• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Brian Spahiut/ Babai i 3-vjeçarit: Felaj do të prishë provat, fshehu ekspertizën për 11 ditë

14:13 : 16/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Ditën e djeshme u raportua lajmi se klinika “Splendent” në Tiranë të mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaho, i është refuzuar gjashtë herë marrja e licencës për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen dhe e ka marrë licencën vetëm 1 muaj pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën 3-vjeçari Brian Spahiu.

Pas publikimit të këtij fakti, babai i 3-vjeçarit, Bledar Spahiu i kërkoi Prokurorisë së Tiranës që prokurorja Alma Felaj të hiqet nga kjo çështje. Në një intervistë televizive, Bledar Spahia thotë se Alma Felaj kërkon të deformojë çështjen dhe për këtë ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i ka kërkuar largimin e saj nga çështja e djalit.

“Me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës kemi folur në lidhje me prokuroren e çështjes Alma Felaj, ajo duhej të tërhiqej nga kjo çështje se nuk është e aftë ti japë zgjidhej çështjes. Me gjithë këto fakte që kanë dalë ajo nuk ka vepruar ndërkohë që më datë 6 tetor ka bërë kontrollin tek klinika ‘Splendent’ e Xhaxhos dhe në dijeninë time kjo klinikë ka qenë pa licencë. Sot e kësaj dite ajo klinikë vepron, mbush dhëmbët e njerëzve që nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë klinikë”, tha Bledar Spahiu.

Ai pretendon se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultatet e aktit të ekspertimit të parë që u publikuan në muajin nëntor.

“Unë i kam marrë informacionet vetë. Nga prokurorja s’kam marrë asnjë informacion, as aktin e ekspertimin ajo donte ta fshihte. Unë e kam marr vesh nga mediat, 11 ditë më ka mbajtur pezull nuk më ka treguar”, tha ai.

Lexo edhe:

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

Babai i 3 vjeçarit Bledar Spahia është dhe kundër propozimit të prokurores për një ekspertizë të dytë me ekspertë të huaj.

“Prokurorja kërkon të deformojë çështjen, do ta vonojë e të prishë sa më shumë prova. Ekspertët mjekoligjorë shqiptarë e kanë bërë shumë saktë. Kur ajo nuk pranon ekspertët shqiptarë si mund të pranoj unë ekspertizën e një shteti të huaj? Ajo nuk pranon vendimin e një institucion shtetëror. Ata ekspertët janë grup, nuk është 1 apo 2 mjekë.  Ajo do të prishë provat.” – u shpreh ai.

3-vjeçari Brian Spahiu kreu ndërhyrje në klinikën dentare në fund të muajit shtator 2023 dhe ndërroi jetë më 1 tetor, ndërsa në dokumentet vërtetohet se Ina Xhaxho e ka marrë licencën me 31 tetor 2023, një muaj më pas.

Po në dokumentin ku bazohet babai i të ndjerit, shkruhet dhe se ndaj klinikës është vendosur, masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Nga ana tjetër vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.

Gjithashtu, vlen të theksohet dhe fakti se ekspertiza për shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahia ka sjellë një përplasje mes Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, kërkon që të caktojë ekspertë të huaj për të kryer ekspertizë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, akti i parë i ekspertizës që u publikua në muajin nëntor 2023, i cili përcaktoi si shkak të vdekjes së 3-vjeçarit mbidozën e narkozës që shkaktoi mosfunksionim të organeve, është i paplotë dhe konkluzioni i pasaktë dhe për këtë arsye organi i akuzës e kërkon riekspertim. Sipas Prokurorisë, mungojnë ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha pyetjet. Po ashtu, Prokuroria thotë se mjekët specialistë në vendin tonë, janë në konflikt interesi me personat në hetim, përfshirë edhe mjekun Roland Xhaxho.

Ndërkohë, Mjekësia Ligjore pretendon se procedurat për caktimin e shkakut të vdekjes janë kryer si duhet. Sipas Insitutit të Mjekësisë Ligjore, krahas dy mjekëve që kryen autopsinë, morën pjesë edhe dy mjekë të tjerë të cilët janë specialistë të anatomisë patologjike.

Kujtojmë se 3-vjeçari Brian Spahiu humbi jetën në reanimacionin e pediatrisë më 1 tetor të vitit të kaluar, tre ditë pas kreu ndërhyrjen kirurgjikale te dentistja Ina Xhaxho për mbushjen e 14 dhëmbëve. Ka qenë babai i saj, Roland Xhaxho që ka kryer anestezinë dhe të dy janë nën hetim për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, ndërsa Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet.

Familjarët akuzojnë mjekun se i ka dhënë dozë të lartë anestezie, ndërsa thonë se djalin e kanë marrë në gjendje të rëndë nga klinika.

Etiketa: Alma felaj Brian SpahiuBledar SpahiuIna XhaxhoklinikalicensaprokuroriaRoland Xhaxho

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

15:48 : 03/08/2025
AKTUALITET

Rënia e Dinastisë “Felaj”

09:24 : 03/08/2025
AKTUALITET

Gjykata lë në burg Ilirjan Selmanin, 31-vjeçari mohon vrasjen e Kozeta Teços

14:13 : 31/07/2025
AKTUALITET

Skandali me mikrokreditë/ Xama akuza SPAK: Po mbyll pa lavdi aferën 37 milion euro

20:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

Fier/ U kapën me mbi 21 kg eksploziv, Prokuroria kërkon 45 vite burg për 3 të pandehurit

12:48 : 21/07/2025
Para

E pazakontë/ Një person thyen me gur xhamat e makinave të parkuara në Vlorë

TË GJITHA

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025

Kishte mbjellë drogë në oborr, arrestohet një person në Lazarat

12:34 : 08/08/2025

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025

E rëndë në Korçë! 30-vjeçarja denoncon në polici vjehrrin e saj për përdhunim

12:25 : 08/08/2025

Shqiptarët të zhytur në varfëri! Çmimet e larta të ushqimeve përshpejtojnë inflacionin

12:24 : 08/08/2025

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com