• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë eksportuam më shumë në vitin 2023? Industria fasone më e goditura, me rënie dhe lëndët djegëse

23:54 : 19/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Rënia e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2023 me një `tkurrje` të ndjeshme të tregtisë së jashtme. Jo vetëm rënia e çmimeve, por edhe luhatja e monedhës europiane në tregun valutor ka pjesën e saj në treguesit e tregtisë së jashtme. Sipas të dhënave që raporton Instituti i Statistikave, përgjatë të gjithë vitit 2023, eksportet fiksohen në 440 miliardë lekë, ndërsa importet në 873 miliardë lekë. Gjatë vitit 2023 eksportet rezultojnë 9.5% më të ulta se viti 2022, në vlerë, ndërsa importet, 8.2% më pak se viti pararendës.

Nga ana tjetër, referuar analizës së të dhënave në volum, pra në peshë eksportet dhe importet nuk kanë shkuar në të njetin drejtim për vitin 2023. Nëse një vit më parë për shkak të çmimeve të larta u blenë më pak mallra dhe më shtrenjtë, këtë vit më shfryrjen e çmimeve duket se në sasi kemi blerë dhe kemi shitur më shumë mallra. Importet dhe eksportet kanë shënuar rritje, krahasuar me një vit më parë, përkatësisht me 8.2% dhe 8.5%.

Por si paraqitet situata sipas grupeve? Po të analizojmë ndryshimin vjetor sipas grupmallrave shohim se në peshë rënien më të lartë sa i përket eksporteve e kanë shënuar grupi “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me 21.5%, ndërkohë ndjek në renditje me një rënie të konsiderueshme “Prodhime druri dhe letre” me 20.2% dhe “Tekstile dhe këpucë” me 12.2%, çka konfirmon impaktin e zhvlerësimit të euros te industria fasone. Rritje në volum në drejtim të eksporteve kanë shënuar grupet “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.”, “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Ushqim, pije dhe duhan”.

Në drejtim të importeve, shifrat tregojnë se janë rritur në volum, ndërkohë që me rënie paraqiten vetëm grupet “Tekstile dhe këpucë” me 5.8% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej lëkure” me 14.4%.

“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe ndryshim në vlerë të importeve dhe eksporteve sipas grupeve. Shifrat tregojnë se për eksportet me rritje paraqiten vetëm ushqimet me 7.6%, ndërkohë të gjitha grupet e tjera janë në rënie. Rënien më të lartë vjetore të eksporteve në vlerë e kanë regjistruar grupet “Prodhime druri dhe letre” me 21.7% dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me 21%, krahasuar me vitin 2022.

Lexo edhe:

Prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

Ndërkohë, nga ana tjetër, nëse analizojmë ndryshimin vjetror të importeve në vlerë shohim se me rritje janë vetëm makineritë, ndërkohë të gjitha grupet e tjera janë më rënie, ku rënien më të lartë e ka regjistruar grupi “Minerale, lëndë djegëse, ener. elek.” me 40.6% dhe “Lëkure dhe artikuj prej lëkure” me 19.8%.

Nga 10 partnerët kryesorë tregtarë për vitin 2023, rënien më të madhe të eksporteve Shqipëria e ka patur me Gjermaninë më 27.7% dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga ana tjetër, rritje të eksporteve janë regjistruar me Kosovën, Malin e Zi dhe Greqinë e Kinën./SCAN

Etiketa: 2023eksportetindustria fasonelendet djegesereniete godituraviti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Prodhimi industrial në rënie të fortë të prodhimit dhe shitjeve

13:59 : 26/09/2025
AKTUALITET

A e “shpëtoi” Kosova turizmin në gusht?! Italianët vijojnë rënien

08:02 : 26/09/2025
AKTUALITET

Edhe tregu i pijeve freskuese po “i dorëzohet” importit

07:59 : 20/09/2025
BOTA

Ari “humbet terren” pas vlerave rekord

19:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

(Mos) kthimi në shkolla, 112 mijë nxënës më pak në një dekadë

08:37 : 08/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025
Para

Me sa blihen-shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me këmbimi valutor

TË GJITHA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com