• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër vite pas tërmetit, rindërtimi në Kombinat mbetet i ngrirë

23:01 : 12/01/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Alfredi, një burrë në të 60-at qëndron pas një arke bananesh, në pritje të ndonjë blerësi që kalon atypari.

Ai shet përbri rrënojave të pallatit ku dikur banonte, por për shkak të tërmetit, pallati u konsiderua i rrezikshëm, ndaj edhe u shemb.

“U bënë katër vjet asnjë lajm, asnjë gjë. S’na thonë asnjë gjë, vetëm na gënjejnë. Më thanë duhet të dorëzosh certifikatën e pronësisë. Unë nuk e dorëzoj, për arsye: më jep të jap”, -rrëfen Alfredi.

Sot, katër vite pas tërmetit që i hapi rrugë shembjes së pallateve, Alfredi dhe banorët e tjerë vijojnë të jenë në pritje të shtëpive të reja. Megjithëse në pallatin e tyre, nuk janë pastruar ende inertet.

Foto nga sheshi i krijuar pas shembjes së pallatit 151/11

Përgjatë këtyre viteve ai ka lëvizur nga një shtëpi me qira në tjetrën, ndërsa nga bashkia ka përfituar vetëm 18.000 lekë, të cilat i ka marrë pas muajsh vonesë.

Lexo edhe:

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

Bashkëpunimi me Ramën/ Kompania e vëllait të Agron Kapllanaj, 12.5 mln euro tendera nga rindërtimi

“Mobiliet dolën jashtë përdorimit, ik nga një qiraxhi, shko në një qiraxhi tjetër. E kam 250 (qiranë), 180 më japin. Ja dal shes banane këtu që t’i plotësoj”,-tregon ai më tej.

Për Alfredin dhe banorët e Kombinatit, shpresa për të marrë shtëpitë e tyre po humb.

“Dil përjashta më tha dhe dola e nuk kam vajtur më fare, të bëj asnjë lloj manovrimi”,-tregon Alfredi për bisedën me përfaqësues të bashkisë.

Ndërsa shton se “të gjithëve, mesa kam pyetur, na kanë stresuar aty ku nuk thuhet. Stresi po na vret më shumë se sa kjo…Shpresë e kotë, nuk kam shpresë, nuk besoj më te këta”.

Dy vendime për një pallat

Erion Syziu, u informua pas tërmetit se pallati 162 në Kombinat ku ai jetonte kishte dëmtim në shkallën DS2 (dëmtime të lehta), ndaj për këtë arsye mori kompensim nga bashkia Tiranë për të kryer riparime. Mirëpo, ky vendim nuk ishte i vetmi.

“Po i njëjti institucion (Instituti i Ndërtimit) thotë që ka dëmtime DS4 dhe duhet të prishet. Ka dy standarde, njëherë thuhet duhet të prishet, po për të njëjtin objekt pastaj thuhet duhet të riparohet edhe të japim lekët”,-argumenton Erioni, i cili tanimë po mbron banorët si avokat në procesin gjyqësor.

Pas vendimit për shembjen e pallatit familja e Erion Syziut dhe 17 familje të tjera të pallatit do të duhej të braktisnin shtëpitë e tyre, për ti hapur vendin shembjes.

“Ne nuk mund të jemi përfitues nga dy programe. Njëherë kemi përfituar grantin dhe pastaj të përfitojmë një banesë të re. Nuk ka problem tha se do t’i ktheni ato para. Ato para nuk kthehen më, sepse ato janë investuar në riparim dhe ti nuk ke asnjë nen dhe asnjë rresht nga akti normativ dhe as nga akte të tjetra nënligjore që të thuhet që kur shteti gabon dhe ju jep lek personave që s’duhet ti merrnin atëherë ka të drejtë t’jua kthejë prapë mbrapsht se do t’ju prishi banesën”,-sqaron Syziu.

Një prej pallateve në Kombinat, i boshatisur në pritje prej katër vitesh për tu shembur

Mirëpo, procesi i shembjes së pallatit nuk ka nisur ende, pasi vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës u hodh në gjyq nga banorët, të cilët vërtetuan se akti i Institutit të Ndërtimit ishte i pasaktë.

“Ka elemente falsiteti të hartuar nga Dhimitër Papa, që çuditërisht e gjejmë në mbi 90% të ekspertizave që janë bërë në Kombinat. Emri i tij që lakohet më shumë nga të gjithë si inxhinieri që i ka dhënë dritë jeshile prishjes së objekteve, duke përdorur një skemë shumë të thjeshtë: rrit edhe fryn koston e riparimit dhe të përforcimit të objektit në kurriz të kostove të ndërtimit nga e para të një pallati”,-shprehet Erion Syziu.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë pranoi kërkesë padinë e banorëve dhe vendosi më 24 tetor 2022 ta shfuqizojë vendimin e këshillit bashkiak nr.158 dt.24.11.2021 që detyronte prishjen e pallatit.

Vendimi i Gjykatës për pallatin 162 në Kombinat

“Rindërtimi me ekspertiza të rreme” në gjykatë

Bashkia Tiranë përgjatë vitit 2020-2021 vendosi shembjen e 67 pallateve në Kombinat. Katër vite pas tërmetit, situata paraqitet e ngrirë.

Edmond Çata është një prej banorëve që ka kryesuar betejën për ndalimin e shembjeve të banesave, duke krijuar “Grupimin për Kombinatin”. Ai tregon se në këtë zonë prej kohësh nuk ka më as shembje e as riparime.

“Numri ka qenë 67 fillimisht për tu shembur. Janë shembur diku te 30 pallate, ndërkohë në gjykatë sot që vazhdojmë të flasim janë në proces 10 pallate dhe kanë fituar procesin 7”,-shton më tej Edmond Cata.

Edmond Çata- “Grupimi për Kombinatin”

Sipas bashkisë Tiranë deri në korrik të vitit 2022 u shembën 23 pallate në Kombinat.

Ndërsa sipas avokatëve të angazhuar në mbrojtje të banorëve, janë më shumë se 20 çështje në gjykatë kundër vendimeve të bashkisë Tiranë për shembjen e pallateve.

“Të gjitha çështjet e përfunduara janë fituar. Janë anuluar 8 vendime të Këshillit Bashkiak Tiranë dhe janë dhënë 5 masa për sigurim padie”, -shprehet Irena Dule, avokate pranë Qendrës Res Publica.

Të tjera çështje që padisin vendimin e këshillit bashkiak për shembjen e pallateve janë duke u trajtuar edhe nga avokat Syziu.

‘Unë kam në proces tre dhe kam përfunduar tre. Pra gjashtë çështje”,-shprehet avokati Erion Syziu.

E përbashkëta që është vënë re në proceset gjyqësore është parregullsia e akteve të ekspertimit dhe verifikimeve në terren, të cilat në çdo rast kanë rritur në mënyrë artificiale nivelin e dëmit.

“Ekspertiza e Dhimitër Papa thonte që ky pallat është i dëmtuar te pjesa e kabinës elektrike. Pallati jonë nuk ka fare kabinë elektrike. Dmth ky ka marrë ekspertizë që ka bërë në një vend tjetër dhe e kishte integruar tek e jona.”,-sqaron avokati Erion Syziu.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak më 2020, kryebashkiakut Veliaj konstatonte se “Kemi zhvilluar 8 seanca maratonë, ku çdo pallat është studiuar dhe prezantuar në mënyrë transparente nga inxhinierët, me të gjithë librat e kontrolleve dhe akt-konstatimet e projekteve inxhinierike”. 

Banorët shprehen se këto dëgjesa kanë munguar dhe nuk ka pasur informacion mjaftueshëm.

“Unë kam provuar që asnjë nga familjarët e pallatit numër 1 rruga “Shaban Hysa” nuk merr dhe nuk ka marrë kurrë bonus qiraje për një arsye të vetme, se ne patëm marrë grantin në vlerë monetare për riparimet, DS2-in”,-shpjegon Erion Syziu.

Ndërsa enden gjykatave, një pjesë e banorëve vijojnë të përftojnë bonusin e qirasë, i cili me vendim të këshillit bashkiak të Tiranës varion nga 18.000 lek për hyrje 1+1 në 22.000 lekë për hyrje 2+1.

Referuar nenit 38 të ligjit “Për strehimin social” pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionit të qirasë nuk duhet ti kalojë 25% të të ardhurave të familjes.

Ndërkohë, qiratë në Tiranë në zonat periferike vijojnë nga 25.000 deri në 30.000 lek, ndërsa në qendër kushtojnë më shumë se dyfishi i shumës prej 18.000 lekësh që ata përfitojnë.

Skualifikime nga e drejta për banesë

Pamje me dron nga pallatet e shembura në Kombinat

Sipas aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”,  pronarët e banesave të shembura ku po ndërtohen objekte të reja duhet të marrin të njëjtën sipërfaqe banimi.

Por të dhënat e Bashkisë Tiranë tregojnë se 4975 persona janë skualifikuar nga procesi.

“Një pjesë sepse kanë pasur një apartament tjetër në pronësi. Një pjesë janë skualifikuar pa dhënë shpjegime, një pjesë pa një arsye të vlefshme. Këto të fundit kanë hapur procese gjyqësore, sidomos ata që kanë dalë nga banesa për shkak se pallati është prishur”, -shpjegon avokatja Irena Dule.

Sipas Edmond Çatës grupet e skualifikuara përfshijnë banorët që kanë një pronë të dytë, emigrantët si dhe janë prekur padrejtësisht edhe pronarët e dyqaneve.

“Logjika e tyre është në qoftë se ti në një pallat ke patur një dyqan të vogël familjar, shteti thotë ky është një program social. Ti të ardhura ke patur, të ardhura ke nuk është përgjegjësi e imja të garantoj një biznes apo një vend tjetër për biznes. Grupe të tjera që janë prekur janë personat që janë trashëgimtarë të një prone të caktuar. Nëse këta persona nuk kanë bashkëjetuar me prindërit e tyre, fakti që prindërve ju prish apartamenti nuk i legjitimon trashëgimtarët e tyre që të kenë një apartament”
,-argumenton ai.

Ndërsa të tjera arsye skualifikuese lidhen edhe me numrin e personave pronarë të banesës.

“Ka raste që në familje, pronë ka pasur disa kurora dhe bashkia nuk i ka trajtuar çdo kurorë mëvetësisht, por ju ka dhënë një apartatment të gjithë familjeve dhe këto persona i janë drejtuar gjykatës. Sepse akti normativ ka lejuar që cdo familje e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore të mund të trajtohet sipas normës për frymë dhe përbërjes familjare që kishin deri në datën e konstatimit të fatkeqësisë natyrore”, -përfundon avokati Erion Syziu.

/Citizens Channel

Etiketa: i ngrireKombinatRindertimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

21:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Bashkëpunimi me Ramën/ Kompania e vëllait të Agron Kapllanaj, 12.5 mln euro tendera nga rindërtimi

21:14 : 30/04/2025
AKTUALITET

Fondet e Rindërtimit/ Bashkia e Durrësit harron 5 vite “në sirtar” aplikimin e qytetarit. Specialisti: E dinë shefat!

21:05 : 17/04/2025
AKTUALITET

BE tërhiqet nga ndërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, autoritetet degradojnë zbulimet arkeologjike

20:00 : 08/04/2025
AKTUALITET

Rindërtimi/ U shembën banesa me dëmtime të lehta, hije skandali për tenderin e majm për “PE VLA KU”

20:46 : 27/03/2025
AKTUALITET

“Të harruar nga rindërtimi”/ Historia e Majlindës dhe familjeve të ish-Komunales

18:24 : 13/03/2025
Para

Zjarri në Pogradec/ Flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda...

TË GJITHA

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve, të cilit i përket Papa Leoni XIV

19:15 : 09/05/2025

I rinovoi kontratën në janar, por tani Barcelona e nxjerr në shitje për 50 milionë euro

19:15 : 09/05/2025

Trump dhe Merz premtojnë bashkëpunim për fundin e luftës në Ukrainë

19:08 : 09/05/2025

Bardhi denoncon me emra: Ceno Klosi, Darli Hoxha dhe Lul Morina po tentojnë të blejnë vota në Fier

18:55 : 09/05/2025

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com