• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Ekipi ka krijuar identitet”, Balaj apel shkodranëve: Partizanin e mundim me stadiumin plot

19:27 : 23/01/2024
në SPORT

Vllaznia regjistroi fitoren e pestë radhazi në kampionat, pasi mposhti të shtunën Erzenin në stadiumin e Rrogozhinës. Ky sukses i ngjiti shkodranët në vendin e tretë, duke konfirmuar momentin fantastik që po kalojnë.

Në prag është ndeshja me Partizanin kampion në fuqi, që do të luhet të dielën, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, por fillimisht kuqeblutë janë të angazhuar në Kupë kundër Flamurtarit, pikërisht nesër, në 17:00, në Shkodër.

Besimi në ekip është për një vazhdimësi pozitive dhe këtë e konfirmon në një intervistë për “Panorama Sport”, kapiteni Bekim Balaj.

Sulmuesi që ka shënuar 10 herë deri më tani, ka bërë edhe një apel për tifozët shkodranë, teksa kërkon ta shohë stadiumin plot të dielën kundër të kuqve. Ai ëndërron që të fitojë titullin kampion me skuadrën e zemrës këtë sezon.

Cilin shikoni si rivalin kryesor për titull këtë sezon?

Lexo edhe:

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

Në këndvështrimin tim Egnatia dhe Partizani kanë diçka më shumë dhe këtë e dëshmojnë edhe pikët. Ne jemi aty afër, por duhet të punojmë ende për të qenë më kompetitivë me rivalët. Jemi në rrugën e duhur për të lumturuar tifozët, ashtu siç kemi bërë së fundmi. Duhet të marrim mësim nga e shkuara, për të mos bërë gabimet e fillimit të sezonit. Tashmë, ekipi ka krijuar identitet dhe bashkë me trajnerin po ndërtojmë profilin tonë të lojës.

Luani me Partizanin rival direkt të dielën në Shkodër. Çfarë prisni nga ky duel?

Do të jetë një ndeshje e fortë, ashtu sikurse ka ndodhur gjithmonë në përballjet tona. Uroj dhe shpresoj ta shoh stadiumin “Loro Boriçi” të tejmbushur si në kohët e vjetra, sepse me ndihmën e tifozëve jam i bindur që do të dalim me kokën lart nga fusha e lojës. Në Shkodër futbolli është shumëçka, pasi flitet në çdo moment për Vllazninë. Më kujtohen emocionet që kam përjetuar si fëmijë kur u shpallëm kampion, se si buçiste stadiumi. Kam qenë i vogël, por ndieja festë në çdo rrugë të qytetit. Dua me zemër të bëj krenar veten, familjen dhe çdo shkodran me një fitore kundër Partizanit.

Etiketa: Bekim BalajVllaznia

Lajme të lidhura

SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
SPORT

“Të gjithë janë kundër nesh”, trajneri i Tiranës: Shkojmë për fitore në Shkodër!

15:56 : 23/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë në 15 vitet e fundit, Tirana dominon Vllazninë

12:21 : 22/10/2025
SPORT

“Klasikja” e Shqipërisë, Vllaznia nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

12:07 : 21/10/2025
SPORT

Kategoria Superiore/ Luhet Vllaznia-Tirana, njihuni me ndeshjet e javës së tetë

21:27 : 19/10/2025
SPORT

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

15:35 : 16/08/2025
Para

Mjeku besimtar me 4 gra/ Predikuesja e fesë: Kur vajzës i vjen cikli i parë menstrual i lejohet të bëjë seks!

TË GJITHA

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com