• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I parakohshëm dhe me mangësi”/ Ligji i ri për prokurimet publike pritet me kritika

18:17 : 23/01/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në një seancë të mbajtur online të hënën, Komisionin e Ekonomisë në Kuvend diskutoi projektligjin e ndryshuar për Prokurimet Publike. Propozimi është paraqitur nga qeveria shqiptare në muajt qershor-korrik 2023.

Ndërkohë, Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), i cili monitoron prokurimet publike përmes Open Data Albania, ka shprehur kritika ndaj këtyre ndryshimeve nëpërmjet një letre me rekomandime gjatë periudhës së konsultimit publik me qeverinë.

AIS, pas shqyrtimit të kryer në projektligj, ka ardhur në përfundim se “thelbi dhe qëllimi i vërtetë i ndryshimeve të propozuara është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që thuhet në raportin shpjegues“.

Aranita Brahaj, përfaqësuese e AIS, ka analizuar tre shtyllat kryesore të ndryshimeve që përfshjnë: inteligjencën artificiale, shërbimet me pagesë dhe sistemin e ri elektronik.

“Tenderat mund të zhvillohen nga kompani private”

Sipas draftit, procedurat publike për tendera nuk do të bëhen vetëm nga institucionet publike, por parashikohet që të ketë një “ofrues të shërbimit të prokurimit“, i cili mund të jetë privat, publik ose i huaj. Pra sipas ndryshimeve edhe një kompani private mund të zhvillojë një procedurë tenderimi.

Lexo edhe:

Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

Në lidhje me shërbimet me pagesë, AIS sqaron se ky është një koncept i propozuar për herë të parë në projektligj dhe është i paqartë përshkrimi dhe roli i tij.

“Ligji nuk ofron një referencë dhe përfundim të qartë për mënyrën se si do të kryhet ky funksion, duke lënë në paqartësi statusin, licencën ose titullin ligjor të “Ofruesit të Shërbimit të Prokurimit me Pagesë”, sipas AIS.

Po ashtu, nuk është specifikuar nën cilat rrethana një Autoritet Kontraktues do të zgjedhë një “Ofrues të Shërbimit të Prokurimit me Pagesë”.

Për Aranita Brahaj mos përcaktimi se si do të zgjidhet ky ofrues shërbimi, pra në cilat procedura konkurruese është “i padrejtë, diskriminuese dhe abuziv”.

“Duhet të ketë një konkurrencë për zgjedhjen e furnizuesve të shërbimeve të prokurimit/koncesionit/ankandit”, thotë Brahaj.

Tjetër  pikë problematikë është se lejohet që ky ofrues të jetë edhe i huaj. Për Brahajn, kjo dispozitë është në kundërshtim të plotë me Ligjin mbi Prokurimet Publike.

Brahaj shprehet se kompanitë e huaja nuk e njohin kornizën ligjore shqiptare, që sipas saj është problematike. Por përveç kësaj, ajo thotë se kjo “mund të ngrejë shqetësime në lidhje me sovranitetin dhe sigurinë kombëtare”.

“Sistem elektronik me pagesë për prokurimet”

Çështja e dytë e kritikuar nga AIS është ajo e sistemit të ri elektronik me pagesë.

Qeveria propozon themelimin e një Sistemi Elektronik të Prokurimeve (EPS) që do të jetë i aksesueshëm vetëm kundrejt pagesës. Meqenëse aktualisht ekziston një sistem pa pagesë për prokurimet publike që funksionon mirë, AIS vlerëson se ky hap është pas mbrapa në fushën e prokurimeve.

“Zbatimi i pagesave do të krijojë kosto shtesë për të gjithë përdoruesit e EPS (Operatorë, Autoritete, gazetarë, monitorues, OJQ, mbikëqyrës”, thotë AIS.

Ndryshimet nuk kanë përfshirë ndonjë vlerësim të kostos që do të duhet për ndërtimin e këtij sistemi të ri.

Kjo sipas AIS është shqetësuese për koston e shtuar dhe kufizimin e transparencës.

“Aksesimi i paguar në EPS kufizon transparencën në fushën e prokurimeve”, nënvizon AIS.

“Inteligjenca Artificiale”

Inteligjenca artificiale është koncepti i tretë i kritikuar nga AIS.  Aranita Brahaj shprehet se është një koncept i paformuar, në mungesë të ligjeve që rregullojnë zbatimin e saj në praktikë.

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale propozohet si një mekanizëm që do të shërbejë për zhvillimin e Sistemit Elektronik të Prokurimeve për standardizimin e specifikimeve teknike.

Bazuar në raportin shpjegues të projektligjit,  aplikimi dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale propozohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP).

AIS thekson se nuk ka një përkufizim të saktë ose të përgjithshëm të termit “Inteligjencë Artificiale.”

“Së dyti, propozuesit nuk kanë dhënë asnjë referencë për Udhëzimet e BE-së që projektligji synon të bëjë pajtim me këtë mekanizëm”, vë në dukje AIS.

Më tej thotë se nuk është parashikuar asnjë mekanizëm për kontrollin ose auditimin e “Inteligjencës Artificiale.”

Në përfundim, AIS kërkon të tërhiqet projektligji nga procesi i konsultimit dhe avancimit, duke e cilësuar si të parakohshëm dhe me mangësi në përshtatjen me legjislacionin kombëtar.

Gjithashtu, ata kërkojnë një vlerësim teknik të gjendjes së sistemit ekzistues të prokurimeve publike dhe i bëjnë thirrje Këshillit të Ministrave që të sigurojë transparencë dhe pjesëmarrje në procesin e prokurimit publik për projektet e ardhshme.

/Citizens Channel

Etiketa: AISaranita brahajinteligjenca artificialekompani privateligjindryshimetprokurimet publikeSistem elektronik me pagesë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Automatizimi, IA po zë vendin e të diplomuarve të rinj në teknologji

15:25 : 01/06/2025
AKTUALITET

PC STORE “paracakton” veten si fituese në tenderin e Kuvendit për inteligjencën artificiale

18:48 : 26/05/2025
AKTUALITET

Kur drejtesia nuk ka nevojë për gjykatë

15:28 : 24/05/2025
AKTUALITET

Ligji i strehimit favorizon oligarkët e ndërtimit, 83 mln euro të zhdukura

22:18 : 21/05/2025
AKTUALITET

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

08:45 : 17/05/2025
AKTUALITET

“PS merr 84 mandate”/ Si e paralajmëroi dy vite më parë “Open Data Albania” rezultatin e 11 Majit

12:04 : 14/05/2025
Para

Meri Shehu bën kërkesën e çuditshme: Dua të lahem me këtë banor!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com