• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia dhe BKH i kontrollojnë shtëpinë Ilir Beqajt

14:58 : 28/12/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja.

Mësohet se kontrolli në banesën në rrugën e “Barrikadave” është bërë në kuadër të hetimeve që po ndiqen për koncesionin e “Sterilizimit”.

Beqajt i është caktuar nga SPAK masa e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Beqaj është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.

Ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Lexo edhe:

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

Shpërthim me tritol në Kuçovë

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetëra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejton Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës dhe në tetor të këtij viti, ai u bë pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./ Ora News

Etiketa: BKHIlir BeqajtKlodian Rrjepajkoncensioni i sterilizimitpoliciashtepia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kuçovë

09:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

22:17 : 03/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

E kishte fshehur kokainën në tigan, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Angli

19:51 : 03/11/2025
RAJONI

Xhandarmëria serbe hyn në territorin e Kosovës, plagos dhe rrëmben një shtetas

16:19 : 03/11/2025
Para

Pritet të shpallet vendimi për masën e sigurisë, avokatët e Berishës mbërrijnë në GJKKO

TË GJITHA

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025

Raporti i BE kritika qeverisë: Mbylli “Tik Tok” për të mbrojtur fëmijët, por vendi nuk ka siguri kibernetike

15:46 : 04/11/2025

Thellohet bilanci/ Shtatë alpinistë të vdekur pas një orteku në Nepal

15:35 : 04/11/2025

Rikthimi në detyrë i Veliajt, Bardhi: Rama cirk me shqiptarët! Turp i pushtetit

15:30 : 04/11/2025

Raporti i KE për Shqipërinë/ Për Marta Kos “u bë deti kos”…

15:22 : 04/11/2025

Gjetjet kryesore për Kosovën në Raportin e Progresit të KE-së

15:15 : 04/11/2025

Brukseli kritikon Shqipërinë për mungesë progresi në lirinë e medias

15:02 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com