• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në burgun e Peqinit/ Dështon prokuroria e Elbasanit, lirohen zyrtarët

19:04 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Prokuroria e Elbasanit dështoi të zbulonte nëse zyrtarët e burgut të Peqinit kanë pasur përgjegjësi në parandalimin e vrasjes me armë zjarri të të burgosurit Arben Lleshi nga i burgosuri tjetër, Sokol Mjacaj.

Kjo ngjarje, një prej më të rënda të në sistemin penitenciar shqiptar, ndodhi në 15 Dhjetor 2023.

Menjëherë pas krimit, prokuroria e Elbasanit urdhëroi, ndër të tjera, ndalimin e 12 punonjësve të burgut, përfshirë drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) të sigurisë së lartë në Peqin, shefin e policisë, si edhe punonjës të sigurisë së burgut.

Pas këtij urdhër-ndalimi, gjykata e Elbasanit vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Lexo edhe:

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

Por, e gjithë dosja e zyrtarëve u shfry në Gjykatën e Apelit. Këtë të enjte, trupa gjykuese e shkallës së dytë urdhëroi lirimin e të gjithë zyrtarëve, duke vendosur ndaj shtatë prej tyre masën e “arrestit në shtëpi”, ndërsa për pesë të tjerë u caktua masa e “detyrimit për paraqitje”.

Me këtë vendim, Gjykata e Apelit dëshmon se dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Elbasanit nuk justifikojnë masën ekstreme të arrestit në burg.

Madje, ky vendim dëshmon se pjesa më e madhe e zyrtarëve të arrestuar me bujë ditën e parë, duket se nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie, përsa kohë Gjykata e Apelit ka vendosur “detyrim për paraqitje”.

Mesditën e 15 Dhjetorit të vitit të kaluar, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, qëlloi me pistoletë “kolegun e tij”, të burgosurin Arben Lleshi, duke e lënë të vdekur në vend.

Jo vetëm ngjarja, por edhe mënyra e realizimit të saj, përbënin një episod shumë të rëndë.

Burgu i Peqinit konsiderohet si një prej institucioneve të vuajtjes së dënimit të sigurisë së lartë dhe brenda tij gjenden disa prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit shqiptar.

Si rregull, ky burg duhet të ishte i monitoruar më së miri. Por, vrasja e Arben Lleshit dëshmoi se aty shumëçka ka dështuar.

Dyshimet kryesore janë që Sokol Mjacaj të jetë mbështetur nga punonjës të burgut për të siguruar armën ose, më së paku, të ketë përfituar nga neglizhenca e tyre.

Prokuroria e Elbasanit ka pasur të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të zbuluar skenarin, si edhe rolin e përgjegjësitë e drejtuesve dhe zyrtarëve të burgut, të cilët kanë për detyrë të sigurojnë perimetrin dhe jetesën e personave të dënuar.

Por, duket se përveç “show-t” me deklarata publike të ditës së parë, prokuroria e Elbasanit nuk ka siguruar prova e fakte mbi përgjegjësinë e drejtuesve të burgut.

Dhe, kur çështja doli jashtë juridiksionit të Elbasanit, duke shkuar në një gjykatë më të lartë, në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, i gjithë rasti u shndërrua në fiasko.

Gjykata e Apelit njoftoi se ndryshoi masën e sigurimit për të gjithë zyrtarët e burgut të Peqinit, duke vendosur konkretisht: masën e “arrestit në shtëpi” për shefin e Sigurisë, Qani Muça, si edhe për punonjësit e shërbimit Ilir Balla, Fatos Pire, Genci Muça. Klement Haka, Erjon Çila dhe Indrit Dubali

Ndërkohë, gjykata zbuti akoma më shumë masat e sigurimit për pesë të tjerë, duke caktuar “detyrim për paraqitje” për drejtorin e burgut, Kamber Hoxha, ish-shefin e sigurisë, Nikolin Gjonpalaj, specialistin e sallës operative, Arben Dulellari, shefin e regjimit në burg, Vilson Shima, si edhe për policin i shërbimit, Florenc Mile.

Tashmë, në burg mbetet vetëm autori i vrasjes, Sokol Mjacaj, i dyshuar për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Etiketa: armaburgu i peqinitdeshton hetimetErjon ÇilaFatos PireGenci Muçagjykata e apelitIlir BallaIndrit DubaliKlement HakalirohenpolicetSokol Mjacajvrasjazyrtaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
Para

Berisha: Sot gjykatësja mjerane Iliriana Olldashi mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com