• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kushtetuesja pret fondet për partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani

23:27 : 23/01/2024
në BOTA

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka vendosur që partia e ekstremit të djathtë “Die Heimat” ish-NPD, të mos marrë mbështetje nga shteti. Ky hap mund të ndikojë në diskutimet për partinë e ekstremit të djathtë AfD.

Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë vendosi të martën se partisë së ekstremit të djathtë NPD duhet t’i hiqen subvencionet publike dhe t’i anulohen lehtësimet tatimore për gjashtë vjet.  Vendimi u mor njëzëri nga Senati i Dytë i Gjykatës Kushtetuese Federale.

Arsyeja e dhënë ishte se partia synon të minojë ose eliminojë rendin bazë liberal dhe demokratik në Gjermani. Me këtë vendim hiqen edhe përfitimet tatimore, për shembull për donacionet.

Rasti është deri diku simbolik, pasi Partia Demokratike Nacionaliste e Gjermanisë (NPD), e njohur tashmë si “Die Heimat” (Atdheu), nuk ka marrë asnjë subvencion kohët e fundit, sepse nuk ka marrë vota të mjaftueshme në zgjedhje. Megjithatë, ajo ende përfiton nga masat e lehtësimit të taksave.

Hera e parë që Gjykata merr një vendim të tillë

Lexo edhe:

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

Është hera e parë që Gjykata Kushtetuese merr një vendim të tillë. Baza e procedurës është ndryshimi i ligjit, pas dështimit të procedurës së dytë për ndalimin e NPD-së në vitin 2017. Që atëherë, Neni 1, paragrafi 3, fjalia e parë e Ligjit Themelor lejon që partive të dëshmuara se bëjnë përpjekje për të minuar rendin kushtetues dhe demokratik mund t’u hiqet financimi publik edhe nëse nuk ndalohen. Ky hap është i kufizuar në kohë në gjashtë vjet. NPD e quajti veten qershorin e kaluar “Die Heimat”.

Ishin qeveria gjermane dhe të dy dhomat e Bundestagut që patën kërkuar në vitin 2019 që kjo parti të përjashtohet nga mbështetja shtetërore.

Qëndrimi bazë racist – i pandryshuar

Në këtë procedurë partia Die Heimat tha se ishte në kundërshtim me mundësitë e barabarta ndalimi i subvencioneve shtetërore, ndryshe nga partitë e tjera. Por kjo dëshiron të shfuqizojë rendin bazë liberal dhe demokratik, sipas nënkryetares së Gjykatës Kushtetuese, Doris König. “Parimi i demokracisë përfshin vetëm parimin e mundësive të barabarta për partitë politike në masën që ato njohin dhe respektojnë parimet themelore demokratike.”

Die Heimat, ish-NPD, vazhdon t’i përmbahet nocionit etnik për popullin dhe përfytyrimit të një komuniteti kombëtar gjerman. Me këtë cenohet dinjitet njerëzor dhe parimi e barazisë themelore para ligjit. Të huajt, emigrantët dhe pakicat shihen kështu me përçmim.

“Dëshmitë e sapoparaqitura tregojnë se qëndrimi bazë racist, në veçanti anti-mysliman, antisemit dhe anticigan i palës kundërshtare të padisë, si dhe qëndrimi i saj refuzues ndaj pakicave sociale si transgjinorët, vazhdon të jetë i pandryshuar”, tha König. Për më tepër, sipas dëshmive të siguruara, partia vazhdon të jetë e lidhur në thelb me nacionalsocializmin. “Për më tepër, partia përçmon sistemin ekzistues parlamentar dhe bën thirrje për rrëzimin e tij,” tha më tej König.

Politika përshëndet vendimin

Presidentja e Parlamentit federal, Bundestagut, Bärbel Bas, tha se çështja kundër NPD/Die Heimat ishte “me rëndësi të madhe politike”, sepse nuk ka qenë kurrë e mundur t’i shpjegohej gjithë popullit pse partitë kundër shtetit duhet të përfitojnë nga paratë e taksapaguesve gjermanë.

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser e përshëndeti vendimin. Ajo tha në Berlin se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese Federale dërgon një sinjal të qartë se shteti nuk financon kundërshtarët e Kushtetutës. Tani ekziston një instrument shtesë për të mbrojtur demokracinë.

Një model për sanksionimin e AfD-së?

Vendimi i gjykatës mund të luajë një rol në diskutimet aktuale nëse masa të ngjashme mund të ndërmerren kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Kreu i Partisë Kristjansociale (CSU) Markus Söder kishte shtruar kohët e fundit mundësinë e përdorimit të tërheqjes së fondeve publike nga partitë politike nga Karlsruhe për “Die Heimat” si “model” për veprim kundër AfD. Në të njëjtën linjë janë shprehur edhe përfaqësues të qeverisë së koalicionit.

Çfarë shqyrtuan gjyqtarët

Gjyqtarët shqyrtuan çështjen nëse programi i partisë “Die Heimat” ishte mjaftueshëm antikushtetues, për të justifikuar anulimin e ndihmës publike që përgjithësisht u jepet partive politike.

Ndalimi i partisë NPD kishte dështuar për herë të dytë në vitin 2017, vetëm sepse gjykata zbuloi se mungesa e ndikimit të kësaj partie do të thoshte se ajo nuk ishte në gjendje të arrinte objektivat e saj antikushtetuese.

Rregullat për financimin shtetëror të partive

Në Gjermani, partitë politike mund të marrin subvencione, shuma e të cilave varet pjesërisht nga numri i votave që marrin në zgjedhjet kombëtare, federale dhe evropiane.

NPD-ja e atëhershme mori për herë të fundit në vitin 2020 një subvencion prej 370.600 eurosh, sepse kishte arritur të fitojë në vitin 2016, 3.02 për qind të votave në zgjedhjet e landit federal të Mecklenburgut- Pomeranisë Perëndimore, të vendosur në verilindje të vendit.

Në vitin 2016 kjo parti mori subvencione në shumën mbi 1.1 milionë euro, sepse kishte pasur sukses më të madh në zgjedhjet e mëparshme. Për krahasim: atë vit, Socialdemokratët (SPD) – një nga dy partitë kryesore tradicionale të Gjermanisë, së bashku me Kristiandemokratët (CDU) morën rreth 51 milionë euro subvencione.

/DW

Etiketa: Bundesverfassungsgerichtekstrem i djathteGjermaniGjykata Kushtetuesepartitepret fondet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Votimi i dyshimtë! Naureda Llagami kërkon pezullimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese

20:03 : 03/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme/ Rama mbledh strukturat e Partisë Socialiste

18:00 : 03/10/2025
AKTUALITET

Sokol Hazizaj: Dekreti i Begajt jokushtetues dhe kundër ligjit për vetëqeverisjen vendore

19:35 : 02/10/2025
AKTUALITET

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025
BOTA

Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

20:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
Para

Merkatoja e Dinamos, priten lëvizje në të dyja kahet

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com