• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pronat e përfituara nga të pastrehët në rast shitjeje do tatohen për 70% të vlerës

08:00 : 19/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Nga tatimi i të ardhurave 15% pas tjetërsimit të pasurive të paluajtshme, duke përfshirë rastin e shitjen do të përjashtohen apartamentet që shitjen nëpërmjet ankandit pas bllokimit nga zyrat përmbarimore për moshlyerje kredie.

Në këtë kategori përfshihen pasuritë e paluajtshme të cilat janë vendosur në hipotekë bankare për marrjen e kredisë. Udhëzimi “Për tatimin mbi të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme” i botuar më 17 janar në Fletoren Zyrtare përcakton se për këto lloj shitje të detyruar, të kryer nëpërmjet ankandit nuk do të aplikohet tatimi mbi të ardhurat 15%.

“Shitja e detyruar e pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta (zyrë përmbarimi) Nuk i nënshtrohen dispozitave të këtij udhëzimi rastet e shitjes së detyruar të pasurive të paluajtshme nga personat juridikë publikë apo subjekte të barazuar me ta (zyrë përmbarimi), kur procedura e shitjes është e parashikuar në akte ligjore e nënligjore”, përcakton udhëzimi.

Sakaq për pronat e përfituara falas nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) dhe ato të përfituara nëpërmjet statusit të pastrehut në rast shitjeje do të tatohen 15%. Për pronat e përfituara nga të pastrehët në rast shitjeje do tatohen për 70% të vlerës. Pra nga vlera e apartamentit do t’i falen 30% e shumës.

Sipas udhëzimit shitja e pasurive të paluajtshme të përfituara nga Enti Kombëtar i Banesave Enti Kombëtar i Banesave (EKB), të gjitha kontratat, që lidh me qytetarët për shitblerjen e banesave, i vlerëson dhe i shet me koston reale të të gjitha shpenzimeve direkte, që janë bërë për ndërtimin e apartamentit.

Lexo edhe:

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

Vlerësimi i apartamentit, që i dorëzon qytetari EKB-së, bëhet duke shumëzuar sipërfaqen e shfrytëzimit të apartamentit me koston e shfrytëzimit, të vitit kur është marrë në dorëzim banesa e re e ndërtuar nga EKB-ja me fonde shtetërore, në të cilën është trajtuar qytetari që e dorëzon këtë apartament.

Shembull

Shitje e përjashtuar nga tatimi 15%

Individi AA ka në pronësi të tij një apartament me sipërfaqe 89 m2 , të cilin e ka vënë në hipotekë bankare për kredinë e marrë nga banka “Zeta” në shumën 1,000,000 lekë. Individi AA, huamarrës në bankë, nuk shlyen dot kredinë e cila në dhjetor të vitit 2014 ka arritur shumën 3,500,000 lekë. Banka, nëpërmjet një vendimi gjykate të datës 5.1.2024 ka nxjerrë në ankand apartamentin e debitorit AA. Nëpërmjet ankandit banka ia shet pasurinë individit BB për shumën 4,000,000 lekë, nga të cilat 3,500,000 lekë i arkëton në llogari të saj dhe 500,000 lekë ia kthen debitorit AA.

Shitje e përjashtuar

Shitja e bërë me ankand nga banka të apartamentit të individit AA, nuk është subjekt i tatimit mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë.

Shembull

Si do të llogaritet tatimi 15% për apartamentet e përfituara falas nga EKB në rast shitjeje

Individi AA, me banim në Lezhë, i persekutuar politik, me kontratën e shitblerjes, datë 23.2.2002, ka përfituar falas nga EKB-ja një banesë me sipërfaqe 98 m2 , të cilën e ka regjistruar në DVASHK në vitin 2008.Viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2001. Në datën 17.1.2024, individi AA nënshkruan një kontratë shitblerje me individin BB, të cilit i shet shtëpinë më vlerën 5,700,000 lekë.

Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje, krahasojmë çmimin e referencës së apartamentit me vlerës në kontratën e shitjes: Llogarisim vlerën në shitje me çmimin referues: 98 m2 x (56,000 lekë/m2 – 1% * 22 vite përdorimi * 56,000 lekë/m2 ) = 4,280,640 lekë Duke qenë se vlera sipas kontratës së shitjes është më e madhe se ajo sipas çmimeve të referencës, si vlerë në shitje për llogaritjen e tatimit merret vlera sipas kontratës së shitjes 5,700,000 lekë (vlera në shitje).

Vlera në blerje Vlera në blerje për banesën, e cila nuk ka vlerë të përcaktuar në blerje (pasi është marrë falas), është e barabartë me vlerën sipas kostos së vitit në të cilin është regjistruar pasuria në DVASHK (kosto e vitit 2008): 98 m2 x 33,745 lekë/m2 = 3,307,010 lekë

Tatimi i llogaritur Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (5,700,000 lekë – 3,307,010 lekë) x 15% = 358,949 lekë

Shembull

Si do të llogaritet tatimi 15% për apartamentet e përfituara me statusin e të pastrehut nga EKB në rast shitjeje

Enti Kombëtar i Banesave (EKB) në qytetin e Bilishtit, në vitin 2015 i shet individit AA një banesë me sipërfaqe 98 m2 me kontratë shitblerje datë 11.7.2015. Viti i fitimit të titullit të pronësisë së kësaj prone për herë të parë është viti 2014. Në kontratë thuhet se vlera e apartamentit sipas shpenzimeve të EKB-së ka kushtuar 1,800,000 lekë.

Duke qenë se individi AA, thuhet në kontratë, ka statusin si i pastrehë, nga vlera e apartamentit do t’i falen 30% e shumës, pra 540,000 lekë, dhe vlera përfundimtare, që duhet të shlyejë individi AA për EKB është 1,260,000 lekë. Individi AA, në vitin 2024, vendos ta shesë apartamentin e tij dhe me kontratën e shitblerjes datë 22.04.2024, këtë apartament ia shet individit BB në vlerën 3,430,000 lekë.

Vlera në shitje Për të përcaktuar vlerën në shitje, krahasojmë çmimin e referencës së apartamentit me vlerës në kontratën e shitjes: Llogarisim vlerën në shitje me çmimin referues: 98 m2 x (35,000 lekë/m2 – 1% * 9 vite përdorimi * 35,000 lekë/m2 ) = 3,121,300 lekë Duke qenë se vlera sipas kontratës së shitjes është më e madhe se ajo sipas çmimeve të referencës, si vlerë në shitje për llogaritjen e tatimit merret vlera sipas kontratës së shitjes 3,430,000 lekë (vlera në shitje).

Vlera në blerje Vlera në blerje për banesën e blerë nga EKB-ja me kontratën e shitjes së datës 11.7.2010, është vlera që ka paguar në fakt individi AA, pas faljes 30 % të bërë, pra vlera 1,260,000 lekë.

Tatimi i llogaritur Tatimi që duhet të paguajë shitësi AA është: (vlera në shitje – vlerën në blerje) x 15 % (3,430,000 lekë – 1,260,000 lekë) x 15 % = 325,500 lekë./ MONITOR

Etiketa: apartamentePronatqeveriashitjejetatimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
AKTUALITET

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
AKTUALITET

Delvina po kthehet në tokë të shkretë nga zjarret, banorët në dorë të Perëndisë!

18:49 : 13/08/2025
AKTUALITET

Alarm në Shqipëri për ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, BIRN: Liria e fjalës në rrezik

13:17 : 12/08/2025
Para

Me sa shiten-blihen dollari dhe euro, çfarë ndodh sot me tregun valutor

TË GJITHA

SHBA kufizon kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët

16:44 : 28/08/2025

Nga premtimi për “flamur blu”, tek realiteti i ujërave të zeza

16:28 : 28/08/2025

Aksidentet u ulën me 16% në janar-korrik, shoferët më “të rrezikshëm” grupmosha 25-34 vjeç

16:12 : 28/08/2025

Zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Sërpska caktohen për 23 nëntor

16:07 : 28/08/2025

Aksident në aksin Fier-Lushnje, 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

15:56 : 28/08/2025

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

15:25 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com