• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sadushi zero pendesë për shallin e kuq: E bëra për Atdheun

11:57 : 25/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u përpoq të sqarojë pozicionin e tij, pas publikimit të një fotoje të shpërndarë në media, ku ai shfaqet në një aktivitet publik me shallin e kuq në qafë, një simbol të komunizmit.

Sadushi deklaroi se aktiviteti ku mori pjesë fundjavën e kaluar ishte organizuar për përkujtimin e Brigadës së Parë Partizane gjatë Luftës Anti-fashiste, ku kishte qenë pjesë edhe babai i tij, Maliq Sadushi.

Megjithatë, në një deklaratë justifikuese për mediat, shpërndarë këtë të Enjte, kryegjyqtari nuk u dha përgjigje dy pikëpyetjeve thelbësore;

– Përse duhet të mbante në qafë shallin e kuq, që njihet botërisht si simbol i komunizmit, ndërkohë që lufta partizane nuk e ka pasur këtë shenjë dalluese, dhe;

Lexo edhe:

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

– Përse kreu i një institucioni të pavarur, madje në majën e pushtetit gjyqësor, duhet të shfaqte hapur dhe publikisht anësinë politike, duke pozuar në krah të kryebashkiakut socialist të Vlorës, Ermal Dredha, deputetit të Edi Ramës, Vullnet Sina dhe të dërguarit të qeverisë për atë zonë, prefektin Flamur Mamaj.

Në foto: (nga e majta në të djathtë) Deputeti i PS, Vullnet Sina, kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe prefekti i qarkut, Flamur Mamaj

Sadushi, në deklaratën e tij sqaron pjesëmarrjen e tij në aktivitetin publik, të zhvilluar në Tërba të Vlorës: “Tri njësi administrative, bashkitë e Vlorës, Himarës dhe Selenicës, në datën 20 janar 2024, organizuan në mënyrë të përbashkët një veprimtari në kujtim dhe nderim të 80 vjetorit të krijimit të Brigadës së Pestë, një nga formacionet më të njohura luftarake shqiptare, pjesëmarrëse në Luftën e Dytë Botërore, që ka kontribuar në çlirimin e vendit dhe ka luftuar në Kosovë e deri në Sanxhak të Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë aktivitet jam ftuar mes qindra të tjerëve, me cilësinë e pjesëtarit të familjes së një prej themeluesve të kësaj brigade, babait tim Maliq Sadushi”.

“Boldnews.al” ka mbajtur më herët qëndrimin se “Sokol Sadushi, si çdo person, ka të drejtë të nderojë dhe respektojë të atin. ….. Por, kur nderimi për babain shndërrohet në një shfaqje politike, madje të asaj periudhe politike diktatoriale, nga e cila vuajtën mijëra e mijëra shqiptarë, kjo nuk është më çështje familjare dhe raporti mes birit dhe babait të tij”.

Për t’i dhënë nota patriotizmi qëndrimit të tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, deklaron më tej në deklaratë se “Ngjarjet e rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore janë pjesë e kujtesës dhe trashëgimisë historike të të gjitha vendeve të rreshtuara në aleancën e madhe antifashiste të kohës. Askund dhe askush në këto vende nuk gjykon se nderimi i asaj përpjekjeje titanike të njerëzimit dhe botës demokratike ka të bëjë me ngjyrime ideologjike të lidhura me të sotmen”.

Në foto: Deklarata për media e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi

Por, siç ka analizuar më herët “Boldnews.al”, “Lufta anti-fashiste është një prej përpjekjeve madhore të popullit shqiptar. Ajo është kryer pa “shallin e kuq”, por me idealin e mijëra të rinjve, burrave e grave që u bashkuan për të luftuar kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Ai “shalli i kuq” ishte një simbol komunist, i cili, megjithë propagandën 45-vjeçare, nuk mund të vendoset si shenjë barazimi me luftën anti-fashiste”.

Pasi ka dhënë konsideratat e tij për Luftën Anti-fashiste, Sadushi tenton të sqarojë pozicionin e tij edhe përballë ligjit, i cili ndalon përfshirjen e gjyqtarëve në aktivitete me natyrë politike.

“Pretendimi se Kryetari i Gjykatës së Lartë ka marrë pjesë në veprimtari të papajtueshme me funksionin e gjyqtarit është i gabuar dhe jo logjik. Pjesëmarrja në një veprimtari përkujtimore të Luftës Antifashiste, e cila nderohet sot në të gjithë botën demokratike, nuk cilësohet si angazhim në një aktivitet politik, e aq më pak të identifikueshëm me një parti të caktuar politike në Shqipëri”.

Këto konsiderata të Sadushit merren me rezervë dhe, përgjigje nëse ka shkelje ligjore prej tij,  duhen dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), dy institucione që deri më tani kanë heshtur dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal reagimi.

Megjithatë, shprehja “fotoja flet sa një mijë fjalë” është me vend në këtë rast.

Sadushi me shallin e kuq komunist në qafë dhe i shoqëruar nga eksponentë të Partisë Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë, do ta ketë të vështirë të bindë mijëra ish-të përndjekur apo ish-pronarë, të cilët kërkojnë drejtësi në Gjykatë për dëmet personale dhe pasurore që u ka bërë sistemi diktatorial në Shqipëri.

Etiketa: komunizmisokol sadushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

21:38 : 16/06/2025
AKTUALITET

Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

14:13 : 10/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Pazaret e Bushkës për emërimet në Kushtetuese/ PD: Do paditet në SPAK, i përfshirë dhe Sadushi!

12:33 : 18/03/2025
AKTUALITET

Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit

20:23 : 27/02/2025
Para

Mashtrimi 3 mln € në Korçë, dërgohet në gjyq ish-punonjësja e postës private

TË GJITHA

Gjendet e pajetë në qese TikTok-erja 19-vjeçare në Peru

15:49 : 28/06/2025

OBSH publikon raportin përfundimtar të Covid-19: Nuk ia gjejmë dot origjinën

15:36 : 28/06/2025

Përplasja me armë me të riun/ Policia e Lezhës: Nuk iu bind urdhrave, e qëlluam në gomë

15:22 : 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë

15:21 : 28/06/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Lapaj tha se do “shkrihen” në një parti/ Shabani: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

15:09 : 28/06/2025

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025

VIDEO/ Jasir Asani nuk ndalet, sërish protagonist me gol dhe asist në Kore

14:49 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com