• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Viti 2024 do jetë më i keq se ky që shkoi!

21:04 : 29/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Kim Mehmeti

Edhe gjatë vitit 2023, si gjithmonë më parë, të huajt ishin ata që na i bënin gjitha reformat, ndërkombëtarët ishin ata që na i përcaktonin hajdutët që duhet t’i votojmë e t’i sundojnë ‘Shqipëritë’ tona si dhe, politikanët që duhet eliminuar nga skena politike.

Pra edhe gjatë vitit që shkoi, ne nuk ia dolëm të bëjmë asgjë të mirë pa ndihmën e ndërkombëtarëve dhe nuk prodhuam asgjë më shumë se sa grindje politike, me çka doli puna se ose nuk dimë të ndërtojmë shtet, ose nuk e dimë se çfarë shteti duam.

Në të vërtetë gjatë vitit 2023 ne i shtuam spektaklet televizive si dhe emisionet debative në të cilat ekspertët e gjithëdijshëm i shpjegonin popullit se si të mos i besojë asaj që sheh e dëgjon dhe si të mos e ketë të qartë edhe atë që e ka kuptuar.

Edhe gjatë vitit 2023, fqinjët tanë armatoseshin e ne këndonim këngë patriotike, duke harruar kështu se nga topat e armikut nuk mund të mbrohesh me glasat e pëllumbave të paqes.

Lexo edhe:

Shqiptarët ndërtojnë Maqedoninë që nuk i do ata si muratorë të saj!

SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën

Gjatë vitit që shkoi u bë edhe më e dukshme se shqiptarët jashtë Shqipërisë i ngjajnë popullit pa mëmëdhe, se ata ishin të përfaqësuar nga politikanë që i shërbenin realizimit të ‘Botës Serbe’, politikanë të sojit të Piktorit, i cili i shpalli mendjelehtë të gjithë ata që e pyesnin: si nuk të helmojnë darkat e Presidentit serb, si nuk të mbetet në fyt buka e atij, i cili jo vetëm se i ka vrarë të pafajshmit e popullin tënd, por edhe nuk të tregon se ku i ka varrosur ata?

Dhe tani një përgjigje për gjithë ata që pyesin se mbi çka e mbështet artikullshkruesi vlerësimin se viti 2014 do jetë më i keq se ky që shkoi?

Vallë nuk mjafton e vërteta se jemi në duart e atyre që sundojnë sipas parimit se sa më keq e ka populli e shteti, aq më lehtë e ka sunduesi dhe se të këqijat e vitit 2023 mund t’i mbulojë vetëm viti me më shumë të këqija se ai që shkoi?

Andaj mos harroni: edhe gjatë vitit 2024 ‘Shqipëritë‘ tona do mbeten vende ku ne do varfërohemi e hajdutët tanë do pasurohen, vende ku të huajt do na trajtojnë si nxënës të shkollave të natës të demokracisë.

Do mbetemi pra vende ku ne do i këndojmë demokracisë si dikur socializmit, duke mos e kuptuar se kur demokracinë e ndërtojnë hajdutët që e mbivotojnë të ndershmin, atëherë ajo është po aq gënjeshtare se edhe socializmi.

Dhe pa dyshim që edhe gjatë vitit 2024 ne nuk do mund të bëjmë thuajse asgjë pa ndihmën dhe pa pëlqimin e ndërkombëtarëve, me çka edhe më tej do mbetet e paqartë nëse nuk na lejojnë ta ndërtojmë shtetin që i përshtatet shqiptarisë, apo nuk e dimë se çfarë Shqipërie duam?!

Etiketa: kim mehmeti

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Shqiptarët ndërtojnë Maqedoninë që nuk i do ata si muratorë të saj!

21:48 : 03/12/2024
AKTUALITET

SPAK-u po bën çdo gjë për të mbrojtur pronarin e Shqipërisë, Edi Ramën

17:33 : 22/10/2024
AKTUALITET

Shqipëria duhet të përbëhet nga sa më shumë shtete?!

14:13 : 25/09/2024
AKTUALITET

Dy shqiptarët dhe thesi me pleshta!

16:01 : 02/07/2024
AKTUALITET

Piktorin duhet përçmuar, Albinin duhet respektuar!

10:05 : 29/06/2024
BOLD BLOG

‘Shqipëritë’ tona kalben nga brenda!

20:33 : 24/05/2024
Para

Shpenzimet dhe festat, sa do të na kushtojë tryeza e ndërrimit të viteve?

TË GJITHA

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Mamurras, rasti referohet në SPAK

18:41 : 09/05/2025

Ideja e bujshme, Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

18:34 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Durrës

18:18 : 09/05/2025

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025

Leone XIV kremton Meshën e Parë si Papë, ceremonia solemne në Kapelen Sistine

18:14 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com