• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dy policëve/ Kushtetuesja rrëzon Dritan Rexhepin, mbetet në fuqi dënimi me 25 vite burg

15:01 : 07/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Dritan (Gramoz) Rexhepi, i lakuar si “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë, rreth një muaji pasi u arrestua në Stamboll.

Në këtë gjykatë Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Bëhet fjalë për krimin e regjistruar në vitin 1999, ku Dritan Rexhepi vrau Arben Keqi e Durim Kasmi, të dy police. Sipas hetimeve, ai eliminoi Kasmin për llogari të Shkëlqim Hakës, pasi viktima e kishte qëlluar me grusht Hakën.

Dritan Rexhepi pretendonte në “Kushtetuese” se në Gjykatën e Lartë i ishte cënuar e drejta e procesit të rregullt ligjor. Referuar vendimit të zbardhur të Kushtetueses, shkeljet e pretenduara nga Rexhepi nuk janë marrë në shqyrtim, pasi ankimi i tij kushtetues individual ishte depozituar përtej afatit kohor 4 mujor të parashikuar në ligj.

Argumentet etij se në kohën e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë kishte qenë duke vuajtur një dënim me burg në Ekuador, apo edhe vonesat postare për prokurën e lëshuar në Ekuador për avokatë e rinj në Shqipëri, nuk bindën Mbledhjen e Gjyqtarëve të Kushtetueses, që njëzëri vendosën mos-kalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Lexo edhe:

Kosovë, bllokada politike dhe dilema ligjore për mandatin e deputetëve pas 26 korrikut

Vrasja në Mat/ Gazetarja: Familja dyshon se i riu u rrëmbye, babai mund të ndihmojë hetimet

Kjo është hera e dytë që Rexhepi troket në Kushtetuese kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Përmes saj në vitin 2018 ai mundi ta kthejë për rigjykim çështjen në Gjykatën e Lartë.

VENDIMI I KUSHTETUESES

Rrethanat e çështjes

1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, pas përfundimit të hetimeve paraprake, ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 13 të vitit 2006 në ngarkim të të tre të pandehurve, konkretisht kërkuesit Dritan (Gramoz) Rexhepi (Rexhepaj) dhe shtetasve Sh.S. e S.H., për akuzën e kryerjes së veprave penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, në bashkëpunim, “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79/c-25, 79/c-25, 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal (KP).

2. Pas shqyrtimit të çështjes, me vendimin nr. 13, datë 20.02.2009, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ndër të tjera, ka vendosur deklarimin fajtor të kërkuesit për veprat penale për të cilat akuzohej, duke e dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm. Pas ankimimit të tij nga tre të pandehurit dhe Prokuroria për Krime të Rënda, ky vendim është prishur dhe çështja është kthyer për rigjykim me vendimin nr. 30, datë 28.05.2009 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila ka konstatuar se në gjykimin në shkallë të parë ishin lejuar shkelje të rënda procedurale lidhur me njoftimin e kërkuesit dhe zhvillimin e gjykimit në mungesë të tij.Me vendimin nr. 00-2009-194 (465), datë 25.09.2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga Prokuroria.

3. Në rigjykimin e çështjes, ndërsa kërkuesi nuk ka qenë i pranishëm, gjykata e shkallës së parë ka bërë ndarjen e procedimit penal. Fillimisht është gjykuar çështja penale në ngarkim të shtetasve Sh.S. dhe S.H., të cilët, me vendimin nr. 53, datë 29.12.2010, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda i ka deklaruar fajtorë dhe dënuar me burgim. Mbi
ankimin e tyre, me vendimin nr. 33, datë 31.05.2011, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ka pushuar çështjen penale, me arsyetimin se nuk vërtetohej fajësia e tyre për veprat penale që akuzoheshin. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs Prokuroria, për të cilin, me vendimin nr. 00-2012-1543, datë
06.12.2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur mospranimin.

4. Në lidhje me çështjen penale në ngarkim të kërkuesit, rigjykimi është zhvilluar në mungesë të tij dhe në prani të një mbrojtësi të caktuar kryesisht. Me vendimin nr. 51, datë 06.06.2013, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur deklarimin e tij fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje me pasojë vdekjen” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, dhe në bazë të neneve 78-25, 88/2-25 dhe 278/2 të KP-së, sipas përmbajtjes së tyre në kohën e kryerjes së veprave penale, si dhe të nenit 55 të këtij kodi, e ka dënuar përfundimisht me 25 vjet burgim. Kundër këtij vendimi kanë ushtruar ankim prokurori i
çështjes dhe mbrojtësi i kërkuesit.

Etiketa: Arben KeqiDritan RexhepiDurim Kasmidy policeGjykata Kushtetuesevrasja

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë, bllokada politike dhe dilema ligjore për mandatin e deputetëve pas 26 korrikut

21:05 : 09/07/2025
AKTUALITET

Vrasja në Mat/ Gazetarja: Familja dyshon se i riu u rrëmbye, babai mund të ndihmojë hetimet

15:08 : 09/07/2025
AKTUALITET

Autorët i kërkuan informacion/ Cilat janë pistat e hetimit për vrasjen e të riut në Mat

12:27 : 09/07/2025
AKTUALITET

Dyshohet se është vrarë, zbardhet EMRI i të riut që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

09:16 : 09/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë “vulos” dënimin, vetëm 12 vite burgim për vrasësin e Klodian Rashës

17:12 : 03/07/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Gjykata Kushtetuese konstaton shkelje

13:20 : 02/07/2025
Para

“Më i mirë se Messi”, çmenden tifozët e Real-it: Do të bëhet një legjendë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com