• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Basketboll/ Vllaznia mund në shtëpi Tiranën, Apolonia surprizon Teutën

16:45 : 05/02/2024
në SPORT

Me ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës është kompletuar java e 13-të në kampionatin kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Të mbështetur nga tifozëria e zjarrtë shkodrane, kuqeblutë e Damian Bekteshit bënë një paraqitje të shkëlqyer duke i mundur kampionët në fuqi me rezultatin 83-77 (22-14, 20-19, 13-26, 28-18).

Një ndeshje mjaft e bukur, me përmbysje dhe ri-përmbysje, ndërsa në fund ishin vendësit ata që festuan. Kjo ishte fitorja e nëntë në kampionat për Vllazninë, sukses që i mundëson shkodranëve edhe parakalimin ndaj Tiranës, duke i ngjitur në vend të tretë, në kuotë të barabartë pikësh me Kamzën e vendit të dytë.

I gjithë formacioni i vendësve e mbylli në dopioshifër pikësh, ndërsa më i miri ishte Tucker me 23 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime. Për Tiranën nuk mjaftoi Hysenagolli, autor i 18 pikëve dhe 20 kërcimeve.

Në ndeshjet e tjera, Teuta vijon momentin negativ në këtë gjysmë të dytë të sezonit, teksa të shtunën ndaj Apolonisë pësoi humbjen e dytë radhazi dhe të pestën gjithsej në kampionat. Fierakët morën një sukses me vlera për zonën “play off” dhe për qëndrimin në elitë, duke triumfuar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” me rezultatin 78-83 (17-24, 20-13, 23-26, 18-20), në një takim tepër interesant dhe të luftuar deri në fund.

Lexo edhe:

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

Miqtë bënë më mirë në tri perioda, me përjashtim të periodës së dytë, duke dalë më fitoren e merituar. Dyshja amerikane Jones-Hamilton spikatën në lojën e Apolonisë, me të parin që u shpall MVP i takimit duke regjistruar 28 pikë, 20 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa i dyti realizoi 21 pikë, 12 kërcime e 7 asistime. Për Teutën edhe në këtë ndeshje më i miri ishte amerikani Bacon me 23 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime.

Gjithçka e thjeshtë për Partizanin në sfidën ndaj korçarëve të vendit të fundit. Kështu 33 herë kampionët e Shqipërisë mundën Skënderbeun me rezultatin treshifror 117-83 (31-17, 33- 12, 27-22, 26-32) në takimin e luajtur të shtunën në “Asllan Rusi”.

Skuadra e Erdal Borovës nuk e vendosi për asnjë moment në diskutim fitoren, ndërsa diferencën në parket e bëri treshja amerikane. Teclemariam shënoi 30 pikë dhe 13 kërcime, Brown e mbylli sfidën me 25 pikë e 9 kërcime, ndërsa Major me 23 pikë e 7 asistime. Në radhët e korçarëve në dopioshifër pikësh mbërritën Topi me 20, Habip me 18 dhe Prenda me 15.

Pas tetë humbjesh radhazi Elbasani është rikthyer te fitoret, teksa kaloi me sukses përballjen në transfertë ndaj Fierit, sfidë e zhvilluar në Vlorë. Verdheblutë triumfuan me rezultatin 78-85 (20-18, 19-22, 16-23, 23-22) në një ndeshje të luftuar. Kapiteni Çela me 31 pikë dhe 16 kërcime si dhe Bruno Skëndaj me 29 pikë udhëhoqën miqtë në këtë ndeshja, ndërsa për Fierin nuk mjaftuan amerikanët Anyanwu (38 pikë) dhe Lee Dunnally (19 pikë, 16 kërcime).

Kujtojmë se të premten në takimin hapës të javës, Besëlidhja kryesuese mposhti Kamzën në transfertë në shifrat 61-86. /Panoramasport

Etiketa: basketbollVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
SPORT

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

15:35 : 16/08/2025
Lajmet e Dites

Ndryshime në stafin e Vllaznisë, largohet ndihmësi i trajnerit Martini

16:27 : 15/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Vllaznia forcon sulmin, prezanton Lirim Kastratin

20:31 : 06/08/2025
Para

Berat/ Sherr për pronat, 56-vjeçari përplas qëllimisht me makinë “armikun” e tij

TË GJITHA

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

15:11 : 20/10/2025

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com