• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ditë zie për futbollin botëror, shuhet ‘kaizeri’ Franz Beckenbauer

17:41 : 08/01/2024
në SPORT

Legjenda e futbollit botëror, Franz Beckenbauer është shuar në moshën 78-vjeçare. Ish-futbollisti, trajneri e drejtuesi i njohur sportiv gjerman, i cili mbajti për shumë vite nofkën “Kaizeri”, është ndarë nga jeta të dielën, por lajmi u bë zyrtar vetëm sot nga familja e tij me një njoftim që iu shpërnda mediave.

“Është me trishtim të madh që lajmërojmë se burri dhe babai, Franc Bekenbauer, u nda nga jeta paqësisht në gjumë gjatë ditës së djeshme, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne ju kërkojmë që të na lejoni ta vajtojmë në qetësi dhe të përmbaheni nga drejtimi i pyetjeve”, shkruhej në njoftimin që u shpërnda për mediat nga familja e ikonës së futbollit botëror.

Beckenbauer lindi në vitin 1945 dhe cilësohet nga shumëkush si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohëve, Ai ishte kapiteni legjendar i Gjermanisë që u shpall Kampione Bote në vitin 1974 pas fitores 2-1 në finale kundër Holandës.

Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Ai kishte pasur probleme me syrin, më pas një operacion në zemër të shoqëruar nga Parkinsoni dhe demenca e pjesshme.

Lexo edhe:

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

Ai kishte vuajtur shumë vitet e fundit për shkak të këtyre situatave shëndetësore dhe nuk kishte marrë pjesë në asnjë aktivitet publik, për të shmangur prishjen e imazhit që kishte krijuar gjatë një karriere shumë të suksesshme.

Beckenbauer kishte vite që ishte tërhequr nga jeta publike. Kjo, për shkak të vdekjes së djalit të tij Stefan në vitin 2015 e sidomos pas akuzave për ryshfete që kishte marrë në periudhën kur ai ishte drejtues i Komitetit Organizator të Botërorit 2006.

  • Karriera e Beckenbauer

Përgjatë një karriere të shtrirë thuajse në dy dekada, një pjesë të madhe e saj e kaloi në klubin e tij të fëmijërisë Bayern Munich. Beckenbauer iu bashkua skuadrës së Bayernit në vitin 1958 dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në 1963.

Si kapiten nga viti 1971, ai fitoi një numër të jashtëzakonshëm trofesh, si 4 herë Bundesligën gjermane (1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74), 3 Champions League (1973–74, 1974–75, 1975–76) dhe Kupën e Botës të vitit 1974 me Gjermaninë.

Franz Beckenbauer, fotografuar së bashku me shokun e skuadrës së Gjermanisë Perëndimore, Hans-Georg Schwarzenbeck

Përveç trofeve, Beckenbauer fitoi gjithashtu një sërë nderimesh personale, duke përfshirë dy çmime të “Topit të Artë” si mbrojtës (1972,1976) – një gjë e rrallë në atë kohë dhe ende sot e kësaj dite.

Pasi i vari këpucët për herë të fundit, pas një qëndrimi të shkurtër në SHBA në New York Cosmos, Beckenbauer iu drejtua menaxhmentit, duke e udhëhequr Gjermaninë Perëndimore drejt fitores në Kupën e Botës 1990.

Ish-ylli i Bayern Munich, ka qenë  një ndër të rrallët që e ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner (1990), së bashku me Didier Deschamps të Frances dhe Mario Zagallo të Brazilit.

Beckenbauer u përjetësua në një film – të titulluar Der Kaiser – i realizuar për jetën e tij në 2022.

Etiketa: Franz Beckenbauerlegjendanderron jete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti i rëndë në Lezhë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motorit

09:46 : 06/10/2025
BOTA

VIDEO/ U qëllua me plumb në qafë, ndërron jetë aleati i Trump, Charlie Kirk

23:00 : 10/09/2025
BOTA

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

16:49 : 11/08/2025
AKTUALITET

U aksidentua në kantierin e Paskuqanit, punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

21:21 : 07/08/2025
BOTA

Ndërron jetë Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

21:52 : 05/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur, ishte arrestuar më 12 Korrik për plagosje

10:00 : 24/07/2025
Para

Historiku i binomit “Ekonomi" dhe “Financa” në vite, ndarjet dhe bashkimet e ministrisë

TË GJITHA

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025

‘Shqipëria Bëhet’ bashkohet protestës së banorëve të Kurdarisë përpara Parlamentit

13:21 : 09/10/2025

Marrëveshja për paqen në Gaza, Kallas: Një shans i vërtetë për t’i dhënë fund luftës

13:20 : 09/10/2025

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com