• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Nuk është dribluar këtë sezon, Ismajli si Van Dajk: Ju tregoj sulmuesin më të fortë në Itali

20:45 : 15/01/2024
në SPORT

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mungoi në duelin e fundit të Empolit ndaj Veronës, për shkak të një dëmtimi në shpinë.

27-vjeçari u dëmtua ndaj Milanit, teksa shpreson që të rikthehet më i fortë në sfidën e datës 21 janar ndaj Monzës.

Ismajli dha mbrëmjen e sotme një intervistë për “Supersport”, ku preku disa tema interesante, duke u shprehur:

Problemet në shpinë? Kam marrë një goditje në brinjën e majtë në ndeshjen ndaj Milanit. Tani jam pak më mirë, por të shohim nëse do të jem gati për ndeshjen e së dielës. Kam filluar terapi këto dy ditët e fundit, të shohim si do të shkojë kjo javë.

Ndryshim trajneri tek Empoli? Zyrtarisht ende nuk ka asgjë, por flitet se do të jetë Davide Nicola trajneri i ri. Po presim konfirmimin e klubit.

Lexo edhe:

“Yessssssss!”/ Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

Kombëtarja shqiptare shkëlqen në Leskovc, mediat serbe “shpërthejnë” me kritika pas humbjes 1-0

Unë si Van Dijk sa u përket driblimeve? Nuk e dija, nuk i shoh statistikat. Para tri ditësh më erdhi mesazhi që jam ndër tre mbrojtësit më të mirë në botë në lidhje me driblimet. Shpresoj të vazhdoj sikur e kam nisur.

Lojtari me numrin më të lartë të interceptimeve në Serie A gjatë një periudhe të madhe?

Dhunti nga lindja, e kam patur gjithmonë leximin e ndeshjes dhe të situatave. Që kur isha i vogël, e kam patur edhe në Kroaci. Edhe tashmë tek Empoli. Gjithmonë marr masat përpara kohe, jam më para sulmuesit në këto situata, sepse e di ku vazhdon aksioni.

Dyshja e konsoliduar me Gjimshitin në qendër të mbrojtjes te Shqipëria?

E lindur, e punuar dhe e vazhduar. Me Gjimshitin kemi vite që luajmë bashkë. E ndihmojmë shumë njëri-tjetrin, siç ndihmojnë të gjithë ekipin te Kombëtarja. Ky është çelësi i suksesit.

Merkato pas Euro 2024? Shpresoj të kemi shëndetin. Europiani është një mundësi shumë e madhe për futbollistët për të arritur diçka më shumë në karrierë. Shpresoj të kemi shëndet të gjithë lojtarët e Kombëtares. Do Zoti që të na sjellë diçka më të madhe pas Europianit.

Sulmuesi më i vështirë për t’u markuar në Serie A? Serie A është një ndër 5 ligat më të forta në Europë. Dua të veçoj Lukakun, sepse është shumë i fortë fizikisht. Është më i vështiri për t’u markuar me atë fizik që ka.

Berisha, unë dhe Shpendi nuk po luajmë tek Empoli? Gjithçka është e mundur, do të jemi kundërshtarë me Italinë në Europian. Por, shqiptari nuk dorëzohet kurrë.

Çekia? Pas fitores u futa në fushë duke festuar me shokët. Ishte kënaqësi sikur të isha në fushë. Ishte një fitore që vulosi në masën 90% kualifikimin në Europian.

Shqipëria? “Air Albania” është bërë një kështjellë e pamposhtur me tifozerinë tonë të zjarrtë. Po na japin një energji të jashtëzakonshme, tifozët na motivojnë shumë. Kur e shohim gjithë atë tifozeri që na përkrah motivimi është më i madh. Do e kenë shumë të vështirë të na mposhtin në “Air Albania”. Gjithë ekipi ka merita për suksesin dhe faktin që nuk kemi pësuar gol në stadiumin tonë. Të gjithë lojtarët dhe repartet kanë qenë të shkëlqyer.

Keni njohur rivalët e Europianit dhe jemi në grup ferri. Shqipëri-Kroaci do të jetë një derbi shumë i bukur. Bashkëshortja juaj do të jetë me Shqipërinë apo me Kroacinë?

Normal që do të jetë me Shqipërinë, por dëshira e saj është që të kualifikohen të dyja, pra ne dhe Kroacia.

Kush ka qenë dëshira më e madhe që ke kërkuar për vitin 2024?

Pas dy fitoreve në muajin qershor, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, unë kam dëshiruar me gjithë zemër që të kualifikohemi në Europian. Tani ia arritëm dhe shpresoj të jemi të gjithë mirë me shëndet, e të bëjmë maksimumin për të bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Jemi gati të japim më të mirën që të nderojmë Shqipërinë dhe shqiptarët në Gjermani 2024.

Etiketa: Ardian IsmajliKombetarja Shqiptare

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Yessssssss!”/ Bebe Rexha feston me emocion fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë

10:12 : 12/10/2025
SPORT

Kombëtarja shqiptare shkëlqen në Leskovc, mediat serbe “shpërthejnë” me kritika pas humbjes 1-0

09:14 : 12/10/2025
SPORT

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025
SPORT

Ardian Ismajli humb duelin me Serbinë, do të mungojë gjatë

18:02 : 01/10/2025
SPORT

Pas Kumbullës, dëmtohet një tjetër qendërmbrojtës! “Alarm” te Kombëtarja para sfidës me Serbinë

20:57 : 29/09/2025
SPORT

Dëmtohet mbrojtësi i Shqipërisë, humbet javët e para në Serie A

17:52 : 14/08/2025
Para

PD mbledh nesër grupin parlamentar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com