• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kina lëshon një satelit mbi hapësirën ajrore të Tajvanit, bien sirenat e alarmit

14:10 : 09/01/2024
në BOTA

Qeveria e Tajvanit i ka lëshuar sirenat në gjithë ishullin të martën, duke thënë se një satelit kinez fluturoi mbi hapësirën e saj ajrore në jug.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, e përshkroi veprimin e Kinës si pjesë të “ditëve të ngacmimit” para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare.

Alarmi i sigurisë iu dërgua qytetarëve në telefonat e tyre mobil nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit mëngjesin e së martës, rreth kohës së njëjtë kur mediat shtetërore kineze konfirmuar lëshimin e një sateliti shkencor.

Ministria e përshkroi satelitin si “satelit” në gjuhën kineze, por si “raketë” në gjuhën angleze. Më vonë, ajo ia la fajin “neglizhencës” për gabimin në përshkrimin e satelitit si raketë.

Lexo edhe:

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

Tajvani mban zgjedhje presidenciale dhe parlamentare të shtunën.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe i ka përshkruar zgjedhjet si zgjidhje mes paqes dhe luftës në Ngushticën e Tajvanit.

Qeveria e Tajvanit i kundërshton pretendimet e Kinës për territor.

Kina nuk ka njoftuar për lëshimin e satelitit. Ajo i bëri dy lëshime satelitore në dy ditë radhazi në fillim të dhjetorit. Asnjëra prej tyre nuk kishte fluturuar mbi Tajvan, e as nuk kishte nxitur lëshimin e sirenave.

Mediat shtetërore kineze e kanë përshkruar lëshimin e satelitit të martën si testim “të energjisë së lartë të astrofizikës dhe astronomisë”.

Joseph Wu, i cili po mbante konferencë për media me gazetarë të huaj kur ranë sirenat, e përshkroi lëshimin e satelitit kinez si ngacmim ndaj Tajvanit.

“Të gjitha këto lloje taktikash janë të klasifikuara si aktivitete të rrezikshme shtetërore, dhe vazhdojnë t’ua kujtojnë njerëzve në Tajvan se ka rrezik për luftë mes Tajvanit dhe Kinës”, tha ai.

“Me këto lloj kërcënimesh kundër Tajvanit, mendoj se ne duhet të jemi syhapur, ne nuk duhet të provokohemi”, shtoi ai.

Presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, i cili ishte duke bërë fushatë në qytetin jugor të vendit, Kaohsiung, e shikoi telefonin mobil dhe tha “ky është satelit, jo raketë – mos u brengosni”, raportoi agjencia e lajmeve e Tajvanit.

Por, partia më e madhe opozitare e Tajvanit, Koumintang, e kritikoi lëshimin e sirenave, duke thënë se e kanë mashtruar popullin./REL

Etiketa: kinesatelitsirena alarmiTajvan

Lajme të lidhura

BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

10:08 : 14/10/2025
BOTA

Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë-Rusi, Moska do rikuperojë humbjet që pësoi nga sanksionet

12:47 : 02/09/2025
BOTA

REL: Kina dhe India zotohen të jenë partnerë e jo rivalë

13:40 : 31/08/2025
Para

Stema dhe toga e gjyqtarëve, Gjykata Kushtetuese prezanton simbolin e ri

TË GJITHA

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025

E reja denoncon në polici motrën e zhdukur prej 8 ditësh

13:54 : 29/10/2025

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025

Lindi foshnjën në banesën në Tiranë dhe e braktisi aty, procedohet 20-vjeçarja indoneziane

13:49 : 29/10/2025

Universiteti i Grazit së shpejti një sallë me emrin e Dr.Vasil Labovitit

13:44 : 29/10/2025

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025

VIDEO/ Shembet ndërtesa në Turqi, zë poshtë familjen prej 5 anëtarësh,

13:33 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com