• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Serbia ndaloi vizitën e Sveçlës në Preshevë, Kamberi: Qeveri paranojake

19:29 : 04/01/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të enjten vendimin e Qeverisë serbe për t’ia ndaluar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës.

Sveçla njoftoi të enjten herët se autoritetet serbe ia hodhën poshtë “paarsyeshëm” kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën.

Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë gjatë zgjedhjeve të kontestuara serbe të 17 dhjetorit, tha përmes një shkrimi në Facebook se vendimi dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e me urrejtje ndaj çdo gjeje shqiptare!”

Shqiptarët në Serbi jetojnë kryesisht në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – komuna të njohura bashkërisht si Lugina e Preshevës. Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të 2002-ës, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo 65 për qind. Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.

“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, tha Kamberi.

Lexo edhe:

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.

Refuzim të kërkesave të zyrtarëve kosovarë për vizitë në komunat jugore të Serbisë – të banuara me shumicë shqiptare – kishte pasur edhe më parë. Më 27 nëntor të vitit 2021 autoritetet në Serbi kishin refuzuar kërkesën e katër ministrave për vizitë dyditore në atë që njihet si Lugina e Preshevës.

Refuzimi i kërkesës për vizitë në Serbi kishte ardhur pasi më 23 nëntor Qeveria e Kosovës kishte refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishin deklaruar për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të rishqyrtojnë qëndrimin për lejimin e vizitave të Petkoviçit në të ardhmen, nëse “ai përmbahet nga gjuha nxitëse dhe provokuese në raport me qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”./REL

Etiketa: presheveserbiaSvecla

Lajme të lidhura

KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
BOTA

Vuçiç miraton një ligj të ri dhe i dhuron Trump vendin historik në mes të Beogradit

20:40 : 07/11/2025
SPORT

Koret anti-shqiptare në Leskovac, FIFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Serbisë

09:45 : 06/11/2025
RAJONI

Aleati kryesor i Putinit në Evropë! Vuçiç bisedë me Zelenskyn: Diskutuan për bashkëpunim

19:41 : 05/11/2025
Para

“Ça re?”/ Skuka te Partizani? Murataj i hedh 'benzinë zjarrit' me postimin e fundit

TË GJITHA

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025

Qipro akuzon Turqinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore

19:21 : 16/11/2025

Ushtarët izraelitë qëllojnë mbi paqeruajtësit e OKB-së në Liban

19:07 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Strakosha shpëton portën kuqezi, pjesa e parë mbyllet pa gola

18:53 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com