Netanyahu e konfirmon: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

16:21 : 28/05/2025
AKTUALITET

“Putin nuk e do paqen”/ Starmer nga Tirana: Nëse s’do vendosim sanksione, s’ka armëpushim

11:37 : 16/05/2025
BOTA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025
BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
Para

Ushtronte dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 58-vjeçari në Korçë. Procedohen 5 të tjerë

TË GJITHA

Plagosja e çiftit në Rrogozhinë/ Gjendet e fshehur në mur arma e krimit

18:49 : 06/06/2025

Fitoi trofeun europian, klubi londinez shkarkon trajnerin

18:32 : 06/06/2025

“E prisja jashtë, por nuk ishte aty”/ Ron Zaiti rrëfen ndarjen nga partnerja pas “Ferma VIP”

18:28 : 06/06/2025

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përfundon në kanal

18:14 : 06/06/2025

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

17:56 : 06/06/2025

Fat dhe sukses! Kush janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

17:41 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com