• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tragjikomike/ Polici u vetëvra në Komisiariat, Policia e kërkonte nëpër Durrës

18:19 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Efektivi i Policisë Arben Pjeçi u vetëvra me armën e shërbimit brenda Komisariatit të Policisë së Durrësit këtë të Enjte (25 janar 2024).

Forcat e Policisë e zbuluan aktin tragjik vetëm pasi familjarët e tij kishin shfaqur shqetësimin se ai nuk u përgjigjej telefonatave të tyre.

Siç njofton vetë Policia, pas marrjes së kallëzimit, uniformat blu kanë marrë një seri veprimesh për të zbuluar vendndodhjen e tij, përfshirë përgjime, lokalizim telefoni dhe kontroll nëpër rrugët dhe vendet ku ai mund të gjendej.

Pas një kontrolli të imtësishëm nëpër qytet, më në fund punonjësit e Policisë janë kthyer në Komisariat dhe kanë kontrolluar për të ndjerin Pjeçi, në lokacionin më të logjikshëm, në zyrën e tij të punës.

Kjo situatë ngre dyshimin për aftësitë e Policisë së Durrësit për të luftuar kriminalitetin, kur pati vështirësi të gjente inspektorin e policisë brenda zyrës së tij, të pajetë.

Lexo edhe:

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

Ndërroi jetë në polici dhe u raportua si vetëvrasje, familjarët ngrenë dyshimet: Nuk kishte shenja

“Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës është hapur me forcë zyra e oficerit Policisë Gjyqësore, Arben Pjeçi, i cili është gjetur i vetëvrarë, me armën e shërbimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Është e habitshme se si askush nga kolegët e tij nuk ka dëgjuar të shtënën e armës brenda zyrave të Komisiariatit apo nuk ka vënë re se ai nuk ka dalë nga institucioni.

Uniformat blu e kanë pasur më të lehtë të kontrollojnë në të gjithë Durrësin dhe të mos shohin “në shtëpinë” e tyre, aty ku Arben Pjeçi vendosi t’i japë fund jetës së tij.

Zyrtarisht, Policia dyshon se Pjeçi është vetëvrarë, pasi ka qenë në kushte të rënda psikologjike.

“Punonjësi i Policisë Arben Pjeçi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kundravajtjen penale “Plagosje e lehtë”, në bazë të nenit 89 të Kodit Penal.

Vendimi i Gjykatës i formës së prerë ka filluar të ekzekutohet nga strukturat përgjegjëse të Shërbimit të Provës dhe Policisë së Shtetit.

Punonjësi i Policisë, në kushtet e depresionit për penalitetet që sjell vendimi i dënimit të formës së prerë që e kushtëzonte në të ardhmen me ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Policinë e Shtetit, është vetëvrarë me armën e shërbimit në ambientet e zyrës së punës, në Komisariatin e Policisë Durrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të uniformave blu.

Arben Pjeçi aktualisht ishte në detyrën specialist i Policisë Kriminale në komisariatin e Policisë së Durrësit. Ai kishte një karrierë rreth 35-vjeçare në radhët e uniformave blu./ Boldnews.al

Etiketa: Arben Pjeçie kerkontekomisariatPolicia e Durresitvrau veten

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, arrestohen dy punonjës sigurie në Portin e Durrësit

15:35 : 07/10/2025
AKTUALITET

Ndërroi jetë në polici dhe u raportua si vetëvrasje, familjarët ngrenë dyshimet: Nuk kishte shenja

21:26 : 23/09/2025
AKTUALITET

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025
AKTUALITET

Arrestohen dy hajdutët serial, njëri prej tyre i arratisur nga Komisariati i Elbasanit/ EMRAT

09:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025
AKTUALITET

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025
Para

Rasti i parë në histori, i dënuari me vdekje në SHBA do të ekzekutohet me gaz azoti

TË GJITHA

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025

“Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”/ Rezart Veleshnja mbështet Binajn për kryebashkiak

16:25 : 08/10/2025

“Po i trajtojnë francezët si budallenj”, Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re

16:19 : 08/10/2025

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025

Prokuroria: Gjon Shkambi dyshohet se shtyu nipin të vriste gjyqtarin Astrit Kalaja

15:53 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Prokuroria e Tiranës nis hetim penal ndaj Elvis Shkambit dhe dy të tjerëve (Akuzat)

15:40 : 08/10/2025

Tekstilet e këpucët në krizë, rënie drastike e punësimit në fasoneri

15:26 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com