• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Si u zbulua plani për sulme terroriste në Kosovë, pesë të dyshuar

21:40 : 24/01/2024
në RAJONI

Një sulm terrorist që po planifikohej të kryhej në Kosovë vite më parë, e parandaluan institucionet e sigurisë.

Nën operacione speciale policia arriti të kap edhe të dyshuarit.

Në pranga në vitin 2021 përfunduan Ardian Gjuraj, Egim Syla, Nehrudin Skenderi e Mentor Bellaqa.

Ata paraprakisht kishin organizuar blerjen e armatimit të kalibrave të ndryshme, e të cilin e kishin fshehur në pronën e Egim Sylës.

23 detonatorë të granatës, 6 granata dore, 1 mitraloz, mbi 3700 fishekë si dhe shumë armë të tjera ishin gjetur të fshehura në pyllin e Ergim Sylës, që ndodhet në fshatin Bokshiq të Klinës.

Lexo edhe:

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

Por, këta persona tashmë të dënuar nuk ishin në dijeni që ishin nën masa të vëzhgimit nga Njësia Antiterror i policisë.

Përmes përgjimeve, Prokuroria Speciale ka zbuluar se të pandehurit janë të interesuar që t’i blejnë disa armë.

Një nga të përfshirët që tashmë ndaj tij është veçuar procedura, Shkodran Krasniqi ishte personi që do t’i siguronte armët. Me të, kontaktuan disa efektiv të njësisë antiterror të angazhuar nga Prokuroria, të cilët u prezantuan si shitës të armëve. Me të takimi ndodhi më 10 tetor të vitit 2021.

‘Shkodran Krasniqit i është thënë që armët janë në veturë dhe është pyetur nëse ai dëshiron me i shiku. I pandehuri ka kërkuar që armën dhe municionin vetëm t’i ngarkojmë në veturën e tij dhe pas ngarkimit, armët Shkodrani i ka paguar me para në vlerë 1.500 euro dhe atë në monedha 28×50 dhe 1×100, dhe pas kësaj ai ka filluar të largohet dhe sapo është nisur për të dalë nga vendi i ngjarjes, është arrestuar nga njësitet e policisë’, thuhet në aktakuzë.

Për këto vepra penale që ndërlidhen me terrorizmin, Gjurajn, Sylën, Skënderin e Bellaqën, tashmë Gjykata i ka dënuar.

Krejt çka ka mbetur e pasqaruar është caktimi i lartësisë së dënimit e cili do të bëhet në një seancë të enjten.

Megjithatë, avokati i Gjurajt, Arben Kelmendi, është i bindur në pafajësinë e klientit të tij.

‘Klienti im ka qenë nën masa të fshehta, është bastisë. Dhe asnjëherë, në asnjë përgjim, as gjatë bastisjes, asnjë armë, apo asnjë fishek nuk është gjetur gjatë gjithë kësaj periudhe’, Kelmendi.

Kelmendi thekson se edhe përkundër realizimit të disa përgjimeve kundër Gjurajt, nuk është vërtetuar përfshirja e tij.

‘Është përgjimi mes të bashkëpandehurit tjetër, të cilin unë nuk po e përmend me emër, ku kanë lëvizur me veturën e të bashkëpandehurit tjetër, ku është biseda mes Ardianit dhe tij, mirëpo asnjëherë as nuk flitet për armët, as nuk flitet për përgatitje të veprave penale, por flitet për tregti, përmenden vetura’, ka thënë Kelmendi.

Ardian Gjuraj është gjykuar edhe disa vite më parë për një vepër penale që ndërlidhet me terrorizmin. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte liruar atë nga akuza./TV Dukagjini

Etiketa: kosovesulmterrorist

Lajme të lidhura

RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
BOTA

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025
BOTA

Sulm me armë në një lokal në Beograd, vritet 1 grua dhe plagosen 5 persona të tjerë

19:40 : 30/09/2025
Para

Shiten kudo, edhe pse janë të ndaluara! Falsetot e rripit të sigurimit, aksesori që rrezikon jetën

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com