• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zona ushtarake e Farkës do privatizohet/ Qeveria shpall konkurs për qendër ekspozitash dhe hotele

20:16 : 04/01/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Në një sipërfaqe prej 6 hektarësh, në ish-zonën ushtarake të Farkës në kryeqytet, qeveria deklaron se do financojë ndërtimin e një qendre multifunksionale.

“Expo Albania” do të jetë një hapësirë e dedikuar për evenimente, panaire, koncerte dhe takime, njëherazi edhe si strukturë akomoduese pasi parashikohet të ndërtohen edhe hotele me 3 apo 4 yje.

Përmes Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit është çelur, në fund të muajit dhjetor, edhe konkursi ndërkombëtar mbi idetë e projektimit.

“Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është Autoriteti Organizues i procesit të konkursit, i cili do të zhvillohet në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 512, datë 30.08.2023 “Për ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të Tirana Expo, dhe për një shtesë fondi në buxhetin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, miratuar për vitin 2023” dhe në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin shqiptar për prokurimet publike,” thuhet në shpalljen e AKPT-së.

Ky është një konkurs i hapur ndërkombëtar për ide projektimi, i cili organizohet në dy faza. Në fazën 1 të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipit, kualifikimet, metodologjinë e punës, si dhe deklaratën e vizionit të tyre për sitin, duke përfshirë një përmbledhje të konceptit paraprak. Në fazën 2, juria do të shqyrtojë me kujdes propozimet e ekipeve të përzgjedhura dhe, bazuar në kriteret e fazës 2, do të përzgjedhë propozimin fitues.

Lexo edhe:

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

Qendra është projektuar që të ndërtohet në ish-zonën ushtarake të Farkës, e përdorur si zonë parkimi për helikopterë. Kjo vendodhje konsiderohet një nyje e rëndësishme, pasi gjendet përgjatë unazës së jashtme të Tiranës, me një lidhje të shpejtë me aeroportin, Korridorin Blu (korridori Adriatiko-Jonian që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridorin VIII (rruga Egnatia) si dhe Portin e Durrësit.

“Disa ndërtesa akomodojnë dhe organizojnë evenimente të tilla si panaire dhe ekspozita në Tiranë. Edhe pse këto ndërtesa kanë mundësuar organizimin e disa evenimenteve të ndryshme, me rritjen e vazhdueshme të profilit dhe nivelit të Tiranës, kufizimet në kapacitetet e tyre bëhen gjithmonë e më të dukshme,” e argumenton qeveria këtë nismë.

Në shpalljen e konkursit të projektimit nuk saktësohet nëse investimi për ndërtimin e qendrës së re do të kryhet nga vetë qeveria apo do të jetë një investim privat. Por fakti që në projekt parashikohet edhe ndërtim hotelesh shton dyshimet se ky do të jetë një biznes privat, mbi një tokë shtetërore në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës.

Qendra do të përfshijë disa salla ekspozimi, konferencash dhe mbledhjeje, auditorë si dhe të gjitha hapësirat e nevojshme mbështetëse, teknike dhe të magazinimit.

“Duhet të projektohet për të qenë e gatshme të akomodojë ekspozita, panaire dhe evenimente që mbulojnë një gamë të gjerë sektorësh, si: ai i ndërtesave, ndërtimit, inxhinierisë, prodhimit, pasurive të paluajtshme, menaxhimit, shëndetit, mjekësisë dhe farmaceutikës, shtëpive, kopshteve, dhuratave, kozmetikës, bukurisë, të dhënave, IT dhe teknologjisë, energjisë, automobilistikës, transportit, medias dhe kontentit, kulturës ‘pop’, lojërave elektronike, shtypshkrimit dhe paketimit, sigurisë dhe mbrojtjes, sportit dhe mirëqenies, udhëtimit dhe turizmit”, theksohet ndër të tjera në dokument.

“Expo Albania” do të jetë qendra më e madhe në kryeqytet, duke tejkaluar kapacitetet e Pallatit të Kongreseve si edhe të dy qendra të tjera të ngjashme, të ndërtuara nga kompani private – thotë njoftimi i qeverisë.

/Gazeta Dita/

Etiketa: farkahoteleprivatizim

Lajme të lidhura

RAJONI

Hotelet në Mal të Zi ulin “yjet” për ta shmangur taksën e lartë

09:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Privatizohet plazhi publik në Sarandë, dy persona i marrin para pushuesve

12:02 : 14/08/2025
AKTUALITET

Foto/ Parkimet private zaptuan sheshet e pallateve në mes të Tiranës, pse Rama e Veliaj mbyllën sytë

10:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

Zjarr te pishat e Zvërnecit, rrezikohen dy hotele nga përhapja e flakëve

19:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Pas hoteleve qeveria do të vendos referenca edhe për rrogat e kamarierëve

15:00 : 11/06/2025
AKTUALITET

Qeveria u “futet turistëve në shtrat”, si referenca po çorodit turizmin

08:23 : 30/03/2025
Para

Kupa e Italisë/ “Zonja e Vjetër” kërkon çerekfinalen, formacionet e sfidës Juventus-Salernitana

TË GJITHA

Kërcënimi i gazetarit nga biznesmeni Lul Morina, AGSH: Akt që nuk duhet të tolerohet

20:55 : 24/08/2025

Lapaj mbetet jashtë Parlamentit, zbardhet vendimi i KAS: Mandati do t’i kalojë një zonje

20:31 : 24/08/2025

Zjarr në Zharrës të Fierit, flakët rrezikojnë puset e naftës

20:21 : 24/08/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Malin e Zi

20:12 : 24/08/2025

Kërkesat për azil, Britania ndryshon rregullat: Apelimet do shqyrtohet më shpejt

19:49 : 24/08/2025

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

19:38 : 24/08/2025

Arsyeja/ Asllani duhet të presë që të veshë fanellën e Torinos, do të mungojë ndaj Interit

19:26 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com