• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ukraina dhe Hungaria zhvillojnë bisedime para samitit të BE-së

22:39 : 29/01/2024
në BOTA

Ukraina dhe Hungaria thanë se e kanë shtruar rrugën për një takim të liderëve të tyre, dhe se janë pajtuar për të punuar së bashku rreth çështjeve përçarëse në lidhje me të drejtat e pakicës hungareze në Ukrainë, pas një takimi mes zyrtarëve të tyre në perëndim të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, u takua me homologun e vet ukrainas, Dmytro Kuleba, dhe shefin e Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, disa ditë para një samiti të Bashkimit Evropian (BE), ku do të kërkohet arritja e marrëveshjes së bllokuar nga Budapesti për pakon me ndihma për Kievin.

“Janë ndërmarrë hapa inkurajues drejt rikthimit të besimit mes Hungarisë dhe Ukrainës, por ende është një rrugë e gjatë dhe nevojitet shumë punë, të cilën vendi ynë është i gatshëm ta bëjë”, tha Szijjarto pas takimit në qytetin Uzhhorod në perëndim të Ukrainës.

Budapesti e ka kritikuar për shumë kohë Kievin për, siç thotë, kufizimin e të drejtave të hungarezëve etnikë, posaçërisht në lidhje me gjuhën e tyre amtare në shkolla, një çështje të cilën e përdori për ta kundërshtuar hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE vitin e kaluar.

Kubela i ka përshkuar bisedime si të sinqerta dhe konstruktive. Ai tha se palët janë pajtuar për ta themeluar një komision të posaçëm për këtë çështje, i cili do të punojë në 10 ditët e ardhshëm për hapat të cilën duhet të ndërmerren.

Lexo edhe:

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

Ukraina ka thënë se shpreson se 27 vendet anëtare të BE-së do të pajtohen në samitin e së enjtes për t’ia dhënë asaj pakon me 50 milionë euro, të cilën Kievi synon ta përdorë për ta plotësuar deficitin buxhetor këtë vit, derisa po e vazhdon luftën kundër forcave pushtuese të Rusisë.

Megjithatë, nuk është raportuar për përparim në qëndrimin e Hungarisë për pakon me ndihma gjatë bisedimeve në Uzhhorod.

Szijjaro tha se kjo nuk është çështje dypalëshe dhe se duhet të diskutohet në Bruksel.

Hungaria është vendi i vetëm i BE-së i cili nuk e mbështeti pakon me ndihma për Ukrainën në samitin e dhjetorit.

Yermak tha se janë ndërmarrë hapa për të arritur pajtim për një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrit hungarez, Viktor Orban, edhe pse nuk është caktuar datë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se presin që Orbani ta vizitojë Ukrainën, e cila do të ishte vizita e tij e parë gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Qeveria e Orbanit ka marrëdhënie të tensionuara me Kievin, por ka ruajtur lidhjet e mira me Moskën, për dallim nga vendet e tjera të BE-së, prej se Rusia e nisi pushtimin gati dy vjet më parë./REL/

Etiketa: BEhungarisamitUkraine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
Para

Paralajmërimi i Abilekajt: Gylenistëve në Shqipëri do ia dëgjoni krismën

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com