• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Arsyet pse Kurti kërkon ndarjen e integrimit nga dialogu me Serbinë

21:19 : 26/01/2024
në RAJONI

Në një intervistë për A2CNN, këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj ka sqaruar të gjithë pluhurin që qëndron pas idesë se dialogu duhet të ndahet nga integrimi.

As Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian pa njohur njëra-tjetrën, por në kushtet kur Serbia nuk po tregon se e do normalizimin e marrëdhënieve dhe as nuk po jep shenja se e dëshiron anëtarësimin në BE, atëherë të dyja çështjet s’mund të shkojnë bashkë.

Kohët e fundit është artikuluar nga kryeministrit Kurti që të ketë një ndarje të qartë mes rezultateve të dialogut dhe procesit të integrimit. Përse erdhi tani kjo kërkesë, a ka filluar të ketë më shumë kushtëzime në këtë aspekt?

Jo nuk është një kërkesë e re apo ad-hoc. Është një kërkesë që kryeministri e ka bërë në një kontekst të samitit që e patëm për planin e zhvillimit, të rritjes më fal, ku do të ketë edhe 6 miliardë euro shtesë për Ballkanin Perëndimor bazuar në performancën e reformave. Pra plani i rritjes është i lidhur me reformat sidomos në sundimin e ligjit, demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik. Kosova është kampion në zhvillim e demokracisë dhe ekonomik. Pra nuk është e drejtë që gjithë këtë progres që Kosova e bën, në fund të kushtëzohet me disponimin e Serbisë në dialog. Ky është konteksti në të cilinë e ka thënë kryeministri pjesën për kushtëzimin në Shkup në 22 të këtij muaji. Pra nuk është kërkesë që të hiqet njohja reciproke nga kushtëzimi me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, sepse për këtë jemi shumë të vetëdijshëm. As Kosova dhe as Serbia nuk mund të bëhen anëtarë të BE pa njohur njëra-tjetrën, pa njohje reciproke. Por duhet të keni parasysh që Serbia është ajo që nuk po do as Bashkimin Europian dhe as normalizimin e marrëdhënieve. Në këto kushte mendoj që Kosovës nuk duhet ti pengohet, pra kjo është deklarata e kryeministrit, përafrimi me Bashkimin Europian por duhet të shikohet se cilat janë meritat.

Ju druheni se Serbia e zvarrit qëllimshëm procesin e dialogut dhe kështu Kosova do të mbetet peng i kësaj në procesin e integrimit?

Lexo edhe:

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

Është e qartë që Serbia nuk dëshiron normalizim. Ajo nuk e pranoj marrëveshjen bazike, nuk deshi ta nënshkruaj. Është Serbia që nuk e dëshiron fqinjësinë e mirë. Në këtë kontekst nuk mund të kushtëzohen reformat dhe avancimi i Kosovës drejt BE me vullnetin e Serbisë për normalizim. Sepse qasja e Serbisë është shumë destruktive, teksa ajo po rreshket gjithmonë e më shumë në autokraci. Do duhej Serbia që ta donte edhe anëtarësimin në BE dhe normalizimin. Kësisoj kushtëzimi nga BE mund të funksiononte, por ajo nuk e do asnjërën.

Nga BE kanë thënë se kërkesa e zotit Kurti për të dalë rezultatet e dialogut nga procesi i integrimit është e palogjikshme në vetëve. Zëdhënësi i BE, Peter Stano ka thënë që nuk duam që t’i sillni problemet e fqinjësisë në BE. Si i përgjigjeni kësaj?

Sigurisht, askush nuk sjell problemet e fqinjësisë në BE, sepse ne e kuptojmë, akti final i anëtarësimit, pra njohja reciproke duhet të ndodhë para anëtarësimit në Be. Por ju e dini që për Serbinë është hapur kapitulli 35. Pra nga 35 çështje, njohja me Kosovës, normalizimi është vendosur fare në fund dhe ashtu po e trajton Serbia, si çështje të fundit në anëtarësimin e saj në BE. Për shkak se nuk e ka me urgjencë normalizimin Serbia, po na vonon dhe ne shumë. Kemi një fqinj problematik që nuk dëshiron marrëdhënie normale, se nuk do të na njohë. Bashkimi Europian duhet ta gjejë mënyrën sesi pa e penguar avancimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, ta sigurojë edhe njohjen e Serbisë, por jo ta kushtëzojë Kosovën sepse nuk ka logjikë.

Zoti Zylfaj a është vetëm rezultatet e dialogut pengesë për integrim8in, apo mund të jenë edhe këto 5 vende mos njohëse të BE, 4 prej të cilave janë edhe anëtare të NATO-s?

Ka një formulë në BE të ndryshe, në njohje. Dallime në njohje, por të unifikuar në angazhim. Ka qenë një formulë që e ka lejuar edhe nënshkrimin e MSA-së por edhe lejon vendimin unanim për liberalizimin e vizave, apo anëtarësimin e Kosovës në struktura. Tani e kemi edhe statusin kandidat që duhet të jepet, sepse Gjykata Europiane e Drejtësisë ka bërë një ndarje në këtë drejtim që njohja është çështje individuale e shteteve të BE-së, nuk është për institucionet e BE dhe ajo duhet të trajtohet ashtu. Kemi 22 shtete të BE që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe këtu duhet të vazhdojnë angazhimin e Kosovës në secilin hap dhe pastaj akti final i anëtarësimit mund të jetë subjekt i njohjes nga këto 5 vende, të cilat deri atëherë do duhet ta gjejnë rrugën përpara për t’iu bashkuar 22 shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Etiketa: dialoguintegrimitKurtindarjenserbinë

Lajme të lidhura

RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
BOTA

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

16:46 : 07/05/2025
RAJONI

Abdixhiku refuzon koalicionin me Kurtin, propozon qeveri teknike deri në 2026

15:17 : 06/05/2025
RAJONI

Deputetja e VV-së: Letra e Kurtit nuk është dorëzim para LDK-së

09:51 : 06/05/2025
BOTA

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti takohet me Memli Krasniqin e PDK

09:23 : 01/05/2025
RAJONI

Krasniqi i PDK-së e pranon ftesën e Kurtit për takim, por jo LDK-ja

22:48 : 30/04/2025
Para

Një gol ndan Cikalleshin nga historia, sulmuesi shqiptar mund të vendosë rekord në Turqi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com