• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse po forcohet euro dhe dollari ndaj lekut?

17:06 : 08/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Monedhat kryesore ndërkombëtare kanë vijuar forcimin ndaj lekut edhe në fillim të javës së dytë të 2024, duke zgjeruar fitimet e javës së kaluar. Në këtë mënyrë, tregu i brendshëm valutor vijon të karakterizohet nga një korrektim, pas forcimit të ndjeshëm të lekut gjatë vitit 2023.

Agjentët e tregut shprehen se pritshmëritë që Banka e Shqipërisë planifikon të ndërhyjë 20 herë në treg për të blerë në total rreth 330 milionë euro gjatë këtij viti, mund të kenë dhënë një efekt psikologjik në forcimin e monedhës europiane.

Edhe flukset e ulëta të euros në ekonominë shqiptare, gjatë kësaj periudhë të vitit, mund të kenë ndikuar gjithashtu në forcimin e monedhës europiane, që për rrjedhojë ka forcuar edhe monedhat e tjera në raport me lekun. Sipas “Iliria 98”, në orët e pasdites euro blihej me 103.8 dhe shitej me 104.8 lekë, dollari blihej me 94.9 dhe shitej me 95.9 lekë, ndërsa paundi kuotohej në 120.2 lekë në blerje dhe në 121.2 lekë në shitje.

Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare, euro e ka nisur në qëndrueshmëri javën e dytë të vitit 2024, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA për dhjetorin, që do të japin një panoramë më të qartë mbi vendimet që do të marrë Rezerva Federale në lidhje me politikat monetare. Ndërkohë, tregtia në rajonin e Azi-Paqësorit ka qenë e ulët për shkak se bursa e Japonisë qëndroi pushim me rastin e një feste kombëtare.

Të dhënat e publikuara javën e kaluar, treguan se kompanitë amerikane punësuan më shumë punonjës krahasuar me vlerësimet e analistëve, gjatë dhjetorit, ndërsa edhe pagat vazhduan rritjen. Megjithatë, një sondazh i veçantë po të premten tregoi se sektori i shërbimeve në SHBA u ngadalësua ndjeshëm muajin e kaluar, me masën e punësimit që ra në nivelin më të ulët në gati 3 vite e gjysmë, duke paraqitur një pikëpamje mikse për ekonominë më të madhe në botë.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Analistët vlerësojnë aktualisht 64% mundësi që Rezerva Federale të fillojë uljen e interesave në takimin e muajit mars, krahasuar me rreth 90% javën e kaluar. Paundi po kuotohet në rreth 1.2720 dollarë, ndërsa euro po këmbehet me rreth 1.0950 dollarë, pas humbjeve me rreth 1% javën e kaluar./SCAN

Etiketa: dollarieurokembimi valutorleku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:13 : 27/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:06 : 26/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 25 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:14 : 25/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 qershor/ Çfarë ndodh me euron dhe monedhat e tjera

10:49 : 24/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 23 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:20 : 23/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:34 : 22/06/2025
Para

DW: Franca do të ndërtojë më shumë centrale të reja bërthamore, ja arsyeja

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com