• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikonstruksioni i muzeut në Durrës mban peng punën kërkimore të arkeologëve

Vonesat në punimet restauruese të ndërtesës së muzeut të dëmtuar gjatë tërmetit e kanë futur në qorrsokak punën kërkimore të punonjësve shkencorë.

16:10 : 07/01/2024
në AKTUALITET, KULTURE

Punimet restauruese në Muzeun Arkeologjik të Durrësit janë ndërprerë prej më shumë se 3 muajsh.

Megjithë financimin prej 348 milion lek nga BE ndërhyrjet që filluan në nëntor 2022 nuk kanë përparuar sipas programit.

Ato pritet të rifillojnë pas një marrëveshjeje të re me firmën ndërtuese, ndërsa dorëzimi i objektit në fillim të pranverës është krejtësisht i pamundur.

Firma restauruese duhet të përballojë edhe rikrijimin e ekspozitës së periudhës së antikitetit me rreth 2,700 objekte, dhe realizimin e ekspozitës së mesjetës me sipërfaqe 560 metra katrorë, si dhe ajo e katit të tretë me sipërfaqe 280 metra katrorë.

Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohito, tha për BIRN se tashmë ka përfunduar një godinë njëkatëshe në oborr, e cila do të shërbejë për instalimin e aparaturave elektronike të muzeut.

Lexo edhe:

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

Punimet e brendëshme kanë hasur në disa vështirësi, duke filluar nga dyshemeja e katit të parë –shtoi Ramohito, sipas të cilit, gjithçka menaxhohet nga UNOPS dhe specialistët e Muzeut mund ta monitorojnë ecurinë e punimeve vetëm nga jashtë godinës.

Informacionet lidhur me përparimin e projektit janë mjaft të cunguara.

“Ne kemi paketuar brenda katit të parë rreth 3 mijë objekte arkeologjike, që përbënin edhe ekspozitën mjaft të vizituar, të periudhës së antikitetit deri në shekullin e 4-të të erës sonë – tha më tej drejtori Ramohito.

Objektet do të mbeten aty deri në përfundim të punimeve restauruese.

Në dhjetor të vitit 2021 Bashkimi Europian financoi një shumë prej 348 milion lek, duke ia besuar zhvillimin e projektit UNOPS (Zyrës së kombeve të Bashkuara për projekte e shërbime), me partneritetin e Ministrisë së Kulturës.

Brenda investimit parashikoheshin edhe krijimi i ekspozitave në katin e parë dhe të dytë, si dhe hapësira didaktike në katin e tretë.

Po ashtu edhe krijimi i një parku të hapur arkeologjik në oborrin e Muzeut.

Ndërkaq, mësohet se projektit që po zbatohet i mungon një hapësirë për punën studimore të arkeologëve, të atashuar prej shumë vitesh në këto mjedise.

Prof. as. dr. Brikena Shkodra tha për BIRN se “përveç një marrëveshjeje të paqartë në prill të vitit të kaluar, ende nuk ka një vendim për kthimin tonë në mjediset e Muzeut si më pare”.

Grupi prej tre arkeologësh është larguar nga Muzeu sapo filloi zbatimi i projektit, dhe megjithë kalimin e tyre nga shpërbërja e ASA (Akademia e Studimeve Albanalogjike) për në Akademinë e Shkencave ASHA asgjë nuk ndryshon – shprehet arkeologia.

“Misioni kërkimor mbetet e pandryshuar dhe fondet e objekteve arkeologjike janë pjesa kryesore e këtij misioni – tha prof Shkodra, duke shtuar se “puna jonë studimore varet shumë nga hapësira, kushtet dhe aksesi me materialin arkeologjik. Që prej një viti kjo nuk është e mundur” – shton ajo.

“Krijimi i një mjedisi didaktik leksionesh ia rrit vlerën Muzeut, por të parashikosh të gjithë katin e tretë me këtë destinacion, e konsideroj shpërdorim hapësire – tha më tej Brikena Shkodra.

Financimi i BE për monumentet në bashkinë e Durrësit filloi menjëherë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019.

“Vitin e kaluar përfunduan restaurimet në kishën e Kepit të Rodonit, si dhe në Torrën veneciane të Durrësit – tha drejtori I Qendrës Muzeore, Alban Ramohito.

Ndërkaq vijon restaurimi i Hamamit mesjetar në bulevardin “Epidamn”, pranë qendrës së qytetit.

Restaurimi i Muzeut arkeologjik të Durrësit, më i madhi I këtij lloji në vendin tonë duket se do të vazhdojë gjatë.

Vonesat e fundit të kujtojnë situatën e krijuar gjatë restaurimit të viteve 2011 – 2014, kur investimi prej 1 milion USD nga qeveria shqiptare nuk arriti të realizojë synimet e projektit.

Që nga përurimi i muzeut në vitin 2002, vizitorët kanë shijuar vetëm objektet e antikitetit të zbuluara në Durrës.

Dy katet e tjerë vijojnë të jenë bosh, megjithë interesimin e pafund të turistëve vendas dhe të huaj.

Ndërsa Muzeu më i madh arkeologjik i vendit i mban dyert mbyllur për shkak të vonesave në zbatimin e projektit restaurues, amfiteatri antik i qytetit mikpriti vitin e kaluar 27 mijë vizitorë, ose 11 mijë më shumë se sa në vitin 2022 – përfundoi drejtori Alban Ramohito.

/Reporter.al/

Etiketa: arkeologjiASHADurresmuzeu arkeologjik durres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestë te Kryeministria, durrsakët kundër projektit TID: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte

13:58 : 07/11/2025
AKTUALITET

“Ore qen, ma mbylle derën”/ Vrasja e Pjetër Kodhelit nga i biri, nëna rrëfen përballjen me 25-vjeçarin

12:57 : 07/11/2025
AKTUALITET

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

14:24 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Më jep 60 mijë lekë, të të zhbllokoj mjetin”/ Akuza për korrupsion, arrestohet polici në Durrës

09:37 : 06/11/2025
AKTUALITET

32 familje nxirren nga banesat në Durrës: Do të vetëflijohemi, jemi në rrugë

18:28 : 05/11/2025
AKTUALITET

Moti i keq përmbyt rrugët e Durrësit, vështirësohet qarkullimi

08:33 : 04/11/2025
Para

I dëmtoi kursi i këmbimit, eksportuesit paralajmërojnë nisjen e protestave

TË GJITHA

Ushtria amerikane godet anije në Karaibe, 3 të vrarë, dyshohej për trafik droge

08:58 : 08/11/2025

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025

Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarë do zgjedhin kryetarët e 5 bashkive

08:33 : 08/11/2025

Këmbimi valutor 8 nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:19 : 08/11/2025

“Edhe 100 vjet varfëri”/Raporti: Shqipëria po largohet nga standardet e BE-së

08:09 : 08/11/2025

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

07:57 : 08/11/2025

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com