• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Boçi: Inceneratori i Elbasanit ka punuar vetëm 1 ditë, janë vjedhur 21 mln euro. Llatja i akuzuar …

13:41 : 18/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar vetëm 75.9 MwH që nga momenti i marrjes në dorëzim.” Kështu ka deklaruar nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, duke përgënjeshtruar kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja, i cili pretendon se është në punë.

Boçi iu referuar përgjigjes zyrtare të kompanisë “ECO ELB” dhënë emisionit PLUG në shtator të vitit 2023. Duke përllogaritur të dhënat e kartës teknologjike të impiantit, Boçi tha se kjo përkthehet në 29.4 orë pune ose 1.23 ditë.

Ish-deputeti demokrat u shpreh se në 660 ditë administrim nga Bashkia Elbasan ai impiant ka punuar vetëm 1 ditë. Boçi deklaroi nga selia blu se janë 21 milionë euro të vjedhura nga kjo Strukturë Kriminale dhe asnjë nga fajtorët kryesore nuk ëshrë vënë para drejtësisë.

Nënkryetari i PD-së u shpreh se Gledian Llatja sot duhet të ishte i akuzuari kryesor pasi ishte firma e tij që pranoi këtë karakatinë. Sipas tij, inceneratori i Elbasanit u merr çdo ditë qytetarëve të Elbasanit 25 euro për ton për depozitimin e mbetjeve, edhe pse impianti është në remont prej 2 vitesh.

DEKLARATË PËR MEDIA N/KRYETARI I PD, LUÇIANO BOÇI

Lexo edhe:

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

Dje në emisionin investigativ PLUG u bënë publike disa fakte shumë të rënda në lidhje me Inceneratorin e Elbasanit. Kjo aferë korruptive i ka kushtuar buxhetit te shtetit 27 milionë euro. Në janar të vitit 2022, Gledian Llatja mori në administrim këtë karakatinë duke siguruar qytetarët e Elbasanit se impianti punon dhe se aty do përpunohen mbetjet.

Kam denoncuar publikisht disa herë atë karakatinë dhe po publikisht kryetari i Bashkisë Elbasan ka përgënjeshtruar, duke u shprehur se inceneratori është në punë. Faktet flasin ndryshe. Sipas përgjigjeve zyrtare të kompanisë ECO ELB dhënë emisionit PLUG në shtator të vitit 2023, Inceneratori i Elbasanit ka prodhuar vetëm 75.9 MwH që nga momenti i marrjes në dorëzim.

Sipas të dhënave të kartës teknologjike të impiantit kjo përkthehet në 29.4 orë pune ose 1.23 ditë. Pra, në 660 ditë administrim nga Bashkia Elbasan ai impiant ka punuar vetëm 1 ditë.

Për të mbuluar këtë aferë sigurisht zgjidhja ishte vënia e zjarrit për të cilin dhe sot nuk ka asnjë fajtor. 21 milionë euro të vjedhura nga kjo Strukturë Kriminale dhe asnjë nga fajtorët kryesore nuk ëshrë vënë para drejtësisë.

Gledian Llatja sot duhet të ishte i akuzuari kryesor pasi ishte firma e tij që pranoi këtë karakatinë. Ai u merr sot dhe çdo ditë qytetarëve të Elbasanit 25 euro për ton për depozitimin e mbetjeve. Edhe pse impianti, siç shprehen ata vetë, është në remont prej 2 vitesh.

Partia Demokratike, dhe unë personalisht, së bashku me grupin e ekpertëve, do të nisim shumë shpejt nje tjetër kallëzim penal për Inceneratorin e Elbasanit.
Prokuroria që deri dje mbrojti të gjithë fajtorët sot nuk do mundet më.

Nga Edi Rama e deri te Gledian Llatja do të mbajnë përgjegjësi për këtë aferë që filloi me firmosjen e kontratës por vazhdon me vjedhjen e qytetarëve të Elbasanit. Incineratori i Elbasanit nuk djeg mbeturina, por para të taksapaguesve dhe qytetarëve të Elbasanit dhe Shqipërisë.

SPAK duhet të lëvizë dhe të thërrasë, të hetojë dhe të cojë para drejtësisë zhvatësit e pasurive publike. Në vend të gjuetisë së shtrigave kundër opozitës dhe liderit të saj, duhet të bëjë detyrën për të cilën është ngritur: hetimin e krimit dhe dënimin e kriminelëve të veshur me imunitet qeveritar.

Etiketa: elbasaniGledian Llatjainceneratoriluciano bocinuk punonvjwedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025
AKTUALITET

47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër

11:03 : 11/11/2025
SPORT

Superliga/ Dinamo dhe Teuta ndajnë nga një pikë, Elbasani feston kreun në Vlorë

20:14 : 03/11/2025
SPORT

Kartonat e kuq “skuqin” Superioren/ Vllaznia fiton klasiken ndaj Tiranës, Elbasani mposht Bylisin

19:35 : 24/10/2025
AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

‘91% e kopjuar’/ Akuza e fortë e Boçit: Manastirliu me plagjiaturë shkencore (FOTO)

14:05 : 05/10/2025
Para

Reshje dëbore në veri të vendit, si paraqitet situata në disa prej akseve kryesore

TË GJITHA

Wadephul apel vendeve të Ballkanit: Sundimi i ligjit, kusht i panegociueshëm për integrimin europian

17:47 : 16/11/2025

Protesta e 17 nëntorit/ Boçi: Pushteti ka hyrë në xhepat e shqiptarëve, kupa është mbushur

17:37 : 16/11/2025

Gazi amerikan kalon nga Greqia drejt Ukrainës, furnizimi nis nga janari

17:29 : 16/11/2025

Trump paralajmëron aksion në Venezuelë, SHBA grumbullon 15 mijë trupa ushtarake në Karaibe

17:16 : 16/11/2025

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Silvinjo me surpriza, Tuchel nuk kursen yjet! Publikohen formacionet zyrtare

16:44 : 16/11/2025

Makina përplas spektatorët në një event në Australi, 13 të plagosur

16:36 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com