• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Degradon natyrën”/ Mjedisorët kundër ligjit të ri për zonat e (pa)mbrojtura

17:24 : 27/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Organizatat mjedisore dhe ekspertët në fushën e ruajtjes së natyrës kanë shprehur kundërshtinë e tyre përmes një qëndrimi publik për ndryshime ligjore në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, ku projektligji parashikon që t’i hapë rrugë ndërtimeve në parqet kombëtare. Qëndrimi vjen pas prezantimit të projektligjit në komision.

“Ky projektligj bie ndesh me qëllimin e ligjit për zonat e mbrojtura”, thuhet në qëndrimin e organizatave mjedisore.  Sipas tyre nëse amendamentet e propozuara miratohen, krijohen kushtet që në zonat e mbrojtura të ndërtohen hidrocentrale, të nxirren hidrokarbure, si dhe ndërtime urbane.

Për organizatat mjedisore këto lloj veprimtarish “tjetërsojnë, shfrytëzojnë intensivisht dhe degradojnë ekosistemet natyrore, duke cenuar kësisoj, thelbin e ligjit për zonat e mbrojtura”.

Pa ndryshimet ligjore zonat e mbrojtura klasifikohen si sipërfaqe territoriale në të cilat ekosistemet natyrore dhe jeta e egër duhet të mbrohen pikërisht nga investimet e sipërpërmendura.

Në projektligj, propozohet menaxhimi i të paktën 20% i sipërfaqes së zonës së mbrojtur nga bashkitë përkatëse.

Lexo edhe:

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

Nis ndërtimi i kullës 35 kate në Shkodër, urbanistët kundër: Kompania nuk e justifikon me financat që ka

Për mjedisorët është shqetësuese sepse nuk përshkruhet se si kjo sipërfaqe do të caktohet, hartëzohet dhe menaxhohet, “duke lënë të hapur marrjen në menaxhim edhe të 100% të një zone të mbrojtur nga bashkia përkatëse”.

“Zhvendosja e kompetencave menaxhuese në varësi të interesit të çdo bashkie, cenon interesin kombëtar që ekziston për ruajtjen e këtyre hapësirave të ruajtura pikërisht për vlerat dhe veçoritë që kanë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në qëndrimin e organizatave.

Ky projektligj parashikon heqjen e zonimit apo mos përcaktimin e nën zonave me regjim të ndryshëm menaxhimi brenda sipërfaqes tërësore të një zone të mbrojtur.

“Ky amendim, shkel hapur udhëzimet e  Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) të cilat janë përfshirë në ligjin aktual për zonat e mbrojtura”, thuhet në qëndrim.

Me heqjen e zonimit bëhet i pamundur zbatimi i planeve të menaxhimit dhe ruajtja e llojeve që rrezikohen në mënyrë kritike për zhdukje.

“Krijon kushte edhe për përjashtimin e komunitetit lokal nga përdorimi dhe vendimmarrja në zonat e mbrojtura”, shprehen organizatat mjedisore.

Organizatat theksojnë se nëse miratohet projektligji hidhet poshtë “gjithë investimi dhe puna e bërë ndër dekada për konsolidimin dhe mirë-administrimin e zonave të mbrojtura në vend”.

Së fundmi organizatat kërkojnë që këto ndryshime të mos votohen duke argumentuar se ligji aktual është i mjaftueshëm për administrimin dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura “nëse do të ketë një zbatueshmëri të plotë, apo më të mirë të tyre”.

“Çdo propozim i mundshëm për ndryshimin e këtij ligji duhet të vijë vetëm pas një analize të thelluar të zbatueshmërisë së ligjit aktual dhe evidentimit të nevojave faktike për ndryshim”, përmbyllet qëndrimi i organizatave dhe ekspertë të mjedisit duke përmendur dhe nevojën për konsultim me palët e interesit.

Këto ndryshime ligjore erdhën si propozim i një grupi deputetësh socialist. Por tentativat për ndërhyrje në zonat e mbrojtura kanë nisur që para këtij propozimi.

Ligji i shumë debatuar për Investimet Strategjike një nga elementët problematik të tij ka pikërisht ndërhyrjen në zona të mbrojtura. Ky ligj u shty sërish për të katrën herë, këtë herë deri në vitin 2027.

Me anë të këtij ligji janë miratuar 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve  Natyrore.

Qeveria e ka mbështetur hapur këto ndryshime ligjore. Ishte kryeministri Edi Rama ai që gjatë një aktiviteti për Vjosën u shpreh se “Leksionet morale sesi duhet të sillemi me natyrën qeveria jonë nuk i pranon dot”.

/Citizens Channel

Etiketa: Degradon natyrënkunderligjitmjedisorët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Myftinia e Shkodrës kundër ndërtimit të kullës 35 katëshe: Po grabitet prona jona!

16:07 : 27/09/2025
AKTUALITET

Nis ndërtimi i kullës 35 kate në Shkodër, urbanistët kundër: Kompania nuk e justifikon me financat që ka

18:51 : 24/09/2025
BOTA

“Diktator në tentativë”, Washingtoni në protestë kundër Trump

09:26 : 07/09/2025
BOTA

Plani për pushtimin e Gazës, bota kundër Izraelit

08:46 : 09/08/2025
AKTUALITET

Liderët Bektashi në Ballkan kundër krijimit të “Shtetit Bektashi” në Shqipëri

21:17 : 05/08/2025
AKTUALITET

Përplasje në Samitin e SEECP në Tiranë, Serbia dhe Bosnja votojnë kundër deklaratës së përbashkët

19:48 : 16/06/2025
Para

5 gola në sfidën Augsburg-Bayern, bavarezët fitojnë dhe ushtrojnë presion mbi Leverkusen (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com