• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Temperatura apo politika? Pse nuk luajtën mes tyre volejbollistët e Kosovës dhe të Serbisë?

20:18 : 25/01/2024
në SPORT

Federata e Volejbollit e Kosovës kërkoi nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) që t’i verifikojë pretendimet e Serbisë se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe se, për këtë arsye, kombëtarja e të rinjve nuk e zhvilloi ndeshjen me Kosovën. Këtë e tha për Radion Evropa e Lirë Bahri Gjinovci, kryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Skuadra e volejbollit për meshkuj nën 18 vjeç e Serbisë nuk luajti një ndeshje kundër Kosovës më 21 janar në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Ndeshja u regjistrua me rezultatin zyrtar 3:0 në favor të Kosovës dhe kadetët e Serbisë e mbyllën garën në vendin e gjashtë – gjë që i eliminoi nga kualifikimet e mëtutjeshme.

Shpjegimi zyrtar ishte se nëntë lojtarë kishin temperaturë dhe kjo i pengoi të dilnin në fushë.

“Kjo mund të ndodhë, por ne nuk e besojmë këtë [arsyetim]. Kemi kërkuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit të konfirmojë nëse janë dorëzuar raporte mjekësore, se vërtet ky ka qenë rasti apo nuk kanë dashur të luajnë kundër Kosovës”, tha Gjinovci.

Lexo edhe:

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat duhet të rezultojnë me një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Çfarë tha Federata e Volejbollit e Kosovës?

Federata e Volejbollit e Kosovës tha më 22 janar se më shumë do t’i gëzohej suksesit të arritur në fushë sesa rezultatit të marrë “në tavolinë”. “Sporti duhet të krijojë ura bashkimi, e Serbia, në këtë rast, ka dëshmuar përmes veprimeve të kësaj natyre se akoma nuk e ka këtë vullnet e gatishmëri”, u tha në deklaratën e saj.

Çfarë tha Federata e Volejbollit e Serbisë?

Federata e Volejbollit e Serbisë i tha Radios Evropa e Lirë se ndeshja nuk u luajt, sepse nëntë lojtarë ishin me temperaturë të lartë. Sipas mjekut kujdestar, i cili përcaktohet nga vendi pritës, edhe delegatët është dashur ta konfirmojnë gjendjen shëndetësore të lojtarëve.

Federata serbe nuk i komentoi pretendimet e Prishtinës, se vendimi për të mos luajtur ndeshjen me Kosovën mund të jetë politik.

Serbia u eliminua

“Pasi përfundoi në vendin e gjashtë, ekipi kombëtar i Serbisë nuk e kaloi rundin tjetër [kualifikimin]”, tha për Radion Evropa e Lirë Konfederata Evropiane e Volejbollit. Ndryshe nga Serbia, Kosova kaloi në fazën tjetër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.

Në turneun kualifikues në Strumicë, Serbia është dashur të luftonte për vendin e pestë me Kosovën.

Nikolla Jankoviç, gazetar i Sport Klubit në Serbi, i tha Radios Evropa e Lirë se kadetët serbë “janë përjashtuar nga i gjithë cikli kualifikues për moshën e tyre”.

“Djemtë e humbën shansin për të garuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian dhe duke pasur parasysh se ai është kualifikues për Kampionatin Botëror, e humbën shansin për të garuar edhe në Kampionatin Botëror”, tha Jankovicc.

“Kadetët serbë do ta kenë shansin e ardhshëm për të garuar kur të jenë dy ose tre vjet më të vjetër”, shtoi ai.

Konfederata Evropiane e Volejbollit dhe Shoqata Ballkanike e Volejbollit nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it nëse e kanë marrë kërkesën e Kosovës dhe nëse do t’i hetojnë pretendimet e Serbisë për lojtarët e sëmurë.

 Ndërhyrjet e politikës në sport

Viteve të kaluara, në disa raste, politika mes Kosovës dhe Serbisë ishte vendimtare në garat sportive të skuadrave të tyre. Dy lojtarë dhe një trajner me origjinë nga Serbia nuk morën pjesë në ndeshjen e Ligës Evropiane mes klubit sllovak, Slovan Bratislava, dhe klubit kosovar të futbollit, Feronikeli, në korrik të vitit 2019.

Atëkohë, ata thanë se ishte vendim i tyre personal dhe se askush nga Serbia nuk i kishte thirrur.

Ndeshja Mali i Zi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, u zhvillua në qershor të vitit 2019 pa selektorin e kombëtares malazeze, Lubisha Tumbakovicc, dhe dy lojtarë të lindur në Serbi, që luajnë edhe në ekipin Crvena Zvezda të Beogradit.

Ata refuzuan të luanin kundër kombëtares së Kosovës – gjë të cilën publiku e mori vesh pak orë para fillimit të ndeshjes.

Në mars të vitit 2018, Beogradi anuloi ndeshjen e planifikuar ndërmjetekipeve të hendbollit për femra të Serbisë dhe Kosovës.

Si arsye, autoritetet serbe përmendën rrezikun e konflikteve të mundshme mes tifozëve serbë dhe policisë.

Paraprakisht, të djathtët publikuan video ku shiheshin tifozë serbë duke kënduar këngë nacionaliste në fshatin Kovillovo, jo shumë larg Beogradit, ku do të luhej ndeshja.

Pas këtij incidenti, Federata Evropiane e Hendbollit i pezulloi hendbollistet e reja të Serbisë nga kualifikimi në Kampionatin Botëror, njoftoi organizata.

Në disa raste, sportistët kosovarë nuk u lejuan as të hyjnë në territorin e Serbisë.  Një rast i tillë ndodhi në tetor të vitit 2021, kur boksierët e Kosovës nuk mundën të merrnin pjesë në Kampionatin Botëror në Beograd.

Në atë kohë, autoritetet serbe nuk e lejuan ekipin 3-anëtarësh të Kosovës të hynte në Serbi, duke i thënë se Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet e, rrjedhimisht, as simbolet shtetërore të Kosovës.

Në maj të vitit 2018, edhe ekipi i karatesë i Kosovës, në dy raste, tentoi ta kalonte kufirin me Serbinë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë në Novi Sad.

Garuesit nga Kosova u nisën më pas drejt Serbisë me veshje që nuk kishin simbole shtetërore.

Por, sportistët serbë u kthyen, po ashtu, nga kufiri i Kosovës.

Në tetor të vitit 2019, futbollistët e Crvena Zvezdës u kthyen nga pika kufitare e Jarinjës, në veri të Kosovës.

Ata ishin nisur për në Zveçan, në veri të Kosovës, ku do të luhej ndeshja me klubin Trepça nga Mitrovica e Veriut për Kupën e Serbisë. Atëkohë, policia e Kosovës tha se ka marrë urdhër që të mos e lejojë hyrjen e tyre në Kosovë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, tha asokohe për Radion Evropa e Lirë se luajtja e ndeshjes zyrtare të klubeve serbe në territorin e Kosovës, është provokim i pastër dhe shkelje e statutit të Federatës Evropiane dhe asaj Botërore të Futbollit (UEFA dhe FIFA).

Po ashtu, basketbollistët e Partizanit të Beogradit nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë në dhjetor të vitit 2018.

Siç raportuan atëkohë zyrtarë të këtij klubi, policët u kanë thënë se duhet të kërkojnë leje për të hyrë në Kosovë. /REL

Etiketa: Federata e Volejbollit e KosovësKosovaserbiavolejbollistët

Lajme të lidhura

RAJONI

“Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi”/ Osmani: Qëllimi, destabilizimi i Kosovës

17:14 : 17/07/2025
RAJONI

“1 kilogram grurë 17 cent”, Fermerët e Kosovës përballen me çmim të ulët të grurit

15:25 : 17/07/2025
BOTA

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

15:18 : 17/07/2025
RAJONI

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

14:57 : 16/07/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën 21-vjeçarja shqiptare

09:45 : 16/07/2025
BOTA

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025
Para

"Shkelma fytyrës, u përleshën dhe gratë"/ Vendimi i gjykatës për Pjeçin: Sherri nisi për parkimin

TË GJITHA

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025

Vetëm 46% e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sa gjysma e mesatares globale

12:51 : 18/07/2025

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

12:42 : 18/07/2025

Aksidenti në aksin Tapizë-Fushë Krujë, reagon policia: Tre persona të plagosur

12:28 : 18/07/2025

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

12:20 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com