• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Pirro Vengu, 1.5 milionë € për “rinovimin” dhe gjelbërimin 3 vjeçar të Portit të Durrësit!

10:12 : 19/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ndërtimi i Portit të Ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos, pritet ti kushtojë shqiptarëve rreth 400 milionë euro. Në fakt, e gjitha kjo vlerë është një aferë e pastër që nisi me faljen e truallit në portin ekzistues, për të ndërtuar në atë vend pallate dhe hotele shumëkatëshe. Ndërtimet do t’i bëjë privati, madje edhe pjesën më të madhe të fitimit do ta marrë po privati, e cila ka filluar të ndërtojë godinat e para në atë vend. Por, pas humbjes së truallit dhe kostos për ndërtimin e portit të ri, çfarë veprimesh po ndërmerr drejtori aktual i Autoritetit Portual të Durrësit? Sipas dokumenteve që disponin redaksia e BoldNeës.al, Pirro Vengu ka gati që të hapë me dhjetëra procedura tenderuese për “rinovimin” e këtij porti. Por, sërish po ia kujtojmë z. Vengu se ai port do të shkojë për “skrap”, madje kanë filluar të shiten edhe apartamente dhe njësi shërbimi.

Faksimile: Tenderët e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik nga Porti i Durrësit

Drejtori i Portit të Durrësit, Pirro Vengu, ka gati 7 super tendera për mirëmbajtjen apo pajisjet në atë port, që pritet të shkatërrohet në muajt në vijim. Arabët deklaruan disa javë më parë se ndërtimet do të jenë shumë të shpejta, madje këtë e kanë vënë në zbatim, teksa ka filluar mbushja e detit me inerte për këto ndërtime. Mësohet se tenderi i parë i hapur nga APD është me objekt të prokurimit “karburant”. Fondi limit për këtë tender është me vlerë 21.509.442 lekë. Ndërkohë, tenderi i dytë është “SIEM (Security Information and event management)”, me një vlerë 25.000.000 lekë, teksa bën fjalë për sistem elektronik të inteligjencës. Procedura e radhës është me objekt “shërbim me mjete të rënda automekanizma për Terminalin e Autove”. Në këtë rast, fondi limit është 20.000.000 lekë dhe procedurat bëjnë fjalë për transportuesi të ngarkesave dhe transportues.

Faksimile: Tenderët e shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik nga Porti i Durrësit

Në total, sipas kalkulimeve që ka bërë redaksia e BoldNews.al, Pirro Vengu ka akorduar një shumë prej 1.5 milionë euro. Mësohet se ia ka hapur edhe procedurën e prokurimit “veshmbathje për njësinë e planifikimit detar, njësinë e menaxhimiit të TMGJ, njësinë e menaxhimit të terminalit të automjeteve dhe njësia e repartit PMNZSH”. Fondi limit i kësaj procedure është 20.993.800 lekë. Lista vijon me tenderin e çuditshëm si “sigurimi i pasurisë”. Por, z.v Vengu për çfarë pasurie bëhet fjalë? A nuk do të prishen ato pasuri? A nuk i është dhënë privatit? Normalisht që po, pasi ka një VKM. Fondi për këtë tender, pra të sigurimit të padisë është 19.745.816 lekë. Mësohet se është shërbim për sigurimin në rast dëmi ose humbje. Ose shërbime të sigurimit nga zjarri, shërbime të sigurimit të pronës dhe shërbime të sigurimit.

Lexo edhe:

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

Tenderi në listë është edhe akoma më i çuditshëm. “Mirëmbajtje e gjelbërimit për tre vite”. Për 3 vite? Çfarë do të mirëmbajë firma në fjalë? Pallatet dhe hotelet që do të ndërtohen? Fondi për këtë tender është 11.865.651 lekë dhe bën fjalë për “produkte kopshtarie dhe fidanishte”, “fidane, bulbe, rrënjë dhe prerje”. I fundit në këtë listë, por jo për Pirro Vengun, është tenderi me objekt “Blerje automekanizma për terminalin auto”. Mësohet se fondi për këtë tender është 35.000.000 lekë dhe bën fjalë për “transportuesi të ngarkesave”, “pirunj” dhe “mjete me fuqi hidraulike”.

Pra, përveç 80 hektarëve të truallit aktual apo edhe 400 milionë eurove për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, Vengu bën edhe tendera prej miliona eurosh për mirëmbajtjen apo edhe për gjelbërimin 3 vjeçar!

Etiketa: Pirro Vënguporti i durresitporto-romanotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
AKTUALITET

Nga AKSHI tek Eko Parku dhe Tuneli i Llogarasë, aferat qindra mln euro me firmë të Edi Ramës

08:50 : 04/05/2025
AKTUALITET

Tenderi 5.2 mln € në QSUT/ Myzyri i KPP “i dha” fitoren Alko Impex të Arbër Abazit

20:43 : 01/05/2025
AKTUALITET

AKSHI heq dorë nga tenderi i kamerave në dogana/ Prapaskenat me kompaninë e sanksionuar

15:35 : 29/04/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet janë “flori” për Qefaliajt, në një muaj, 1.8 mln euro tendera nga Bashkia Tiranë

14:03 : 29/04/2025
AKTUALITET

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

09:18 : 28/04/2025
Para

Këto janë dy vëllezërit që do shpërthenin minat me eksploziv

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com