Një punonjëse në Portin e Shëngjinit thotë se drejtori i sigurisë në këtë institucion shtetëror, i ka kërkuar që të rrahë një punonjëse sigurie në atë port.
Violeta Deda tregoi për Fiks Fare se drejtori quhet Agustin Gjini, i cili është denoncuar se kishte ngacmuar seksualisht një punonjëse. Violeta nuk pranoi që ta rrihte dhe më pas e hoqën nga puna si pastruese. Në përballje, drejtori i thotë se “nuk e rruaj për kërkënd” dhe të ankohet ku të dojë.
“I jam drejtuar Fiks Fare se më kanë hequr nga puna pas 11 vitesh nga Porti i Shëngjinit. Më ka hequr z.Agustin Gjini, shefi i sigurisë. Arsyeja është se më kanë thënë që me rrah një punonjëse. Ajo quhet E., që ka dalë edhe te emisioni juaj. Më ka thënë që ta rrihja. Unë s’e kam bërë një gjë të tillë”, tregoi për kamerën e emisionit investigativ, punonjësja Violeta Deda.
Në muajin korrik 2022, emisioni Fiks Fare denoncoi në dy raste veprimet e z. Agustin Gjini, i cili në atë kohë ishte komanduar drejtor i Portit të Shëngjinit. Në investigim, Fiksi iu referua një vendimi të fundit të vitit 2021, të Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi, z.Robert Gajda. Ky i fundit, në një intervistë tha se “janë faktuar se mes z.Agustin Gjini dhe vartëses së tij, E.Sh., ishin shkëmbyer disa mesazhe aspak normale, me përmbajtje seksuale”.
Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e Fiks Fare, u paraqit z.Agustin Gjini i cili tha se Komisioneri ka dhënë një vendim të njëanshëm. Ai tha ka qenë vartësja që e ka provokuar dhe e ka ngacmuar. Madje, edhe me natyrë seksuale.
Por, 1 vit e gjysmë më pas, në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një tjetër denoncim, që hedh dritë mbi ngacmimet seksuale në zyrat e shtetit. Madje edhe kërkesat e drejtorit për të goditur punonjësen që e denoncoi për këtë ngacmime seksuale.
Violeta Deda, e cila ka qenë prej 11 vitesh pastruese në Portin e Shëngjinit tregon komunikimet me z. Gjini.
“Më tha ma hiq qafe. S’e kam bërë. Ata kishin atë konfliktin që e ka ngacmuar ky, po më gjatë nuk e di. Kanë bërë edhe gjyqe”, thotë ajo, teksa tregon se shefi i ka kërkuar edhe një votë për nipin e vet.
“Donte votë për nipin në Këshillin Bashkiak të Lezhë, unë i kam thënë jo. Më ka hequr padrejtësisht. Ata që kanë ardhur me parti në punë janë të puna, që janë me biznese, janë me njerëz të tjerë në punë shteti. Më heqin mua me 11 vite në punë. Unë jam në shtëpi me qira, kam rritur 4 jetimë. Jam me 3 operacione. Nuk e di”, vijon ajo, teksa shton se një pastruese ka qenë, por në adresë të saj ka shkuar edhe zarfi largimit.
“Më kanë dhënë zarfin dhe e kam letrën në xhep. Personi që e ka bërë gjithë këtë është vetëm z. Agustin Gjini. Më thoshte ty s’të heq njeri nga puna. Dhe në fund më tha të kanë hequr. E pyeta kush më ka hequr, z. Agustin Gjini ka qenë kryetar i komisionit. Ma kanë çuar vendimin me postë. Drejtori i Portit s’ka bërë asnjëherë mbledhje me punonjësit e portit”, tregon Violeta.
Gazetarët e pyesin për ndonjë konflikt tjetër në punë. Por, ajo sërish jep vetëm dy arsyet.
“Agustin Gjini më ka thënë ma hiq qafe atë vajzën që ka dalë te emisioni juaj, për punë ngacmimesh. ‘Ma hiq qafe. Ma mbyt’ më ka thënë. S’më ka thënë vrite a prite, por aq më ka thënë. Kam dhe mesazhe në telefon që atë ditë që më kanë hequr nga puna i shkrova që ‘ti më ke thënë s’të heq njeri nga puna, përse e bërë këtë’. Ai më shkruan se ‘ti s’e bërë këtë për mua’. I kam ruajtur mesazhet. ‘Jo s’ke debatuar, po kur të pata thënë me ja mbyll gojën E., ti s’e bërë’. Dhe më shkruan që ti ke marrë dy rroga. Po ky më duket se ka dashur edhe lekë prej meje. Unë duhet me mbyt dike, me dhënë pare, për të qëndruar te puna”, tregon punonjësja.
Në fund thotë se kërkon vetëm drejtësi, të zbatohet ligji.
“Të kthehem në punë, pavarësisht se në port i japin me vonesë rrogat. S’japin as rrogat. Të zbatojnë ligjin, të fillojnë nga i fundit që ka ardhur dhe të vijnë te unë. Unë i jap dorën edhe largohem pa asnjë lloj fjale”, përfundon ajo.
Pas denoncimit, Violeta shkon të takojë shefin e sigurisë, Agustin Gjini në zyrat e Portit të Shëngjinit. Ajo i kujton kërkesat e tij, votën për nipin dhe ‘mbytjen e punonjëses’.
“Po ik tani, mos na bëj. Tashti më dëgjo mua një fjalë. Ty të kanë hequr se je pastruese”. i thotë ai, teksa denoncuesja i përgjigjet se përse ia ka bërë këtë gjë, pasi ai ka qenë edhe kryetar i komisionit. “Kryetar ka qenë tjetërkush”, vijon debati mes të dyve, ndërsa Violeta i kujton edhe fjalët e tij se “s’të heq njeri nga puna sa të jem unë”. “S’e dija që s’ishe te unë. E kishe emërimin në tjetër vend” i thotë ai, ndërsa denoncuesja i kujton se ka qenë edhe te komisionit. “Ja q… m… kush të ka thënë”, i përgjigjet ai.
Debati mes tyre vijon për votën e nipin dhe “mbytjen e punonjëses”.
“Po shumë bukur ta kam bërë unë! Jam marrë unë dhe kam pasur unë nevojë për ty!”, i përgjigjet ai, duke vijuar se “ti ke pasur nevojë për mua , unë për ty kurrën e kurrës s’kam pasur nevojë për ty edhe s’do të kem sa të jem gjallë”. Ajo i thotë se e ka gjetur te puna. “Të kam gjetur se jam më i mençëm se ty, kam 20 vjet shkollë”, i përgjigjet ai, teksa përgjigjja e denoncues është se “prandaj të çuan në burg në komunë edhe këtu te puna”. Më pas debatojnë se nëse e pyesin denoncuesen, emrin e tij do të denoncojë të parin. Ai i përgjigjet se “më plasi bytha që më qit të parin, ik se nuk e çaj bythën për kënd”.
Porti i Shëngjinit, Lezhë/ Bisedë me shefin e Sigurisë në Portin e Shëngjinit, z. Agustin Gjini
Denoncuesja: Kemi ndonjë të re?
Agustin Gjini: Ça?!
Denoncuesja: A do rrimë te puna apo të ikim?!
Agustin Gjini: Ku di gjë unë, ç’punë kam unë që ke me ndejt apo s’ke me ndejt.
Denoncuesja: Ti e di se ti më ke hek.
Agustin Gjini: Po mirë të kam hek unë mbaje.
Denoncuesja: Pse, pse?
Agustin Gjini: Mbaje ashtu se të kam hekur unë.
Denoncuesja: Se s’të dhashë votën për nipin ma bërë?
Agustin Gjini: Po ik o tani mos më bëj mua tani …
Denoncuesja: Se nuk mbyta E… ma bërë këtë punë duke më thënë se s’të hek njeri prej pune o burrë!
Agustin Gjini: Tashti, tashti …
Denoncuesja: Hë.
Agustin Gjini: Më dëgjo mua një fjalë. Ty të kanë hek se je pastruese te Lume Petrusha (përgjegjësja e pastrimit). Se aty ke emërimin.
Denoncuesja: Kam emërimin?
Agustin Gjini: Po.
Denoncuesja: Edhe keni mbajtur në punë ata që kanë ardhur dje me parti?
Agustin Gjini: Nuk e di.
Denoncuesja: Se jam demokrate, demokrate jam unë s’e mohoj.
Agustin Gjini: Ata e dinë kriteret që ka vendosur komisioni.
Denoncuesja: Po pse thonë që kryetari je ti që ma bërë atë punë.
Agustin Gjini: Ja q… m… kush ta tha në komision.
Denoncuesja: Ti me the përditë që s’të heq kush o burrë.
Agustin Gjini: Ja q… m… kush është …
Denoncuesja: Ma bërë në pabesllëk o burrë prandaj s’ta pranoj një gjë të tillë.
Agustin Gjini: Shiko mua, të të vijë turp që thua që jam kryetar komisioni.
Denoncuesja: Kryetar komisioni ti ke qenë, i kam pyetur ata atje më kanë thënë Gusti ma ka bërë dhe me lënë punën.
Agustin Gjini: Kush?
Denoncuesja: Se ma kanë thënë të tana ato gra aty.
Agustin Gjini: Tani do të shkojmë te drejtori bashkë.
Denoncuesja: Shkojmë te drejtori dhe shkojmë ku të duash.
Agustin Gjini: Atëherë do të shkojmë te drejtori.
Denoncuesja: Unë me 11 vite punë dhe t’më hiqni prej pune.
Agustin Gjini: Ej kam një shkresë unë që kryetar komisioni është tjetërkush.
Denoncuesja: Kryetar i komisionit Gus Gjini! Tani i ke hek njerëzit ti dhe ke ndryshuar ndonjë dokument me m’thënë mos me m’ra ndonjë në qafë.
Agustin Gjini: Jo, jo s’është ndryshuar asnjë gjë. Është urdhri, shko e merre.
Denoncuesja: Dhe e marr te drejtori?
Agustin Gjini: Ok.
Denoncuesja: A i ke zbatuar të drejtat e punëtorit se hiqet ai që vjen i fundit dhe shkohet të të tjerët? Pse s’i keni zbatuar këtë?
Agustin Gjini: Jo, se është zbatuar tjetër gjë.
Denoncuesja: Sepse jam demokrate?
Agustin Gjini: Po!
Denoncuesja: Administratën, pse s’shkuat ju te shtëpiat që merrni rrogën nga 600, 700, 1 milionë e më hiqni mua mo burrë. Në një kohë që ti më ke thënë me ty s’ka kush punë, në fund më dhe zarfin mo burrë.
Agustin Gjini: Po jo mo, unë s’e kam dit! Unë të kam thënë kur të jesh këtu s’ka kush të hek, te unë. Unë s’e kam dit. Unë s’e kam dit që ti s’paske qenë te unë!
Denoncuesja: Kush, si e paska bërë drejtori këtë? Atëherë të shkoj te drejtori unë.
Agustin Gjini: Jo mo ça drejtori.
Denoncuesja: Se ai lekë për me pagu punëtorët që s’vijnë te puna, që s’kanë ardhur qysh 10 vjet ka. Më më hek mua nga puna, me 3 operacione në trup.
Agustin Gjini: Vajzë, unë s’e kam dit! Unë e kam kujtuar, se unë s’të kisha lënë kaherë, ty të kujtohet tu mbajt përgjegjësi kot unë.
Denoncuesja: Po.
Agustin Gjini: Unë kam kujtuar se ty të kanë bërë emërimin te unë. Ty s’ta kishin bërë emërimin te unë.
Denoncuesja: Ça emërimi t’më kishin bërë mua, unë me 11 vite punë në port. Ça ja futni kot, si flet kështu. Rrinë ata që kanë ardhur dje në punë, që i ka prurë partia. Në të tjerët s’kena familje? S’kemi qira, as bukë, as ujë. A kanë të drejtë me hek një njeri që është invalid me 3 operacione në trup?
Agustin Gjini: Unë s’kam qenë për me t’hek, edhe s’jam për me t’hek! Pavarësisht se çfarë ke thënë vend e pavend.
Denoncuesja: Unë kam folur ato që është o burrë. Më the s’të hek kush, s’të hek kush dhe më hoqën.
Agustin Gjini: Po shumë bukur.
Denoncuesja: Kush të hoqi, Gus Gjini kryetar i komisionit.
Agustin Gjini: Ja q… m… kush të ka thënë.
Denoncuesja: Më ke thënë më jep votën për Rigersin. Dhe s’ta dhashë se i kam thënë tjetërkujt.
Agustin Gjini: Po ik o lënë.
Denoncuesja: Më pate thënë me mbyt Emiljanën, s’e bëra. Ma ka shkru edhe a të kam thënë që me të vërtetë Gusti ma ka bërë këtë punë.
Agustin Gjini: Po shumë bukur!
Denoncuesja: Po si shumë bukur o burrë.
Agustin Gjini: Po shumë bukur, ta kam bërë unë! Ej, ta kam bërë unë, jam marrë unë, kam pasur nevojë për ty?!
Denoncuesja: Pse ma shkruajte aty?
Agustin Gjini: Po ça kam pasur nevojë …
Denoncuesja: Dhe ke marrë 2-3 rroga. Ça rrogash kam marrë unë tu punu turni tretë për fëmijët e vëllait o burrë?
Agustin Gjini: Unë kurrën e kurrës, ti ke pasur nevojë për mu. Unë sa kam jetë s’kam pasur nevojë dhe s’do të kem sa të jem gjallë.
Denoncuesja: Edhe unë për ty s’kam pasur nevojë.
Agustin Gjini: As unë dhe as raca ime. As kërkënd.
Denoncuesja: Ti më ke gjet te puna o burrë.
Agustin Gjini: Po të kam gjet po jam pak më i mençëm se ti, kam 20 vjet shkollë.
Denoncuesja” Prandaj të çuan për burg në Komunë edhe këtu te puna.
Agustin Gjini: Shumë bukur.
Denoncuesja: Mos fol pavend mo burrë.
Agustin Gjini: Mua më kanë çuar e ti, e ti …
Denoncuesja: Si? Unë kam punuar këtu dhe më hoqët prej punës. Dhe mbani në punë ata që s’kanë ardhur i paguani.
Agustin Gjini: Po s’të ka hekur kush ty, po ty të ka kapur reforma. T’ka kapur reforma.
Denoncuesja: Ça reforme më ka kapur mua mo?
Agustin Gjini: Lapsi …
Denoncuesja: Reforma 11 vjet në punë?! Unë diku, kam 30 ditë kohë dhe diku do të përplasem dhe emrin tënd kam me qit të parin. Se kam ty …
Agustin Gjini: Po më plasi bytha se më qit në vendin e parë.
Denoncuesja: Ok në rregull mo.
Agustin Gjini: Kishe ndonjë problem tjetër?
Denoncuesja: Jo vetëm aq, dhe mos të thuash pse ma bëri këtë punë.
Agustin Gjini: Ik se s’ta dua burrërinë se ke folur …
Denoncuesja: Po, si? Si, kam folur me të drejtë mo burrë.
Agustin Gjini: Fol, me të drejtë fol.
Denoncuesja: Unë kam ardhur për me kërku të drejtën time. Ty mos të vijë keq
Agustin Gjini: Ti mos çaj krejt se s’çaj bythën për kënd.
Denoncuesja: Jo ashtu mos e çaj, mos e çaj.
Agustin Gjini: Jo, jo.
Denoncuesja: Kalofsh mirë, ok.
Agustin Gjini: As mos bë gabim më m’hy më në zyrë për këtë punë.