• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë mund të bëjë Europa ushtarakisht për Kievin?

08:08 : 07/01/2024
në BOTA

Shumica e armëve me të cilat furnizohet Ukraina për t’u mbrojtur nga sulmet ruse ofrohen nga SHBA. Por për momentin SHBA ka ndalur dërgimin e ndihmave ushtarake me pasoja të mëdha. Aleatët janë në dilemë.

Në fund të dhjetorit SHBA i ofruan Ukrainës të sulmuar nga Rusia edhe njëherë armë dhe pajisje ushtarake në vlerë prej 250 milionë dollarësh, ndoshta një fond të fundit. Pak ditë më vonë, SHBA deklaroi, se mjetet financiare për mbështetjen e Ukrainës janë konsumuar. E për sa kohë Kongresi Amerikan nuk miraton mjete të reja financiare për Ukrainën, nuk mund të miratohet një paketë e re ndihme. Shtrohet pyetja, si dhe për sa kohë do mund t’i zëvendësonte furnizimet amerikane pjesa tjetër e perëndimit – deri sa Kongresi të vendosë për 110 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe Izraelin?

Rezervat e predhave të artilerisë janë konsumuar

Një nga komponentët më të rëndësishëm të ndihmës ushtarake amerikane ishin predhat 155 mm të artilerisë, një municion standard që përdoret edhe nga vendet e NATO-s. Por dy vjet pas luftës dhe furnizimeve të vazhdueshme për Ukrainën janë konsumuar shumë nga rezervat e partnerëve perëndimorë.

Europa megjithë premtimet për mbështetjen e Ukrainës dhe nevojave të veta, nuk e ka rritur sa duhet prodhimin. Këtij boshllëku në rezervat vetjake i shtohet tani edhe mungesa e SHBA si furnizuese. Nga shkurti 2022, vetëm SHBA e ka furnizuar Ukrainën me 1,5 milionë granata. BE ka premtuar, se Ukraina deri në pranverë 2024 do të mbështeste Ukrainën me 1 milionë granata. Por shifrat të thonë, se janë dërguar vetëm 300.000 granata, shumë më pak se ishte planifikuar.

Lexo edhe:

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

Disa vende të BE e kanë kuptuar nevojën për furnizim: Gjermania psh. planifikon të verë në dispozicion deri në vitin 2024 200.000 granata të tilla. Edhe Britania e Madhe, Finlanda, Norvegjia dhe disa vende të tjera kanë bërë premtime të afërta.

Pa mbështetjen e SHBA krijohen ngushtica furnizimi

Së fundmi u shfaqën në front madje predha 155 mm të prodhuara në Indi, megjithëse origjina e tyre e saktë nuk dihet. Pavarësisht njoftimeve të bëra furnizimet e vendeve të tjera janë në sasi shumë më të vogla krahasuar me furnizimet e SHBA. Nëse SHBA mbetet e pavendosur në mbështetjen ushtarake për Kievin, artileria ukrainase do të përballet me ngushtica serioze furnizimi. Megjithë premtimet perëndimore, prodhimi i municionit kërkon kohë, edhe nëse vendosen linja të reja prodhimi në punë.

E po qe se SHBA ndal furnizimet e sistemeve më komplekse të armëve, pasojat do të ishin edhe më të rënda. Bëhet fjalë për raketat e sistemeve të mbrojtjes ajrore, NASAMS dhe Patriot si edhe raketa për sistemin HIMARS dhe tanket mbrojtës AT-4 e Javelin. Vërtet që ka vende të tjera, që i posedojnë armë të tilla, si Australia, Norvegjia, Holanda, Lituania etj, po sasia e municioneve që kanë ato në dispozicon është shumë më e vogël se ajo e SHBA.

Edhe nëse vende të tilla teorikisht do të zëvendësonin mungesën e furnizimeve të SHBA, kjo nuk do të zgjaste shumë, sepse rezervat e këtyre vendeve do të shteronin shumë më shpejt se ato të SHBA. Kjo vlen edhe për raketat HIMARS, Javelin tanket At-4 dhe sistemet e tjera.

Aleatët para dilemës

Edhe sikur këto vende do të ofronin një pjesë të konsiderueshme të rezervave të tyre për Ukrainën, pyetja tjetër që shtrohet është, -nëse kjo do të ishte e mundur-, sa kohë do u nevojitej atyre për të rimbushur rezervat. Vendet që kanë sisteme të armëve të prodhuar në SHBA janë para një vendimi të vështirë: Sa më shumë që ata furnizojnë Ukrainën, aq më shumë do të kufizoheshin kapacitetet e tyre të mbrojtjes. Në të njëjtën kohë ata e dinë, se sasitë më të vogla që ata ofrojnë, krahasuar me furnizimet e SHBA, edhe dallimin e kanë më të vogël. Dilema nuk është e re, ajo ekziston që nga fillimi i shkallëzimit të luftës. Por tani që furnizimet e SHBA kanë rënë, ajo është shumë akute.

Nga këndvështrimi i Ukrainës ka një rëndësi vendimtare, nëse dhe kur i miraton Kongresi ndihmat e tjera ushtarake. Nëse kjo nuk ndodh në javët e ardhshme, mbrojtja e Ukrainës do të vështirësohej hap pas hapi.

/DW

Etiketa: Çfarë mund të bëjëeuropaKieviLuftaRusiaSHBAukrainaushtarakisht

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Putin i hapur për takim me Zelenskyn: S’kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet

16:05 : 07/08/2025
BOTA

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Trump pritet të flasë me Zelenskyn

17:28 : 06/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
Para

Tottenham huazon Timo Werner nga Leipzig

TË GJITHA

Kultivoi lëndë narkotike në parcelën e tij, kapet në flagrancë 58-vjeçari në Mallakastër/ EMRI

09:42 : 08/08/2025

I vuri zjarrin një sipërfaqeje të madhe me pemë frutore në Kavajë, arrestohet/ EMRI

09:34 : 08/08/2025

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit/ FOTO

09:22 : 08/08/2025

Armenia dhe Azerbajxhani ‘afër marrëveshjes historike të paqes’ në Shtëpinë e Bardhë

09:14 : 08/08/2025

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

08:53 : 08/08/2025

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025

Gjermani: Frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

08:25 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com