• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Erlis Frashëri: Flamurtari i mungon elitës, na hoqën fitoren në Elbasan

18:04 : 07/02/2024
në SPORT

Erlis Frashëri ishte goditja në limite e Flamurtarit në merkaton e dimrit. Ish-kapiteni i Skënderbeut vendosi të vinte në Vlorë, që sipas tij e bindi Sinan Idrizi dhe projekti i Flamurtarit.

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, 35-vjeçari që ka një eksperiencë të madhe në futboll, premton se do të bëjë maksimumin për të realizuar objektivin madhor.

Frashëri thotë se Superiores i mungon Flamurtari. Ai pohon se në Elbasan pa një skuadër shumë të mirë, por që iu hoq në mënyrë të padrejtë fitorja. Frashëri flet edhe për kohën e lirë në Vlorë, si dhe për shokët me të cilët shoqërohet më shumë.

Frashëri, çfarë ju bindi të firmosnit në Vlorë?

Më bindi presidenti Sinan Idrizi. Më ka folur shumë për ekipin e tij dhe shpreson që të shkojë në elitën e futbollit shqiptar sa më shpejt. Por, edhe projekti i klubit. Kështu që vendosa me shumë kënaqësi që të jem pjesë e Flamurtarit.

Lexo edhe:

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

Ju kontaktoi vetë Idrizi për të ardhur te Flamurtari, apo…?

Po, po. Kam folur me presidentin dhe me djalin e tij.

Keni qenë kapiten i Skënderbeut. E kishit të vështirë largimin nga Korça?

Të them të drejtën ishte pak e vështirë, sepse isha kapiten i Skënderbeut. Por më bindi presidenti dhe projekti që ka klubi. Tashmë jam pjesë e Flamurtarit dhe do të japë maksimumin tim.

Objektivi është Superiorja. Mendoni se është i arritshëm?

Ne do të bëjmë maksimumin tonë për të dhënë më të mirën për Flamurtarin. Është një ekip i madh dhe i mungon Superiores. Por do të bëjmë gjithçka që të arrijmë objektivat e klubit. Kam shumë besim te grupi i lojtarëve. Grupi është shumë i rëndësishëm dhe ka lojtarë elite. Ka lojtarë të Superiores që kanë treguar aftësitë e tyre në ekipet ku kanë luajtur. Besoj se me mbështetjen e presidentit Idrizi ne do ta arrijmë objektivin.

Me Elbasani ju iku fitorja nga duart. Keni një koment për atë që ndodhi të dielën?

Unë jam futbollist dhe nuk doja që të shprehesha në këtë mënyrë. Jo na iku, por na e hoqën. Ne treguam se kemi ekip shumë të mirë. Në atë ndeshje treguam karakter shumë të fortë. Flamurtarin e kam ndjekur në Kategorinë e Parë, por asnjëherë nuk e kam parë si në këtë takim. I bëmë shumë mirë detyrat edhe pse ishim me një lojtar më pak. Fituam ndeshjen, por na mohuan golin. Kjo na bën edhe më të fortë për të vijuar më tej dhe të shfaqim potencialin tonë duke marrë rezultate pozitive.

Si e gjetët ambientin në Vlorë?

Të them të drejtën pjesën më të madhe të djemve i njihja edhe më parë. Kemi luajtur edhe bashkë, por edhe si kundërshtarë me ekipe të ndryshme. Janë djem shumë të mirë dhe punojnë fort. Shpresoj që të arrijmë objektivat që kemi.

Me kë shoqëroheni më shumë?

Unë në fakt shoqërohem me të gjithë. Jam një tip që bashkohem me të gjithë, si me djemtë e rinj ashtu edhe me ata me eksperiencë. Por, më shumë qëndroj me Idriz Bathën, Aldo Teqajn dhe me Fabio Beqjan.

Etiketa: Erlis FrashëriFlamurtari

Lajme të lidhura

SPORT

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025
SPORT

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, Vasil Shkurtaj zgjedh të rikthehet andej nga erdhi

11:05 : 26/07/2025
SPORT

Albi Alla largohet nga Flamurtari pas një sezoni, firmos me klubin grek

21:27 : 25/07/2025
SPORT

Flamurtari prezanton sulmuesin e Kombëtares Shpresa

16:32 : 21/07/2025
SPORT

Vasil Shkurtaj njofton largimin nga Flamurtari, zbulohet klubi i radhës i sulmuesit

17:49 : 18/07/2025
SPORT

ZYRTARE/ Afrimi i radhës në Vlorë, Flamurtari firmos me talentin e Shkupit

20:57 : 17/07/2025
Para

Basha propozon amendamentin për strategjinë e sigurisë kombëtare në Kuvend

TË GJITHA

Lubonja: Ndryshimet në Kodin Penal bëhen që Rama të mbajë pushtetin sa më gjatë

19:46 : 08/08/2025

Protagonist i titullit kampion me Tiranën, Kristijan Toshevski kthehet në futbollin shqiptar

19:44 : 08/08/2025

Analiza: Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

19:34 : 08/08/2025

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com